Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Alpinia

Alpinia

Alpinia; antibakterial dhe antioksidant, për sëmundjet e stomakut dhe zorrës së trashë

 

Arabisht: الخولنجان الطبي

Anglisht: Alpinia, lesser galangal

Emri shkencor: Alpinia officinarum

Familja: Zingiberaceae

Bimë barishtore shumëvjecare, me lartësi deri në 2 m, me gjethe të mëdha, dhe lule të bardha dhe të kuqe me aromë freskuese dhe shije djegëse. Me rrënjë të kuqërremta dhe me aromë të këndëshme. Alpinia bën pjesë në familjen e xhenxhefilit dhe dallohet për vlerat e larta kuruese.

Origjina e Alpinias është Azia Juglindore dhe India. Është përdorur gjerësisht në mjekësinë e vjetër, kryesisht për kurimin e kolitit, ulçërave, ngrohjen e trupit, kundër dhimbjeve të barkut, vjelljeve, diarresë kronike, etheve, nervit shiatik, etj.

Pjesët e bimë që përdoren: Rrënjët.

Mjeku dhe botanisti i shquar Ibën Sinna (Avisena) thotë: Alpinia është me shije të mprehtë dhe aromë të këndëshme. Ndihmon për kurimin e stomakut, ndihmon tretjen, largon dhimbjet e barkut.

Elementët aktiv të Alpinias: Greenish-yellow volatile oil containing cineol, eugenol, sesquiterpenes, isomers of cadinene, a resin containing galangol, kaempferide, galangin, as ëell as starch and other constituents. flavonoids, acetoxychavicol acetate ( A. galanga ),  diterpenes ( A. galanga ),  starch ( A. galanga ),  monoterpenes ( A. galanga ),  the pungent principle 5-hydroxy-7-(4-hydroxy-3-methoxyphenyl)-1-phenyl-3-heptanone ( A. officinarum), hekur, natrium, vitaminë A, C, emodin, beta-sitosterol.

 alpinia1

Dobitë mjekësore të Alpinias

– Kuron kolitin nervor.

– Lufton gazërat e barkut, hap oreksin dhe lehtëson tretjen.

– Forcon stomakun dhe kuron kancerin e stomakut.

– Qetëson dhimbjet e barkut dhe të zorrës së trashë.

– Pastron zorrët dhe parandalon kancerin e tyre.

– Vret bakteriet në zorrën e trashë dhe kuron kolititn.

– Ngroh trupin dhe nxit dëshirën seksuale.

– Kuron ulçërat e gojës dhe freskon frymëmarrjen.

– Forcon kujtesën, forcon sistemin nervor, rifreskon memorjen dhe largon stresin.

– Forcon indet dhe dhe lehtëson qarkullimin e gjakut.

– Kuron reumatizmën, artritin dhe dhimbjet e shpinës.

– Largon lodhjen, plogështinë dhe ethet.

– Qetëson dhimbjet e veshkave.

– Lufton plakjen e lëkurës dhe e mbron atë nga rrezet e dëmshme.

– Largon toksinat dhe përmirëson shëndetin e gjithë trupit.

– Kuron djegiet dhe plagët.

– Kuron pucërrat dhe njollat e lëkurës.

– Forcon flokët dhe ndihmon rritjen e tyre.

– Kuron zbokthin dhe yndyrën e tepërt të flokëve.

 

Kujdes!!

– Nuk ëshët e këshillueshme gjatë shtatzanisë.

– Në disa raste mund të shkaktojë alergji, para përdorimit sigurohu që nuk ke alergji prej saj.

 

By | 2017-05-22T23:04:11+00:00 May 22nd, 2017|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!