Adina Rubella; Për qarkullimin e gjakut, zemrën, pastrimin e venave parandalimin e gjakderdhjes ..

 

Arabisht: أدينا

Anglisht: Adina

Emri shkencor: Adina Rubella L

Familja: Rubiaceae.

Adina është bimë që bën pjesë në gjininë e shkurreve dhe pemëve të vogla. Me gjethe që shkëlqejnë e me gjemba, me lule të rrumbullakët, të butë, më ngjyrë të bardhë, e me aromë të këndëshme.

Origjina e Adinës ëshë Azia Lindore dhe Azia Juglindore. Adina u emërua nga Richard Salisbury në vitin 1807 në librin e tij ‘The Paradisus Londinensis’. Emri rrjedh nga greqishtja e lashtë, Adinos, që do të thotë “të grumbulluara, të mbushur me njerëz”. Kjo i referohet kokave të grumbulluara me lule.

Pjesët që përdoren: Lulet.

Elementët përbërës: Triterpenoid glycosides, pyrocincholic acid-3β-O-β-d-glucopyranosyl-(1 → 2)-β-d-fucopyranoside, pyrocincholic acid-3β-O-α-l-rhamnopyranosyl-28-[β-d-glucopyranosyl-(1 → 6)-β-d-glucopyranosyl] ester, saponins; 3β-hydroxy-27-nor-olean-13-en-28ooic acid glycosides;pyrocincholic acid; rubelloside C and D.

 

Dobitë mjekësore të Adinës

– Stimulon qarkullimin e gjakut.

– Pastron venat dhe forcon zemrën.

– Forcon trurin dhe kujtesën.

– Lufton celulitin dhe parandalon bllokimin e arterieve.

– Ndalon gjakderdhjen e brëndshme dhe kuron inflamacionin e venave të gjakut.

– Ndalon diarrenë dhe dizenterinë kronike.

– Lufton parazitët e zorrëve dhe ulçërat.

Mënyra e përdorimit

– Mund të përdoret 5-10 gr çdo ditë,

– Kjo masë shtohet në ujë të sapovaluar.

– Mbulohet për 5 minuta.

– Më pas ëmbëltohet më pak mjaltë dhe pihet si çaj.

– Mund të përdoret edhe si maskë për përdorim të jashtëm.