Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

ADHD

ADHD – Çrregullimi që lidhet me mangësitë e përqendrimit dhe gjendjes hiperaktive

 

Shpesh prindër dhe mësues, jo pa keqardhje deklarojnë që fëmijët apo nxënësit e tyre nuk fokusohen në mësim. Një kategori nxënësish nuk ulen të mësojnë e të zhvillojnë detyrat as në klasë e as në shtëpi. Eshtë e kuptueshme që rezultatet e tyre janë të dobëta dhe shumë të dobëta.

Gjithë kësaj kategorie fëmijësh – që më vonë mbartin pothuajse të njëjtat sindroma edhe kur rriten -u atribuojmë epitete si moskokëçarës, dembelë, neglizhentë etj. Por jo gjithmonë ky epitetëzim ndaj tyre është i drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Ndaj pjesës më të madhe të tyre mbahet një qëndrim diskriminues (më keq akoma, edhe përbuzës), ose pranohen të tillë si një grup shoqëror. Si është realiteti? Një pjesë e padepistuar e kësaj kategorie fëmijësh apo nxënësish që akuzohen se nuk përqendrohen e nuk mësojnë, po të diagnostikohen, nuk mund t’i akuzojmë se nuk duan të mësojnë, por se nuk munden të mësojnë, thjesht për faktin se kështu kanë lindur apo fituar një çrregullim, që shprehet me emërtesa të ndryshme mjekësore si: ADD (Attention Deficit Disorder – çrregullim i mangësisë së vëmendjes) dhe ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder – çrregullim i mangësisë së vëmendjes dhe gjendjes hiperaktive ose mbiaktive). Këtë çrregullim e hasim edhe me terma të tjera si: Sleepy Brain Sindrom–Sindromi i një truri të përgjumur; Foggy Brain Simptoms-Simptoma e një truri të mjegulluar; Learning Disabilities–Paaftësi për të mësuar etj.

 

Çfarë përfaqëson ky çrregullim pak i njohur, por shpesh i takuar?

Në mënyrë të përmbledhur, ADD por dhe ADHD është një çrregullim i sjelljes dhe zhvillimit normal që vihet re te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, që karakterizohet nga problemet e vëmendjes dhe përqendrimit, si dhe hiperaktivitetit apo të qenit mbiaktiv. Mendohet se nga ky çrregullim vuajnë 3-5% e fëmijëve të globit, por kjo shifër mendohet të jetë shumë më e madhe për shkak të mosnjohjes së saj. Konsiderohet si një çrregullim kronik, sepse 30-50% e fëmijëve vazhdojnë t’i kenë këto simptoma edhe kur rriten. Simptomat janë relativisht të vështira për t’u diagnostikuar në fëmijët e moshave nën 7 vjeç, por edhe më vonë, sepse ata nuk janë të ndërgjegjshëm për çrregullimin që kanë dhe se prindërit, e aq më tepër mësuesit, nuk bëjnë kujdes për të vëzhguar sjelljet e tyre. Diagnostikimi dhe trajtimi i ADHD deri në vitet 1979 është konsideruar kontraversial, duke përfshirë këtu klinikat, mësuesit, politikëbërësit, prindërit dhe median. Janë dashur studime të thella për të arritur në një opinion të përgjithshëm, që ky çrregullim ka baza gjenetike dhe fiziologjike dhe ende ka debate në komunitetet shkencore për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. ADHD klasifikohet si një sjellje përçarëse, paralel me një çrregullim kundërshtues e mbrojtës njëkohësisht, që me sjelljen dhe mënyrën e orientimit duket si një çrregullim social, duke manifestuar tipare të kokëfortësisë, zemërimit, agresionit, vese si gënjeshtra, mashtrimi etj. Sidoqoftë, ADD dhe ADHD nuk përfshihen ende në sëmundjet neurologjike. Të vijmë te çështja:

Si mund të kuptohet një fëmijë ose i rritur që ka ADD apo ADHD?

Thjesht duhet të përqendrohemi te simptomat, që janë të ndara në 3 grupe e që respektivisht u përgjigjen 3 kategorive:
-Në tipin e parë predominon hiperaktiviteti dhe impulsiviteti
-Në tipin e dytë predominon mungesa e vëmendjes
-Në tipin e tretë janë të kombinuara simptomat e dy nëntipave të parë
Duke i përshkruar më konkretisht këto grupe, çdokush do të ketë mundësi të bëjë njëfarë analize për fëmijët e vet apo mësuesit për nxënësit e më pas të kërkohet mendimi i specialistit.

Hiperaktiviteti / te  Fëmija ose i rrituri

– Ka vështirësi të luajë qetësisht
– Bisedon shpesh në mënyrë hiperaktive (me zë të lartë dhe vrullshëm, pa i rreshtuar siç duhet mendimet)
– Hiperaktiviteti në të rritur shprehet si një ndjenjë që ai/ajo nuk gjen qetësi (gjendje e trazuar), duke hasur vështirësi për t’u përfshirë në aktivitete të qeta sedentare.

– Ka fëmijë të moshës parashkollore dhe nxënës që nuk rrinë dot në klasë, duken sikur “nuk i mban vendi”, duke lëvizur sa andej e këtej.

Impulsiviteti

– Karakterizim i mosbindjes
– Nxitim për t’u përgjigjur pa mbaruar pyetja
– Vështirësi (padurim) të presë radhën e vet
– Ndërpret të tjerët kur ka diskutime në grup, sidomos për probleme sociale apo të punës
– Inicion bisedime në kohë të papërshtatshme
– Tipat impulsivë janë të ekspozuar ndaj aksidenteve apo aktiviteteve të rrezikshme, pa marrë parasysh pasojat. Në sjelljen dhe reagimin e tyre vërehet çrregullim me karakter kundërshtues (të qenit në kundërshti me rregulla e ligje, gjë që i çon në përjashtime nga shkolla apo dëbime nga puna. Karriera e tyre e punës është e vakët).

Eshtë vënë re që simptomat e hiperaktivitetit bien me kalimin e moshës, por për fat të keq ato zëvendësohen me simptomat e depresionit. Ky i fundit lidhet me faktin se fëmija ndjehet i izoluar nga bashkëmoshatarët për shkak të rezultateve të dobëta në mësime, apo se nuk mund të konkurrojë si të tjerët për shkak të kulturës së dobët nga mungesa e leximit, aftësive të dobëta organizative (gjithçka rrotull tyre është në rrëmujë të plotë), si dhe tolerancës së ulët të fituar nga zhgënjimet e herëpashershme. Te më të rriturit fillojnë të predominojnë shenja të një mërzitjeje kronike dhe brenda impulsivitetit të tyre duhet të kërkohen e të gjenden shkaqet e problemeve që ata kanë në marrëdhëniet e tyre sociale.

Mungesa e vëmendjes, ose vëmendje e dobët

Një sindrom i tillë i ADD ose ADHD rezulton me:
-vështirësi për t’u kushtuar vëmendje detajeve dhe gabimeve nga pakujdesia në shkollë apo në aktivitete të tjera
-Tipa të tillë tërhiqen lehtë nga stimuj “justifikues” për të ndërprerë detyrat
-Vështirësi për të përfunduar një detyrë që kërkon përqendrim. Kjo çon në shtyrje të objektivave, me zgjidhje të ngadalta e të vonuara
-Tipa të kësaj kategorie kanë një harresë tipike edhe për detyrat e tyre ditore, edhe pse të afërmit e tyre jua kujtojnë ato
-Tipat me mungesë të vëmendjes, apo thënë ndryshe të fokusimit, përgjithësisht paraqiten siç thamë, të paorganizuar, me performancë të dobët edukimi, punën e kryejnë shpesh mekanikisht dhe me cilësi të dobët. Ky është shkak që detyrohen ta ndërrojnë punën shpesh e për rrjedhojë kanë statusin më të ulët social-ekonomik.

Ç’është më e keqja, tipat me ADHD janë të prirur të shkelin ligjet, për shembull në ngarjen e makinave me shpejtësi mbi limitet (në Suedi autoritetet po mendojnë që kësaj kategorie të mos i jepet licencë për drejtim makine, çka ka ngjallur një reaksion ndaj asaj që quhet “mase diskriminuese” me pasoja negative në fshehjen e sëmundjes dhe mbetjen të izoluar pa u trajtuar), pinë duhan, përdorin substanca ilegale. Kanë probleme martesore, gjë që i çon në divorce.
Përballë problemeve që u dalin, karakterizohen me vetëpërshtatje me të dobët psikologjike dhe në situata të ndryshme e ndjejnë veten të pazotë për të qenë vetëm.

Studimet dhe kërkimet kanë gjetur që rreth 60% e fëmijëve të diagnostikuar me ADHD vazhdojnë të kenë të njëjtat simptoma edhe në moshë të rritur. Shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten të patrajtuar e për rrjedhojë me një stil kaotik jetese. Në disa raste, të rriturve inteligjenca jua maskon diagnostikimin.

Diagnostikimi kërkon vëzhgim të gjatë e të kujdesshëm. Fëmijë ose të rritur me ADHD kanë tike nervore dhe hapje goje vend e pavend.

Kërkimet, veç përshkrimit të dukurive, janë përqendruar edhe në gjetjen e shkaqeve. Ato specifiket ende nuk janë shumë të qarta, megjithatë pranohen me rezerva faktorë që i kontribuojnë ADHD-së, si gjenetika, dieta, rrethi social, trauma në vegjëli. Ekziston dhe një teori evolucionare, sipas së cilës, në shoqëritë primitive, tipat me ADHD caktoheshin në kërkim të ushqimit, ndërsa pjesa tjetër e fisit merrej me drejtimin e organizimin e punëve.

Mendohet se nikotina, ushqimi artificial dhe ato me ngjyrë ndikojnë në përkeqësimin e këtij çrregullimi.

Fëmijë të abuzuar dhe mbi të cilët është ushtruar dhunë, shfaqin gjithashtu simptoma të ADHD.

Në pikëpamjen pathofiziologjike mendohet se njerëzit me ADHD kanë një reduktim të përgjithshëm të volumit të trurit, kryesisht në reduktimin e pjesës së majtë të subkorteksit. Studimet gjithashtu thonë se njerëzit me ADHD kanë një reduktim të qarkullimit të gjakut, gjë që flet për aktivitet të ulët neural. Një laborator kërkimi në New York vitet e fundit ka sugjeruar se nuk është niveli i dopaminës së transportuar që ndikon mbi ADHD, por sa aftësi ka truri për ta prodhuar vetë dopaminën.

Të rëndësishme janë edhe vëzhgimet mbi aktivitetin seksual të atyre që kanë ADHD. çuditërisht nuk ka varësi lineare. Për disa, ky aktivitet është i lartë, për të tjerët mbetet i ulët. Duket e pazakontë që në disa raste njerëz me ADHD të jenë shumë të ndjeshëm në drejtim të sensorëve të stimulimit. Prekja seksuale disave mund t’u shkaktojë irritim e për pasojë shmangie. Shumë të rritur me ADHD kanë nevojë për stimulim (si pornografia, për shembull). Të sëmurët me ADHD mund të krijojnë konflikte në marrëdhëniet romantike e për rrjedhojë vështirësi në bashkimin seksual.
Problemi më i madh me partnerin ose partneren që ka ADHD është se ai/ajo paraqitet me luhatje të theksuara të gjendjes shpirtërore, ose e thënë ndryshe si është sot, nuk është nesër.

E gjithë kjo që përshkruam duket e panjohur nga një pjesë e madhe e popullatës, që vjen nga mospublikimi i këtij çrregullimi. Sigurisht, tek ata që i kanë në familje fëmijët apo të rriturit me këtë diagnozë, ky çrregullim sjell brengosje e trishtim, për më tepër se trajtimi psikologjik dhe ai me medikamente nuk jep rezultatet e duhura që të çojnë në ndryshimin rrënjësor të situatës. Deri tani vërehen disa përmirësime, por ende të pamjaftueshme.

 

Çfarë duhet bërë?

Së pari, prindi, edukatori, mësuesi duhet të jenë të vëmendshëm në vëzhgimin e diagnostikimin e fëmijëve me moshë të vogël, që nuk mund të jenë të ndërgjegjshëm për atë që kanë. Sa më herët që të kapet sindromi, aq më mirë. Nëse kanë kaluar vite dhe një i rritur bëhet i ndërgjegjshëm se e ka këtë sindrom, përsëri ka kohë për të kontaktuar me mjekë specialistë të kësaj fushe e për t’u mjekuar.

Për sa i përket mjekimit, zakonisht përdoren simulantë antidepresivë, por vitet e fundit janë gjetur edhe medikamente jostimuluese, por qe gjithesesi nuk shpetojne nga efektet anesore negative.

Të dobishme mendohet se janë ushtrimet aerobike. Arti mendohet gjithashtu si një terapi efektive. Mënyra e të ushqyerit ndikon pozitivisht, nëse për shembull kufizohet marrja e sheqerit apo kafeinës. Edhe shëtitjet në parqe e vende piktoreske ndikojnë për mirë, ndaj dhe quhen “Green therapy”, ose “Terapia e gjelbër”. [Referenca: arkivalajmeve.com]

 

Trajtime Natyrale te suksesshme per ADHD

adhd-remedies

Terapia Aromatike Ndihmuese

Esenca e vajit te bimes Vetiver (Vetiveria zizanoides), Livandes, kamomilit, petitgrain, mandarines dhe temjanit. Keto esenca vajore kane vertetuar se e ndihmojne pacientin me sindromen ADHD.

Perdorimi: Duke e perhapur aromen e vajrave esenciale ne ajrin e dhomes; e perzien me uje dhe e shperndan me sperkitje ne ajer. Mund te perdoren gjithashtu ne ujon e banjos, duke shtuar rreth nje luge vaj ne vasken me uje dhe ben banje. Per te siguruar rezultate pozitive, siguroheni qe vaji te jete 100% bimor dhe nga burim i besueshem.

Terapia Homeopatike

Parimet baze te Homeopatise bejne te detyrueshme qe ju te gjeni nje mjek specialist te licensuar ne kete fushe, qe tju beje trajtimin e duhur. Disa nga menyrat qe mjeku homeopatik mund te perdore jane:

– Aconite (per problemet e gjumit).

– Arnica montana (kur nuk arrihet qetesimi).

– Arsenicum album (per nervozizmin).

 Terapia me esence lulesh

Duhen kombinuar lule te caktuara per raste te vecanta ne varesi te simptomave, gjendjes, moshes; por ne vijim do te perfshijme disa esenca lulesh qe mund te ndihmojne ne trajtimin e disa simptomave te caktuara:

– Lulet e plepit te eger ; per nervozizmin, ankthin, friken qe vjen nga burim i panjohur.

– Lulet e qershise ; per mendimet irracionale dhe impulset e kombinuara me friken e humbjes se kontrollit.

– Sythet e geshtenjes ; kur deshton per te mesuar nga gabimet dhe pervojat e kaluara.

– Kulper ; per pergjumesine, ndjenjes se mosbazimit ne realitetin fizik dhe mungesa e interesit per boten reale.

– Shqope (heather) ; per te folurit e tepruar dhe friken e te qendruarit vetem.

– Geshtenja e bardhe ; per shqetesimet e vazhdueshme dhe mendimet e padeshiruara.

Ushtrimet fizike dhe aerobike.

Kura bimore e mundesuar nga Mjekesia Bimore Arabe

Mjekesia Bimore Arabe i mundeson te gjithe pacienteve me ADD dhe ADHD, ilaç bimor natyral te prodhuar nga bimet mjekesore te zgjedhura me kujdes dhe te kombinuara me mjeshteri per kurimin e semundjes dhe sherimin e saj. Kura ka vertetuar sukses ne permiresimin dhe sherimin e rasteve te shumta, dhe kushdo qe e ka marre ka perfituar prej tij. Edhe ju mund te keni sukses dhe te sheroheni, prandaj mos u dorezoni.

Perberesit e kesaj kure i gjeni ketu.

 

 

By | 2017-07-21T18:46:03+00:00 April 25th, 2017|Autoimune & Gjenetike|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!