Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Agari – Oud

//Agari – Oud

Agari – Oud

Dru Agari – Oud; me aromën më të këndëshme në botë dhe veti të shumta kuruese

 

Arabisht: العود الهندي

Anglisht: Agarwood, aloeswood.

Emri shkencor: Aquilaria malaccensis L.

Familja: Thymelaeaceae.

Dru Agari, ose Al-Oud, është pemë shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm, me rritje të shpejtë,  me lartësi 6-20 m, me gjethe alternative 5-11cm të gjatë dhe 2-4 cm të gjerë, me lule të gjelbër në të verdhë, me frut kapsullë që përmban 2-5 fara.

Origjina e Agarit është Azia Jugore dhe Juglindore. Kjo pemë është e përshtatshme të jetojë në tokë të thatë e me rërë. Agari është një reagim fungal. Pema herë pas here bëhet e infektuar nga një lloj myku i cili i jep pemës një aromë të mrekullueshme. Normalisht korrësit marrin vetëm pjesën e infektuar që pema të vazhdojë të prodhojë këtë lloj rrëshire. Dru agari prej shekujsh është përdorur si parfum me cilësi të lartë. Arabët e përshkruajnë atë si një erë të këndëshme, të thellë por të balancuar. Ai mund të përdoret si parfum nga të dy gjinitë. Në mjekësinë bimore, Agari ka veti kuruese për  kurimin e cirrozës së mëlçisë, qetësinë nervore, për trajtimin e tumorit të mushkërive dhe tumorit të stomakut. Dru agari konsiderohet si druri më i shtrenjtë në botë.

Elementët aktiv: Sesquiterpene, agarol and a couinarinolignan, aquillochin; sesquiterpene alcohols, jinkohol II and jinkoheremol; agarospirol, jinkohol-eremol.

Veçoritë e Agarit

Anti-rheumatic
Tonic
Anti-stress
Antimicrobial
Carminative
Anti-asthmatic
Antioxidant
Analgesic
Diaphoretic
Digestive
Anti-convulsant
Psychoactive
Aphrodisiac

Dobitë mjekësore të Agarit

– Largon stresin dhe qetëson sistemin nervor.

– Rrit energjinë trupore, redukton frikën, ankthin dhe rrit funksionalitetin mendor.

– Hap rrugët e frymëmarrjes.

– Ndihmon në kurimin e astmës dhe kancerit të mushkërive.

– Qetëson dhimbjet e barkut, çrregullimet e tretjes, sekretimin e acideve, lëngjeve gastrite, lufton fryrjen, aciditetin dhe tumorin e stomakut.

– Largon të dridhurat që shkaktohen nga mosha.

– Pastron mëlçinë nga helmet dhe toksinat.

– Lufton cirrozën e mëlçisë.

– Ndihmon në kurimin e hepatitit.

Kujdes!

Nuk është i këshillueshëm për fëmijët nën dy vjeç dhe për gratë shtatzëna, në përdorim të brendshëm.

 

By | 2017-09-18T22:54:49+00:00 March 9th, 2017|Bime dhe Peme|Comments Off on Agari – Oud
error: Alert: Content is protected !!