Alstonia Scholaris; Për sëmundjet e sistemit tretës dhe sistemit të qarkullit të gjakut

 

Arabisht: شجرة السبورة, جَحْلَم

Anglisht: Blackboard Tree

Emri shkencor: Alstonia Scholaris L.

Familja: Apocynaceae.

Alstonia Scholaris është pemë tropikale me gjelbërim të përhershëm që bën pjesë në familjen Apocynaceae. Alstonia Scholaris është një pemë që rritet deri në 40 metër e lartë. Lëvorja e saj e pjekur është gri dhe degët e saj të reja janë të shënuara me thjerrëza. Lëvorja është pothuajse pa erë dhe shumë e hidhur. Ana e sipërme e gjetheve është me shkëlqim, ndërsa pjesa e poshtme është gri. Lulet lulëzojnë në muajin Tetor. Lulet janë shumë aromatike dhe të ngjashme me lulen e Cestrum nocturnum.

Është vendase në Kinën Jugore, Azinë tropikale, Azinë Juglindore, Indi dhe Pakistan. Në librin ‘Bimët e dobishme’ të vitit 1889 shënohet se: “Lëvorja me hidhtësi të fuqishme e kësaj peme përdoret nga vendasit e Indisë për  problemet e zorrëve.” Në librin “Thesari i Botanikës”, shënohet të jetë një ilaç i vlefshëm për diarrenë kronike dhe fazat e avancuara të dizenterisë. Ajo gjithashtu është gjetur efektive në rivendosjen e shëndetit të zorrëve dhe stomakut dhe të sistemit tretës në përgjithësi pas etheve dhe sëmundjeve të tjera rraskapitëse.

Ka kohë që përdoret si ilaç tradicional për të kuruar sëmundje të ndryshme.

Fakte të tjera

Druri i pemës është i lehtë dhe përdoret për vegla shtëpiake.

Lulet japin një vaj esencial me aromë të këndshme.

Bima siguron një çëmçakëz me cilësi të mirë.

Elementët aktiv kryesorë të bimës janë: Alkaloids, ditamine, echitenine, echitamine dhe strictamine.

Alstonia Scholaris ka shumë veti medicinale si: Antimikrobik, antiamoebik, antidiarre, antihipertensiv, antimalarial, febrifuge, stimulues, hepatoprotektiv, imunomodulues, anti-kancerogjen, antiastmik, antioxidant, analgjezik, anti-inflamator, anti-diabetik etj.

Pjesët që përdoren: Lëvorja e pemës, rrënjët, gjethet, lulet.

Dobitë mjkësore të Alstonia scholaris L

– Ul inflamacionin, përshpejton kurimin, qetëson ethet e përsëritura në mënyrë efektive.

– Bima është kryesisht e dobishme për diarrenë kronike, dizenterinë, ulçërat kronike në zorrë, relakson spazmat, stimulon laktacionin, dëbon krimbat dhe parazitët e zorrëve.

– Përdoret për të trajtuar shqetësimet e zorrëve, dhimbjet e barkut, dhe ka dëshmuar se është një ilaç i vlefshëm për fazat e avancuara të ulëërave dhe tumoreve në zorrën e trashë.

– Konsiderohet të jetë tonik i fuqishëm për zorrët.

– Qetëson dhimbjet e stomakut, ndihmon në përmirësimin e oreksit, largon të vjellat dhe acidin e tepërt të stomakut.

– Ndihmon për të trajtuar sëmundjet e mushkërive.

– Stimulon sistemin e qarkullimit të gjakut dhe frymëmarrjes, astmën, qetëson dhimbjet e kraharorit, tuberkulozit.

– Ndihmon në trajtimin e  sëmundjeve të zemrës, paralizat, paralizën cerebrale, etj. Është një pastrues shumë efikas i gjakut i cili siguron efekte të dobishme për zemrën.

– Është gjetur efektive në rastet obstruktive të verdhëzës.

– Rekomandohet për trajtimin e zmadhimit kronik të shpretkës.

– Obeziteti & Kolesteroli; shumë efektive për mbipeshën, hiperkolesterolin dhe Diabetin.

– Përdoret për të pastruar plagët e infektuara, sëmundjeve të lëkurës, infeksionin e mishrave të  dhëmbëve.

– Bima ka veti unike në luftimin e inflamacionit dhe ka dhënë rezultate efektive në kurimin e artritit kronik, dhimbjet reumatike, dhimbjet e nyjeve, etj.

– Alstonia ka një efekt të fortë stimulus, rrit fuqinë seksuale dhe lufton infeksionet në sistemin riprodhues.

Shënim!

– Nëse merret në dozën dhe sasinë e caktuar nuk ka efekte anësore.

– Nuk është e rekomanduar gjatë shtatzanisë.