Fakte rreth analgjezikëve, ilaçeve kimike që përdoren kundër dhimbjeve; Me çfarë t’i zëvendësoni

 

Çfarë janë analgjezikët?

Ndoshta ju kurrë nuk keni menduar dy herë para se të gëlltisni një pilulë qetësuese për dhimbje.  Por tani kini Kujdes!

Ta themi thjesht, analgjezikët janë një klasë e barnave që përdoren për lehtësimin e dhimbjeve. Lehtësimi i dhimbjeve nga analgjezikët ndodh në mënyrë të detyruar ose duke bllokuar sinjalet e dhimbjes, duke shkuar në tru ose duke ndërhyrë në  transmetimet e sinjaleve të trurit, pa prodhuar anestezi ose humbjen e vetëdijes. Në thelb, gjenden dy lloje të analgjezikëve: jo narkotike dhe narkotike.

Analgjezikët janë përdorur në mjekësi si qetësues  i fortë, për lehtësimin e dhimbjeve të forta ose kronike. Interesante është se, nuk ka asnjë limit për dozën e përdorimit  për të arritur lehtësimin e dhimbjeve, por doza duhet të rritet gradualisht për të lejuar zhvillimin e tolerancës ndaj efekteve negative.

Ka prova në rritje që tregojnë se analgjezikët mund të rrisin vdekshmërinë nga sëmundjet e  zemrës. Një botim i kohëve të fundit raporton se analgjezikët rritin sulmet kardiake nga 38-67%. Rreziku i analgjezikëve është i ngjashëm me COX-2, rofecoxib (Vioxx, Merck), një ilac i cili është  tërhequr nga tregjet në mbarë botën për shkak të toksicitetit të tij të lartë dhe vdekjeprurës.

Sipas analizimeve, ilace të tilla si: rofecoxib, etoricoxib dhe Diclofenac, janë tre agjentë që janë të lidhur me rrezikun kardiovaskular në krahasim me mospërdorimin e tyre. Rofecoxib rrit rrezikun e ndodhjes së sëmundjeve të rënda kardiovaskulare mes 27% dhe 45%. Etoricoxib rrit rrezikun nga sëmundja dyfish më shumë se me mospërdorimin e tij.

Diclofenac rrit rrezikun e sulmeve akute të zemrës me rreth 38% dhe 39%.
Përdorimi analgjezik në 43000 pacientët me infarkt u shoqërua me një rritje 59% të rrezikut të vdekjes pas një viti, dhe një rritje 63% e rrezikut të vdekjes pas 5 viteve të përdorimit.

Herë tjetër, mendojeni dy herë para se të gëlltitni një pilulë qetësuese! Aq më tepër, në qoftë se ju keni vuajtur nga një sulm në zemër më parë! Në vend të kësaj, provoni mënyra natyrale të cilat janë pa efekte anësore!

Nëse këta qetësues (përfshi edhe qetësuesit më të lehtë si; asperina apo paracetamoli) nuk përdoren sipas udhëzimeve në etiketë, atëherë efektet anësore dhe pasojat fatale janë shumë të rënda. Për shembull, duke marrë më shumë se 400 mg / në ditë, ose duke e përdorur atë për një kohë afatgjate, mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.

Rreziku i dëmtimit të mëlçisë me përdorimin e këtyre qetësuesve (përfshi edhe qetësuesit më të lehtë si; asperina apo paracetmoli) është më i lartë se dëmi i shkaktuar nga alkooli. Sigurohuni që ju të diskutoni me mjekun tuaj dozën maksimale të lejueshme dhe çdo udhëzim tjetër për përdorimin e tyre.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se analgjezikët janë gjetur në më shumë se 600 lloje të ilaçeve. Ato mund të gjenden në kombinim me përbërës të tjerë aktivë në shumë medikamente.

Nëse një qetësues do të merresh nga njerëz që nuk kanë shqetësime shëndetësore, pasojat e tij do të ishin të rënda.

Qetësuesit vrasin më shumë se vetë sëmundja 

Për vite me radhë, publiku dhe mjekët e kanë gjetur si zgjidhje për qetësimin e dhimbjeve një pilulë qetësuese, qoftë për  ftohjet, dhimbjet e kokës, dhimbjet e kockave, dhimbjet e muskujve, dhimbjet e barkut, etj.

Faktet, megjithatë, vazhdimisht tregojnë se këto ilaçe janë larg nga të qenit të sigurta apo me efekt kurues afatgjatë.

Më i zakonshëm që përdoret është ilaçi qetësues analgjezik. Studiuesit dhe kërkuesit kanë zbuluar se pikërisht ky ilaç shkakton kancer të veshkave.
Ilacet analgjezike – të njohur gjithashtu si NSAIDs (jo-steroidal, anti-inflamator) –  rritin rrezikun e kancerit të veshkave me 51 %, dhe rreziku rritet sa më shumë që e merr atë.

Aspirina është e vetmja NSAID që nuk shkakton kancer të veshkave, thonë hulumtuesit nga

Harvard Medical School, por ajo rrit rrezikun serioz të çrregullimeve gastrointestinale dhe gjakderdhje të brëndëshme. Rreziku u zbulua vetëm kur studiuesit zhvilluan një profil shëndetësor të 77.525 grave dhe 49.403 burrave.

Shumë analgjezik të zakonshëm janë në dispozicion pa recetë, por njerëzit duhet të kuptojnë rrezikun e kancerit të lidhura me to, para se të fillojë t’i marrin ato, thonë studiuesit.

Tylenol-së (acetaminophen) është i njohur tashmë si një shkak kryesor i dështimit të veshkave dhe se marrja e tij vazhdimisht shkakton një mori të sëmundjeve të rrezikshme dhe janë një kërcënim i madh i varësisë prej tij.
Ky informacion në lidhje me NSAIDs është një lajm i keq për ata individë dhe familje që përdorin rregullisht këto qetësues dhe tashmë kanë varësi prej tyre.

Por gjithmonë ka një zgjidhje të sigurtë, dhe ajo është se njerëzit duhet të përqëndrohen  në marrjen e qetësuesve natyralë, në vend të atyre kimike.

Efektet anësore më të zakonshme dhe reagimet negative të analgjezikëve:

– Dobësi dhe këputje

– të përziera
– të vjella
– të qenët i përgjumur
– tharje e gojës
– hipotension ortostatik (presion të gjakut dhe rritje të menjëherëshme të tij)
– mosmbajtje urine
– kapsllëk  / ose impaction fekal
– konfuzion/ngatërrim

– vizion i errët
– përçartje
– urtikarie
– kruarje
– hipotermi
– bradycardia (rrahje e ngadaltë e zemrës)
– takikardi (rrahje e shpejtë e zemrës)
– ureteric ose spazma biliare
– ngurtësi të muskujve
– nxehtësi dhe skuqje
– depresion respirator
– atak në zemër ose tru

– kancer të veshkave

Që të durosh pak dhimbjet, padyshim se është më mirë se të marrësh analgjezikë!

Ja disa bimë që i zëvendësojnë analgjezikët kimik

– Xhenxhenfil

– Turmeric

– Borziloku

– Gjethe mështekën

– Kthetra e djallit

– Shelgu i bardhë

– Speci i kuq djegës

– Qershia

– Mendra

– Temjani

– Boronica e kuqe

– Kamomili