Aeluropus lagopoides – Akrash – Bari i këmbës së Lepurit

Aeluropus lagopoides – Akrash – Bari i këmbës së Lepurit; Bima që mbështet sistemin tretës dhe lufton kancerin e zorrës së trashë

 

Arabisht: العكرش القصير – El Akrash el Kasir

Anglisht: Rabbit-foot Aeluropus

Emri shkencor: Aeluropus Lagopoides L.

Familja: Poaceae.

Aeluropus Lagopoides është bimë zvarritëse, shumëvjeçare, me lartësi deri 30 cm, me gjethe heshtake, me ngjyrë gri-jeshile, me lule tufë, me ngjyrë të bardhë.

Origjina e bimës është Lindja e Mesme, Afrika Veriore, Mesdheu Lindor dhe Pakistani e India. Bima gjendet kryesisht në tokë të kripur dhe shkretinore. Nga ana gjuhësore, akrash do të thotë ‘bar lepuri’, sepse ky është bari i preferuar i lepurit.

Arabët e vlerësojnë atë si bimë me dobi të larta kuruese, në veçanti për sistemin tretës, plagët, qetësimin e dhimbjeve.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Elementët aktiv: Në këtë bimë janë gjetur proteina të tretshme në ujë, sheqerna të tretshëm, kripëra minerale, acidit perchloric, Na +, K + dhe Ca2, amino acide (taa) dhe prolin, etanol,etj.

Dobitë mjekësore të Akrash

– Vajrat esenciale dhe përbërësit e që gjenden tek bima kanë vecori anti-mikrobobale, anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore.

– Qetëson dhimbjet dhe ndalon inflamacionin.

– Fuqizuese e imunitetit dhe qelizave të gjakut.

– Mbështet sistemin tretës dhe ndihmon për uljen në peshë.

– Lufton helmet dhe toksinat.

– Mbështet shëndetin e zorrës së trashë, lufton krimbat e zorrëve dhe lufton qelizat tumorale.

– Ndihmon në kurimin e shpejtë të hemorroideve.

– Pastruesi më i mirë i zorrës së trashë, vret mikrobet dhe mbështet bakteriet e mira në zorrë.

– Forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre.

– Pastron dhe shkëlqen lëkurën.

– Ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve të lëkurës si: plagët dhe infeksionet.

Shënim!

Bima nuk ka efekte anësore të dëmshme.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook