You are here:--Alchemilla vulgaris – Manteli i zonjës

Alchemilla vulgaris – Manteli i zonjës

2018-03-08T23:14:41+00:00March 12th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Alchemilla vulgaris – Manteli i zonjës; Për sëmundjet e grave

 

Arabisht: رجل الأسد

Anglisht: Lady’s mantle, Lion’s Foot.

Emri shkencor: Alchemilla vulgaris

Familja: Rosaceae

Manteli i zonjës është bimë shumvjeçare me lartësi deri 50 cm. Me kërcenj të shumtë të mbuluar me push, me gjethe të dhëmbëzuara të përbërë nga 7-9 fletë. Me lule të vogla dhe të verdha në të gjelbër. Lulëzon në fund të pranverës dhe verës. Reziston temperaturave të ulta dhe të larta, rritet kryesisht në zonat malore dhe zona të thata.

Orgjina e bimës është Evropa, Azia dhe Maroku. Është përdorur që në mesjetë kryesisht për sëmundjet e grave.

Pjesa e bimës që përdoret: kërcelli, gjethet, lulet, dhe farat.

Elementët aktiv: Tannins (elagitannins, such as pedunculagin and alchemillin) and flavonoids (quercetin 3-O-β-D-glucuronide), vajra avullues, etj.

Dobitë mjekësore të mantelit të zonjës

– Parandalon gjakderdhjen e brëndëshme.

– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve menstruale.

– Pastron mitrën dhe forcon indet e saj.

– Largon stresin, ankthin, çrregullimet psikike dhe ndihmon për një gjumë të qetë.

– Kuron inflamacionet vaginale.

– Relakson mitrën dhe parandalon abortet e përsëritura.

– Qetëson dhimbjet e stomakut dhe zorrëve dhe parandlon diarrenë kronike.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Stimulon  qarkullimin e gjakut dhe ndihmon për kurimin e Diabetit.

– Ndihmon për kurimin urinës diabetike.

– Ndihmon për kurimin e cisteve ovariane.

Kujdes!!

– Nuk është i këshillueshëm gjatë shtatzanisë.