Aizoon Canariense; Lufton kancerin e mëlëisë dhe leukeminë, pastron dhe nxit qarkullimin e gjakut

 

Arabisht: حدق

Anglisht: Purslane

Emri shkencor: Aizoon Canariense L.

Familja: Aizoaceae.

Aizoon Canariense është bimë barishtore njëvjecare, në formë ylli të pazkontë, gjithashtu lulja e saj është në formë të yllit dhe me ngjyrë të verdhë, me gjethe të trasha e të mbuluara me push të imët, me frut pesëkëndor në formë të yllit.

Origjina e bimës është Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Bima njihet prej kohësh nga bediunët. Gjethet dhe farat përdoren si ushqim. Gjethet përdoren si sallatë ose shtesë në bukë dhe oriz.  Ajo gjithashtu është ushqim për devetë. Ata e përdorin atë si çaj gjatë netëve të ftohta në sahara. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, bima lulëzon  mes janarit dhe qershorit.

Një studim raporton për vetitë antioxidante të tre bimëve të egra mjekësore që gjenden në gadishullin arabik, përkatësisht Aizoon canariense L, Asphodelus tenuifolius Cav. dhe Emex spinosus (L.) Campdera. Aktivitetet antioksiduese dhe antiradikale të materialeve të thata të këtyre bimëve u hetuan duke përdorur testet FRAP, DPPH dhe ABTS. Gjithashtu u përcaktuan fenolet, fenolikat e lira dhe total flavonoidet. Ato renditen si bimë që posedojnë antioksidantë të lartë dhe aktivitete antiradikale me një vlerë mesatare FRAP prej 1.84 mmol / g dhe IC50 prej 10.7 dhe 7.75 mg / ml për DPPH dhe ABTS.

Përfundimi: Këto bimë kanë aktivitete të konsiderueshme antioksiduese dhe mund të kontribuojnë në mirëqenien e shëndetit të individëve që i konsumojnë ato.

Pjesët që përdoren: Gjethet, lulet, farat.

Dobitë mjekësore të Aizoon Canariense

– Nxit qarkullimin e gjakut.

– Lufton toksinat në trup.

– Lufton plogështinë e trupit.

– Nxit rigjenerimin e qelizave të reja.

– Lufton radikalet e lira.

– Ndihmon në luftimin e kancerit të mëlçisë dhe kancerit të gjakut.

– Pastron rrugët e frymëmarrjes.

– Rigjeneron lëkurën e kokës dhe të lëkurës.