Ananasi

Published On: December 9th, 2022Categories: Fruta dhe Perime0 Comments on Ananasi

Ananasi

 

Arabisht: الأناناس

Anglisht: Pineapple, Ananas.

Emri shkencor: Ananas comosus.

Familja: Bromeliaceae.

Ananasi  është bimë shumëvjeçare, me gjatësi 1-1.5 metra,  ngjyra e luleve ndryshon prej ngjyrë livando në të purpurt dhe më pas të kuqe, gjethet të ngjashme me aloeverën; për t’u formuar fruti duhet të dalin 200 lule njëra pas tjetrës.

Ananasi është anëtar i familjes Bromeliad, që është autoktone e amerikanëve (kryesisht në Amerikën jugore), por është gjetur edhe në Afrikë. Për herë të parë, ky frut është sjellë në Spanjë nga Christopher Columbus në vitin 1493. Ka marrë këtë emër duke kombinuar fjalët spanjolle “pina” (i emëruar kështu pasi që u ngjasonte me boçën e pishave) dhe me fjalën “mollë” në gjuhën angleze (apple). Brazili zë vendin e parë në botë për prodhimin e Ananasit i pasuar nga Filipina dhe Tajlanda.

Ananasi mund të hahet i freskët dhe si pije, kokteje të ndryshme, ëmbëlsira, mund të gatuhet me peshk dhe pulë, përdoret edhe për të zbutur mishin.

Elementët ushqyes të ananasit: energji, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, fat, proteins, multi vitamins; B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, calcium, iron, magnesium, magnes, fosfor, potassium, sodium, zink.

Dobitë shëndetësore të ananasit

– Ndalon tumoret dhe ënjtjen e indeve.

– Aktivizon funksionet e mëlçisë dhe mban nën kontroll verdhëzën.

– Largon etjen dhe nxehtësinë e brëndëshme në verë, ndalon goditjet nga dielli.

– Parandalon formimin e rërës dhe gurëve në veshka, fshikëz dhe në traktin urinar.

– Forcon imunitetin dhe e mbron trupin nga radikalet e lira.

– Parandalon formimin e yndyrave në enët e gjakut sidomos në arterie, parandalon Arteriosklerozën.

– Parandalon prishjen e dhëmbëve, preferohet t’iu jepet fëmijëve në kohën e rritjes së tyre për ruajtjen e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

– Ndihmon për kurimin e plagëve dhe djegieve.

– Lehtëson tretjen dhe parandalon tkurrjet e stomakut.

– Gjeneron urinën dhe nxjerr jashtë lëngjet e tepërta .

Kujdes!!

Nëse e tepron me ngrënien e tij mund të shkaktojë:

– Çrregullime në sistemin tretës, të përziera dhe të vjella.

– Puçërra në buzë dhe gojë.

– Shtrëngim në mitër dhe mund të shkaktojë dështim të fëmijës.

– Nuk duhet të konsumohet nga të sëmurët me presion të lartë që marrin ilaçe kimike.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook