You are here:--Anethum Graveolens – Kopër

Anethum Graveolens – Kopër

By | 2018-01-07T17:45:54+00:00 January 7th, 2018|Categories: Bota Bimore|0 Comments

Kopër – Anethum Graveolens; Për Sistemin Imunitar

 

Arabisht:  الشبت- Al Shibt

Anglisht: Dill.

Emri shkencor: Anethum graveolens .L Dill.

Familja: Apiaceae.

Koperi është bimë barishtore me gjethe të gjelbëra dhe aromë të fortë. Origjina e bimës është Evropa,  Maroku dhe Azia Qëndrore.

Koperi përdoret në gatime të ndryshme për ti dhënë aromë dhe shije, të tilla si: sallata, supa, në mish, peshk, patate, etj.

Pjesët e bimës që përdoren për kurim: kërcelli, gjethet dhe farat.

Koperi është i pasur me: Energji, Karbohidrate, Proteina, një gamë të gjërë vitaminash: A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, Minerale; calcium, hekur, magnesium, Magnese, fosfor, Potasium, Sodium, Zink.

 

Dobitë shëndetësore të Koperit

– Koperi është hapës oreksi. Vajrat esencialë që gjenden në Koper janë stimulus dhe aktivizues të sekretimit bilar, ndihmojnë tretjen, aktivizojnë sistemin e zorrëve, ndalojnë diarrenë  dhe lehtësojnë kapsllëkun.

– Qetësues, hipnotik  dhe largon stresin.

– Ruan kockat, densitetin mineral, dhe brishtësinë e tyre.

– Koperi ka ndikim pozitiv në lidhje me  diabetin dhe nivelin e insulinës.

– Koperi është ndihmues i mirë i të sëmurëve me reumatizëm, infeksionet e kyçeve dhe përdhes.

– Përdorimi i Koperit ka dhënë rezultate të kënaqshme për shkrirjen e gurëve në veshka, shkakton urinim të shpeshtë, në këtë mënyrë ndihmon për pastrimin e organizmit nga helmet,  duke e kombinuar me tërfil.

– Lufton mikrobet në të gjithë trupin dhe forcon sistemin imunitar.

– Lufton qelizat tumorale në trup.

– Koperi  lufton sëmundjen e dizanterisë.

– Dhimbjet menstruale.

– Çrregullimet në frymëmarrje.

– Shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

– Stimulon aktivitetin e qelizave të trurit.

Dobitë e farave të Koperit

– Farat e Koperit konsiderohen si pastrues shumë i fortë i trupit nga jashtë dhe nga brënda.

– E bën trupin më rezistues ndaj radikaleve të lira të cilat shkaktojnë tumore, infeksione dhe sëmundje të zemrës.

– Forcojnë kockat.

– Farat e koperit largojnë dhimbjen kronike të  kokës.

– Përdoren si çaj, si qetësues dhe lehtësues.

– Aktivizues seksual tek të dy gjinitë.

– Përmirësojnë pamjen e lëkurës, largon rrudhat dhe i jep shkëlqim.

– Ndihmojnë për kurimin e tumoreve të mitrës.

– Largojnë qelbëzimet e syve.

– Nxitin prodhimin e qumështit tek gratë gjidhënëse.

Kujdes!

– Nuk këshillohet për gratë shtatzëna.

– Mund të shkaktotojë çrregullime nëse merret me doza të mëdha.