You are here:--Akebia Quinata

Akebia Quinata

2018-02-25T19:35:52+00:00 February 25th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Akebia Quinata

 

Arabisht: أكيبيا كويناتا

Anglisht: Five-leaf akebia.

Emri shkencor: Akebia quinata L.

Familja: Lardizabalaceae

Akebia quinata është bimë zvarritëse, shumëvjecare, me gjatësi 12-30m. Lulet e akebisë kanë një aromë të mprehtë që të kujton vaniljen, me ngjyrë të kuqërremtë në çokollatë. Secila lule përbëhet nga tre petale të lëmuara. Çdo gjethe e akebisë është e ndarë në pesë fletëpalosje. Kjo është një nga arsyet pse bima është e njohur edhe si akebia me pesë fletë. Fruti është 5 deri 10 cm i gjatë.

Origjina e A. quinata është Azia. Njihet edhe me emrin (Pinyin), që do të thotë “dru i plotë bimor”. ‘Quinata’ do të thotë ‘i ndarë në pjesë’, që i referohet gjetheve të saj. Pjesë të ndryshme të bimës janë përdorur për qëllime mjekësore, duke përfshirë gjethet, rrënjët dhe frutat.

Gjethet e Akebas posedojnë veti terapeutike dhe përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Në Azi, njerëzit i thajnë gjethet e kësaj bime në ajër të hapur dhe i përdorin në formën e një ilaçi të papërpunuar. Gjethet përmbajnë  rreth 30% kripëra minerale, duke shkaktuar kështu një veprim diuretic të trupit, dhe në këtë mënyrë dëbojnë toksinat nga trupi.

Pjesët që përdoren: Gjethet, frutat, rrënjët.

Dobitë mjekësore të Akebia Quinata

– Lufton inflamacionin e veshkave dhe infeksionet në traktin urinar.

– Pastron gjakun dhe enët e gjakut.

– Nxit djersitjen  dhe pastron trupin nga toksinat.

– Ndihmon në kurimin e problemeve që lidhen me gjoksin dhe mushkëritë.

– Ul nivelin e kolesterolit të keq dhe ndihmon në trajtimin e diabetit.

– Ndihmon në kurimin e të gjitha problemeve të lëkurës dhe flokëve.

– Qetëson dhimbjet e kokës dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

– Përmirëson  kujtesën, rrit përqendrimin, energjinë, qartësinë dhe vigjilencën.

– Largon dobësinë e përgjithshme të trupit.

– Ndihmon në kurimin e inflamacionit të nyjeve, reumatizmës dhe hernisë diskale.

– Largon aromën e keqe të trupit.

– Ndihmon në kurimin e infeksioneve si dhe infeksioneve bakteriale.

– Përveç vetive terapeutike të akebia, të përmendura më sipër, kjo specie përdoret gjithashtu në formën e një agjenti antibiotik, anti-inflamator dhe anti-tumor.