Alternanthera Sessilis; Për sistemin nervor, dhimbjet e kokës, astmën, energjinë trupore, mëlçinë

 

Arabisht: نمول لاطئ

Anglisht: Joseph’s Coat

Ermi shkencor: Alternanthera sessilis L.

Familja: Amaranthaceae.

Sessile është një bimë barishtore, shumëvjeçare, me lartësi 0.5m, me kërcej të shumtë e të  degëzuar, me lule të vogla, të bardha e në grumbuj që duken si sy peshku; me fruta të ngjeshura të ngurtë.

Alternanthera sessilis është një nga bimët me të dhënat më të vjetra të përdorimit mjekësor. Kohët e fundit, janë zhvilluar mjaft studime mjekësore shkencore mbi A. sessilis. Bima përdoret gjerësisht nga Aziatikët dhe ata janë njerëzit që jetojnë më gjatë dhe me shëndet të mirë. Origjina e Altrnanthera është Azia, India dhe Pakistani. Ajo është bimë medicinale e njohur për vetitë e saj kurative, kryesisht për të menaxhuar diarren, astmën dhe sistemin nervor, ftohjet, diuretike, hemorroidet, energjinë trupore. Bima gjithashtu është e dobishme për sytë, dhe përdoret si një përbërës në bërjen e vajrave të flokëve.

Në Indi, bima përdoret edhe si ushqim; ajo copëtohet imët dhe përzihet  me kokosin e grirë dhe erëza, për të bërë atë që njihet si “Mukunuëenna mellum”.

Pjesët që përdoren: Gjethet, rrënjët, lulet.

Dobitë mjekësore të Alternanthera sessilis

Ndihmon në kurimin e verdhëzës, hepatitit, dhe gjithashtu sëmundjet e mëlçisë.

– Përmirëson gjendjen e gjumit, qetëson sistemin nervor, forcon kujtesën dhe relakson sytë.

– Zvogëlon dhimbjet e kokës dhe marramendjen. Ekstrakti i gjetheve është gjithashtu i dobishëm për të ndaluar të vjellat dhe të përzierat.

– Rrit nivelin e energjisë; nëse e pi si çaj cdo mëngjes, rrit nivelin e energjisë të trupit.

– Ul ethet, qetëson dhimbjet e trupit, dhimbjet e këmbëve, acarimin e syve dhe dhimbjet në stomak.

– Ndihmon në kurimin e astmës dhe kollës së vazhdueshme.

– Ndihmon në balancimin hormonal dhe mbajtjen e një peshe të shëndetëshme trupore.

Kujdes!

A. Sessilis nuk është e këshillueshme gjatë muajve të parë të shtazanisë.