Anacardium occidentale – Arra Shqeme; Mbreti i Farave
Arabisht: الكاجو
Anglisht: Cashew.
Emri shkencor: Anacardium occidentale.
Familja: Anacardiaceae.
Arra e shqemes është shumvjeçare, me lartësi 6 m, me trung të çrregullt, me lule të vogla, me ngjyrë të gjelbër në fillim, më pas të bardhë dhe në fund merr ngjyrë të kuqërremtë, me gjethe vezake, të dhëmbëzuara e të veshura me push të imët. Frutet e bimës janë me formë të pazakontë, të bashkëngjitura në pjesën e poshtme të frutit janë farat të cilat ngjasojnë si gjuha e ziles. Fruti ka ngjyrë të verdhë ose të kuqe dhe është i ngrënshëm por prishet shpejt, kurse farat janë ato që synohen nga kultivimi i pemës; shumë të shijshme, shumë kurative, dhe shumë të shtrenjta në mesin e farave dhe arrave.
Orgjina e pemës është Brazili, më pas u përhap në Indi, Vietnam dhe shumë zona të Afrikës. Është konsiderouar si “mbreti i farave”. Përdoret në gatime të ndryshme, në ëmbëlsira, biskota, akullore. Të papërpunuara dhe të freskëta janë më të shëndetëshme.
Elementët aktiv të shqemes: Energy, sugars, dietary fiber, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, protein, vitamins, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, D, E, K. minerals, calcium, iron, magnesium, magnese, phosphorus, potassium, sodium, zink, acid-oleic, acid-anarcardic,
Dobitë shëndetësore të shqemes
– Forcon sistemin imun.
– Lufton qelizat tumorale dhe radikalet e lira.
– Ndihmon për kurimin e kancerit të kolitit.
– Përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon sëmundjet e saj.
– Ruan nivelin e presionit të gjakut.
– Ruan shëndetin e kockave.
– Përmirëson shëndetin e flokëve.
– Ndalon prishjen e dhëmbëve dhe mbron mishrat etyre.
– Ndihmon për lehtësimin e gjumit.
– Ruan sistemin nervor.
– Ndihmon për uljen në peshë.
– Parandalon aneminë.
– Ndihmon për uljen e rrezikut të Diabetit tipit 2.
– Ndihmon formimin e indeve të dëmtuara nga kimioterapia.
– Ndihmon formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Dobitë e gjetheve të shqemës
– Ul nivelin e sheqerit në gjak.
– Kuron ulçërat e gojës, dhimbjet e fytit.
– Ndihmon për kurimin e dhimbjeve të gjirit.
Kujdes!
– Nuk është e këshillueshme për të sëmurët me veshka.
– Tek disa njerëz mund të shkaktojë alergji si: skuqje të lëkurës, ënjtje rreth gojës dhe zë të ngjirur.
– Nëse e tepron me konsumimin e saj mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe kollë.