Angelica sinensis – Xhenseni Femëror; Tonik i Shkëlqyer për Hormonet  Femërore

 

Arabisht: حشيشة الملاك الصينية – Hashishetul Melak es Sijnije

Anglisht: Dong quai ose “Female ginseng“.

Emri shkencor: Angelica sinensis.

Familja: Apiaceae.

Bimë shumëvjeçare me gjatësi 1-2 m, me lulet si ombrellë, me ngjyrë të bardhë, të verdhë dhe të gjelbër, me rrënjë të forta të ngjashme me rrënjët e xhensenit. Frekuentohet shumë nga bletët.

Historia e bimës: Orgjina e bimës është Kina, Japonia dhe Korea. Është përdorur në mjekësinë kineze prej shumë shekujsh. Është përdorur kryesisht për shëndetin e grave, çrregullimet mestruale dhe të menopauzës, lehtësimin e lindjes, relaksuese e dhimbjeve të mitrës,  sëmundjet kardiovaskulare, dhimbjet e kokës, tensionin e lartë, etj.

Pjesët e bimës që përdoren: Rrënjët. Përdoret si çaj ose kapsullë.

Elementet aktive: Coumarins, phytosterols, polysaccharides, ferulate, dhe  flavonoids: angelica polysaccharide sulfate, antioxidant activity, etj.

Dobitë Mjekësore

– Është tonik dhe aktivizues i  shkëlqyer për hormonet femërore e kombinuar me Paeonia officinalis.

– Aktivizues i qarkullimit e gjakut dhe stimulus i formimit të qelizave të kuqe të gjakut.

– Nxitës menstrual, dhe ndihmon për kurimin e çrregullimeve  mestruale dhe të menopauzës, lehtësimin e lindjes, relaksuese e dhimbjeve të mitrës.

– Ndihmon për kurimin e migrenës, ul temperaturën dhe konsiderohet si antibiotik natyral.

– Qetësues i sistemit nervor, sëmundjeve psikike, ankthin stresin dhe frikën.

– Ndihmon për kurimin e anemisë së shkaktuar nga dializa e veshkave.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë.

– Ndihmon për kurimin e psoriasit kronik.

– Ndalon spazmën, dhe sëmundjet reumatike.

– Ndihmon tretjen, parandalon ulçërën e stomakut dhe hap oreksin.

Shënim!

– Nuk duhet të merret gjatë shtatzanisë (sepse aktivizon mitrën) por në  fund të shtatëzanisë për lehtësim lindje.

– Nuk duhet të merret gjatë gjidhënies.

– Nuk është e këshillueshme për fëmijët.

– Labisia For Her ka përmbajtje të ekstraktit të bimës.