Angjinarja; Dobi të panumërta, Mënyra përdorimi
Arabisht: خرشوف شوكي أو الخرشف
Anglisht: Artichoke
Emri shkencor: Cynara Scolymus L.
Familja: Asteraceae.
Njihet edhe me emrat artiçoka (Shkodër), hinardh, ingjinare (Tiranë). Emri i saj vjen nga arabishtja.
Angjinarja është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi deri 1 m, me lule ngjyrë vjollcë dhe rozë, diametri i tyre është 25 cm. Lulëzon nga gushti në shtator, me gjethe të mëdha dhe me gjëmba nga jashtë që mbulojnë njëra-tjetrën, me gjethe të brëndshme që janë më të vogla, të cilat janë të ngrënshme.
Origina e Angjinares është Afrika. Kultivohet dhe është e njohur në Evropën Jugore për më shumë se dy mijë vjet. Egjipti zë vendin e parë në botë për kultivimin e saj, i pasuar nga Italia dhe Spanja. Kultivohet për qëllime medicinale dhe për ushqim.
Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet e brëndëshme.
Elementët aktiv: Calories, Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra ,Sugar, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, K, Choline, Calcium, Iron, Magnesium, silymarin, caffeic acid, ferulic acid .
Dobitë mjekësore të Angjinares
– Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në formimin e proteinës së kolagjenit (i cili është thelbësor për shëndetin e lëkurës, kockave, dhe indeve lidhëse).
– Forcon zemrën dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.
– Ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Pastron yndyrat e mëlçisë, riparon qelizat e dëmtuara dhe ndihmon për kurimin e Hepatit B dhe C.
– Largon substancat toksike të mëlçisë.
– Ndihmon për kurimin e kancerit të prostatës.
– Ndihmon për kurimin e inferlitetit tek të dy gjinitë.
– Ndihmon për formimin e kockave dhe ruan shëndetin e përgjthshëm të kockave.
– Parandalon mpiksjen e gjakut dhe arteriosklerozën.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve reumatike.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të veshkave.
– Lufton radikalet e lira dhe parandalon tumoret.
– Përmirëson kujtesën dhe parandalon sëmundjen Alzheimer.
– Ndihmon tretjen, largon gazrat e stomakut dhe të zorrëve.
– Ndihmon për kurimin e alopecisë.
– Ndihmon për kurimin e Astmës.
– Largon erën e keqe nga trupi.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve autoimmune.
– Forcon lëkurën dhe indet lidhëse.
– Forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre.
Shënim!
– Angjinarja është e sigurtë për të gjithë nëse merret në masën dhe mënyrën e duhur.
– Mund të konsumohet e freskët dhe e përpunuar.
– Vetëm gjethet e brëndëshme të bimës janë të ngrënshme.
– Mund të pihet si çaj para buke: Një lugë çaj angjinare të thatë e shton në një enë me një gotë ujë të sapozier dhe e lë për 15 min, më pas e pi të ëmbëltuar me pak mjaltë natyral.
Si mund të gatuhet?
– Sallatë Angjinarje
Përbërësit:
– 4 koka angjinareje të pastruara, të ziera dhe të prera në katrorë.
– 3 spece të vegjël të prerë, me ngjyra të ndryshme (të kuq, të verdhë, të gjelbër).
– 1 karrotë të prerë në kube.
– 4 lugë të mëdha me misër të zier.
Për salcën
– 3 lugë me vaj ulliri.
– ½ e gotës me lëng limoni.
– Piper të zi, kripë.
– Kumin.
– Rigon.
Vendosni perimet në një pjatë sallate dhe i përzjeni. Shtoni salcën e përzier më parë, përzijini të gjithë bashkë dhe më pas mund ta servirni.