Adiantum Philippense

 

Arabisht: برشاوشان هلالي أو برشاوشان مقوّس أو برشاوشان فليبيني

Anglisht: Walking maidenhair fern, or black maidenhair.

Emri shkencor: Adiantum Philippense L.

Familja: Pteridaceae.

Adiantum Philippense është një lloj bime delikate që rritet në një pozicion kacavjerrës gjysëm të drejtë. Gjethet e saj janë të harkuara dhe në tufa. Sipërfaqja e gjetheve është me shkëlqim dhe e butë. Ajo rritet në zona të sheshta, por shpesh haset në shkëmbinj dhe pyje.

Adiantum Philipense mund të gjendet në të gjithë Azinë Jug-Lindore. Ajo  banon në zona tropikale në Bangladesh, Indi, Tajlandë dhe Kamboxhia.  Lloji u emërua nga Carl Linnaeus në 1753. U lektotipizua nga R.E.G. Pichi-Sermolli në 1957 bazuar në një ilustrim të James Petiver. Identifikimi i këtij ilustrimi ishte i diskutueshëm, duke bërë që disa autoritete të zhvlerësonin A. filippense si një dubium nomen dhe të përdorin emrin tjetër të mundshëm për taksonin, Adiantum lunulatum Burm. Sidoqoftë, Christopher Fraser-Jenkins gjeti materialin origjinal dhe vizatimin e lektotipit të dërguar në Petiver nga Georg Joseph Kamel në Herbarium Sloane, duke e bërë të qartë përdorimin e emrit A. filippense. Adiantum Philippense ka shumë veti medicinale antioksiduese dhe antimikrobike.

Pjesët që përdoren: Gjethet.

Dobitë mjkësore të Adiantum Philippense L

– Adiantum Philippense është e njohur për potencialin e saj antioksidues dhe antimikrobik.

– Ndihmon për kurimin e ulçërës së stomakut dhe zorrëve.

– Vepron si diuretik, pastron veshkat dhe inveksionet në traktin urinar.

– Ndihmon për kurimin e dizenterisë, kollës, bronkitit kronik, ethet dhe astmën.

– Përdoret në trajtimin e paralizave dhe epilepsisë.

– Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të gjakut.

– Ndihmon për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës si Erysipelas, lebra, puçrrat dhe plagët.

– Parandalon rënien e flokëve.

Shënim!

– Adiantum Philippense është e sigurtë në përdorim dhe nuk ka efekte anësore nëse merret në mënyrën dhe dozën e caktuar.