Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Ampelopsis, bimë e rrallë me veti kuruese unike

//Ampelopsis, bimë e rrallë me veti kuruese unike

Ampelopsis, bimë e rrallë me veti kuruese unike

Ampelopsis, bimë e rrallë me veti kuruese unike

 

Arabisht: الشاي الروطان

Anglisht: Moyeam, Vine tea.

Emri shkencor: Ampelopsis grossedentata L.

Familja: Vitaceae.

Ampelopsis është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të holla, të ngushta e ovale në formë të gjilpërës, gjethet e reja janë të kuqe, me lule të vogla e me ngjyrë të bardhë.

Origjina e bimës është Kina Qëndrore dhe Azia Juglindore. Gjetet e bimës janë me veti shumë kuruese. Shija e saj dalluese është pak e hidhur dhe pak e ëmbël, aroma e saj është ndryshe nga çajrat e tjerë. Bima rritet në tokë ranore dhe të kuqe, të pasur me flavonoids, minerale dhe vitamina. Ajo është bimë e kërkuar nga të sëmurët për shkak të lëndëve kuruese.

Në vitin 1385 ajo iu dha pernadorit Tuja si një dhuratë për kurimin e sëmundjeve. Në atë kohë, ajo u quajt “çaj qiellor”. Perandori zbuloi se çaj kishte efekte të mrekullueshme shëndetësore, kështu që ai urdhëroi që çaj të ishte ekskluzivisht për veten e tij.  Çaj i Moyeam konsiderohet si “revolucion i çajit” nga ekspertët e bimëve, i quajtur edhe ‘çaj i jetëgjatësisë’.

Ampelopsin është lënda me veti të larta kuruese prej nga ka marrë edhe emrin.

Pjesët që përdoren: Gjethet.

Dobitë mjekësore të Ampelopsis grossedentata

– Bima përmban 18 lloje të aminoacideve esenciale, 22 lloje të elementëve dhe ka përmbajtje të lartë të përbërësve funksionalë flavonoides që kanë aftësinë për të përmirësuar funksionin imunitar, veçanërisht për dobësinë fizike dhe për personat me imunitet të dëmtuar.

– Studime të panumërta kanë treguar se Dihydromyricetin, që gjendet tek bima, mbron mëlçinë dhe trurin nga dëmtimi. Ajo i kthen të dy organet në gjendjen e tyre normale më shpejt dhe heq komponimet e rrezikshme nga të dyja, mëlçia dhe truri.

– Redukton Bcl-2, një rregullator i rëndësishëm i apoptozës që shfaqet në tumoret metastatike dhe jo metastatike.

– Ampelopsin, një nga lëndët kryesore të bimës, pengon invazionin e qelizave të kancerit të gjirit dhe stomakut.

– Përveç kësaj, ampelopsin mund të pengojë shprehjen e CXCR4, një proteinë ​​e lidhur me kancerin e prostatës, duke rezultuar në ndalimin e invazionit dhe migrimit të qelizave të kancerit të prostatës.

–  Për më tepër, ampelopsin duket se redukton rrezikun e sëmundjeve kronike, rregullon glukozën dhe lipidet në gjak.

– Vret bakteriet, parazitët, kërpudhat dhe krimbat e zorrëve.

– Lufton inflamacionin, urinimin e shpeshtë diabetik, aromat jo të këndëshme të trupit.

– Ampelopsin dhe Dihydromyricetin, që janë përbërësit kryesorë aktivë të saj, kanë aktivitet të lartë të pastrimit të trupit nga radikalet e lira që shkaktojnë kancer.

– Ajo gjithashtu mund të zvogëlojë dëmtimin oksidativ në trup, ka efekte anti-plakje, dhe ruan shëndetin e mëlçisë.

– Dihydromyricetin ka aftësi në heqjen e helmimit nga mëlçia, pengon përkeqësimin e qelizave të mëlçisë dhe ul incidencën e kancerit të mëlçisë.

– Lufton dhe ndihmon në kurimin e kancerit të gjakut dhe kancerit nazofaringeal.

– Nxit qarkullimin e gjakut,  lufton arteriosklerozën dhe pastron venat e gjakut.

– Ruan shëndetin e zemrës dhe ul presionin e lartë të gjakut.

Shënim!

– Bima është e sigurtë në përdorim për të gjitha moshat dhe nuk ka efekte anësore.

 

By | 2017-08-08T15:12:13+00:00 August 6th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Ampelopsis, bimë e rrallë me veti kuruese unike
error: Alert: Content is protected !!