Anemone – Luletaçe; Për çrregullimet nervore, perden e syve

 

Arabisht: شقائق النعمان

Anglisht: Crowfoot, Windflower, Smell Fox

Emri shkencor: Anemone Coronaria L.

Familja: Ranunculaceae.

Anemone është bimë barishtore shumëvjeçare me lartësi 20-40 cm. me lule ngjyrë të kuqe, të bardhë, blu, rozë, vjollcë, me 4-8 petale. Me fara të shumta të mbuluara me push.

Origjina e bimës është Afrika e Veriut dhe rajonet e buta të Azisë dhe Evropa; gjendet në shumë vende të Levantit, Liban, Palestinë, Arabi Saudite, etj. Në letërsinë arabe gjen shumë shkrime, poezi dhe tregime rreth kësaj bime. Në vitin 1949 esenca e bimës u përdor në ilaçe kimike. Sot, lëngu i fituar nga Anemoni përdoret në Homeopati.

Mjekët dhe botanistët e vjetër arab dhe joarab kanë thënë për të

Daud el Antaki: Çaji i saj qetëson dhimbjet dhe fryrjet e barkut, lebrën, dhe ndihmon largimin e perdeve të syrit. Nxit prodhimin e qumështit, qetëson dhimbjet menstruale, ndalon gjakderdhjjen e hundëve.

Ibën el Bajtar: Heq gëlbazën, pastron trurin, pastron sytë, plagët, qetëson dhimbjet menstruale dhe nxit qumështin.

Isa ibën Ali thotë: Largon perden e syve veçanërshit tek fëmijët, mpreh shikimin  dhe pastron sytë.

Pjesët që përdoren:  Të gjitha pjesët.

Elementët aktiv: Sugar, gum resin,  alkaloid, anemonic acid, sulphate of potash, carbonate of potash, chlorate of potassium, carbonate of lime, magnesia and ‘proto salt of iron, – cimigenol-3-O-beta-D-xylopyranoside (1), cimigenol-3-O-beta-D-xylopyranol (1 –>3)-beta-D-xylopyranoside (2), isolariciresinol-9-O-beta-D-glucopyranoside (3), adenosine (4), uridine (5) and methyl-beta-D-glucopyranoside,etj.

Dobitë mjekësore të Anemonit

– Largon perden e syve dhe forcon shikimin.

– Pastron sytë nga infeksionet.

– Ndihmon për uljen e presionit nervor dhe çrregullime të tjera neurologjke.

– Ndihmon për kurimin e epilepsisë.

– Lehtëson gjumin dhe çrregullimet nervore.

– Ndihmon për kurimin e dhimbjes së kokës.

– Ndihmon për kurimin e ngrirjeve muskulare, sëmundjet reumatike dhe përdhesin.

– Ndihmon për kurimin e ulçërave malinje dhe gërryese.

– Qetëson sistemin nervor dhe largon depresionin.

– Largon mbingarkesën e trurit dhe lehtëson gjumin.

– Largon lodhjen nervore tek femrat dhe lehtëson dhimbjet menstruale.

– Ndihmon për kurimin e astmës, kollës, dhe çrregullimet në frymëmarrje.

– Ndihmon për kurimin e fruthit, etheve dhe malaries.

Kujdes!

– Bima përmban lëndë helmuese prandaj nuk mund të përdoret e vetme, por duhet kombinuar me bimë tjera që të largojnë helmimin e saj.