Andrographis paniculata; Mbreti i Hidhtësisë

 

Anglisht: King of Bitters.

Emri shkencor: Andrographis paniculata L.

Familja: Acanthaceae.

Andrographis paniculata është bimë barishtore një/dy vjeçare, me lartësi 30-110 cm, dhe me kërcell të hollë, me lule të vogla, me fara të shumta me ngjyrë të verdhë në kafe.

Orgjina e A. paniculata është India dhe Sri Lanka. Ajo është kultivuar gjerësisht në jug dhe juglindje të Azisë, ku është përdorur tradicionalisht për trajtimin e infeksioneve dhe disa sëmundjeve. Për qëllime mjekësore janë përdorur kryesisht gjethet dhe rrënjët. Në disa raste është përdorur bima e plotë. Andrographis paniculata është me shije shumë të hidhur. Bimë është e njohur edhe me emrat: “Mbreti i të hidhurave”,”Reja e errët”,”Neem i Tokës”. Ajo është një nga bimët me shije më të hidhur të përdorur në mjekësinë bimore. Mbreti i të hidhurave ka pasur shumë dobi dhe përdorim për mijëra vjet. Ai ka pasur përdorim edhe në trajtimin e malaries (ende një sëmundje e përhapur në shumë vende tropikale dhe subtropikale).

Komponentët kryesore: Flavonoids, iterpenoid lactones (andrographolides), paniculides, farnesols, polyphenols, arabinogalactan, protein

 

Dobitë mjekësore të Andrographis paniculata

– Ndihmon në forcimin e imunitetit.

– Ndihmon në luftimin e viruseve, bakterieve, kërpudhave në trup.

– Ndihmon në shkatërrimin e radikaleve të lira dhe qelizave kancerore.

– Parandalon zhvillimin e qelizave kancerore.

– Lufton qelizat kancerore të stomakut, prostatës, gjirit.

– Përmirëson prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

– Ruan sistemin nervor.

– Ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

– Parandalon mpiksjet e gjakut.

– Redukton ethet, dhe infeksionet e shumta të shkaktuara nga toksinat.

Dobi të tjera përfshijnë: për kollën, dhimbjen e kokës, dhimbjen e veshit, inflamacion dhe dhimbje muskulare, sklerozën e shumëfishtë, depresionin, diarre, dizenterinë, kolerën, candidan, lupus, diabetin, lodhje, disa lloje të hepatitit, herpes, lebër, humbje e oreksit, nyjet limfatike dhe gjëndje të tjera limfatike.

Kujdes

Nuk është i këshillueshëm gjatë shtazanisë apo gjatë gjidhënies.