Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Aerva Lanata

//Aerva Lanata

Aerva Lanata

Aerva Lanata / Barnyji i Malit

 

Arabisht: عقدة الجبل

Anglisht: Mountain knot grass

Emri shkencor: Aerva lanata L.

Familja: Amaranthaceae.

Aerva lanata është bimë barishtore shumëvjeçare, zvarritëse, me lartësi 50-80 cm, me lule të kuqe, ose të bardha, me frute të rrumbullakët në formë të veshkave.

Origjinna e Aerva lanatës është India, Arabia Saudite dhe Afrika. Ajo rritet në mënyrë të egër kudo në fshatrat e Indisë. Në Indi e konsiderojnë si  një nga dhjetë lulet e shenjta. Bima është përdorur si ushqim për njerëzit dhe kafshët. Ajo përdoret si perime në supë ose si spinaqi, ajo gjithashtu është përdorur kundër helmimit, syrit të keq, pastrimit të veshkave dhe rrugëve urinare.  Ajo është përdorur edhe për të larë fëmijët e sëmurë nga malaria. Njihet edhe me këto emra: Cheroola, Chaya, Gorakha ganja, Kapurijadi, Cherupula, Kapur-madhura, Paunsia, Buikallan, Poolai, Pindiconda.

Pjesët që përdoren: Gjethet, lulet, kërcelli dhe farat.

 aerva-lenata

Dobitë mjekësore të Aerva lanata

– Ndihmon në pastrimin e gjakut nga helmet, viruset, toksinat.

– Forcon gjakun dhe ndihmon në kurimin e anemisë.

– Ndihmon në kurimin e kancerit të gjakut (leukemisë).

– Ndihmon në kurimin e dhimbjes së kokës dhe lufton ënjtjet.

– Ndihmon për kurimin e infeksionit të syve.

– Pastron veshkat, nxit funksionin e tyre dhe ndihmon për tretjen e gurëve në veshka.

– Lufton infeksinet në traktin urinar.

– Ndihmon për shkrirjen e gurëve të tëmthit brënda një kohe  të shkurtër.

– Përdoret si çaj dhe lyerje nga jashtë për kurimin nga pickimi i gjarpërit, akrepit dhe malarias.

Shënim

– Bima nuk ka efekte anësore nëse nuk e tepron me konsumimin e saj.

 

By | 2016-12-07T09:10:10+00:00 November 21st, 2016|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!