Aloe vera

 

Arabisht: الصَبِر الحقيقي

Anglisht: Aloe vera, Barbados, Cape, Curaiao.

Emri shkencor: Aloe vera,  Aloe barbadensis L .

Familja: Xanthorrhoeaceae.

Aloe vera është bimë barishtore shumëvjecare me lartësi 60-100 cm, me gjethe të trasha dhe të forta, të dhëmbëzuara në anët e tyre. Me lule të verdha dhe të vendosura në kurorë me gjatësi deri 50 cm. Aloe vera i reziston temperaturave të larta dhe thatësirës, në arabisht “Es Sabr” d.m.th.  “durim”.

Orgjina e aloes janë vendet e shkretëtirës Afrikane, Namibisë dhe disa zona të shkretëtirës Arabe. Është përdorur nga egjiptjanët e lashtë që prej 6000 vitesh, kryesisht për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, flokëve, sëmundjeve reumatike, qetësues nervor, relaksues, etj.  Sot përdoret gjerësisht në produkte kozmetike.

Veçoritë e aloe veras: Disinfectant, Anti-biotic, Anti-microbial, Germicidal, Anti-bacterial, Anti-septic, Anti-fungal & Anti-viral .

Pjesët që përdoren: Gjethet ( xheli i nxjerrë prej tyre), si dhe gjethet e thara për substancën crystalline.

Elementët aktiv të aloe vera: Vitamins A, C, E, folic acid, choline, B1, B2, B3 (niacin), B6, vitamin B12, calcium, magnesium, zinc, chromium, selenium, sodium, iron, potassium, copper, manganese, 18-20 amino acids, ëith all 8 essential amino acids, fatty acids, B-sitosterol, acid indigestion, linoleic, linolenic, myristic, caprylic, oleic, palmitic, and  stearic.

Dobitë mjekësore të aloe vera

– Forcon sistemin imun dhe lufton alergjitë, ethet dhe temperaturën.

– Stimulon qelizat e bardha të gjakut, ndihmon për kurimin e radikaleve të lira të cilat përshpejtojnë plakjen.

– Ndihmon për luftimin e stresit, emocionet e tepruara, depresionin dhe ankthin.

– Ndihmon tretjen, pastron traktin digjesiv, largon kapsllëkun dhe lufton diarrenë.

– Pastron parazitët e zorrëve dhe ul sasinë e bakterieve.

– Eliminon toksinat e trupit dhe lehtëson thithjen e mineraleve.

– Aloe vera ka ndikim pozitiv në shëndetin kardiovaskular, lehtëson qarkullimin e gjakut, ul kolesterolin, ul presionin e lartë të gjakut dhe redukton sëmundjet e zemrës.

– Ndihmon për kurimin e diabetit tipi 1 dhe 2.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve reumatike dhe inflamatore.

– Ndihmon për humbjen në peshë, lehtëson ngarkesën toksike nga trupi dhe e bën trupin më shumë energjik.

– Lehtëson simptomat e multiple sklerozës (MS).

– Ndihmon për kurimin e ulçërave të stomakut.

– Ndihmon për trajtimin e disa efekteve anësore të terapive kimike dhe rrezatimeve.

– Ndihmon për kurimin e psoriasis.

– Ndihmon për kurimin e shpejtë të plagëve dhe djegieve.

– Ndihmon për kurimin e alergjive të lëkurës, kruajtjeve dhe skuqjeve.

– Rinovon lëkurën, lufton rrudhat dhe aknet e lëkurës.

– Zbut lëkurën e thatë.

– Ndihmon për kurimin e lythave dhe puçrrave të rinisë.

– Përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë, forcon indet e lëkurës dhe shkëlqen lëkurën e fytyrës.

– Forcon flokët, ndihmon zgjatjen dhe largon zbokthin. Kuron flokun e thatë dhe të yndyrshëm.

– Ndalon rënien e flokut, nxit mbirjen e tij.

– Ndihmon për kurimin e infeksionit të syrit dhe veshit.

Kujdes!

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtazanisë dhe gjatë ciklit menstrual.

– Nuk është e këshillueshme për të sëmurët me hemorroide.

– Nuk është i këshillueshëm nëse keni dështim të veshkave, çrregullime në fshikëz dhe në tëmth.