Adansonia Digitata / Pema Shishe; për Imunitetin, Radikalet e lira, Shëndetin e mëlçisë, të mushkërive, zemrës, lëkurës…

 

Arabisht: شجرة التبلدي، البُوحِبَاب، الباوباب، شجرة القارورة

Anglisht: Baobab

Emri shkencor: Adansonia digitata L

Familja: Malvaceae

Pema shishe është pemë shumëvjeçare, gjetherënëse, me lartësi 5-20m, trungu ka tendencë në formë të shishes, i butë dhe me shkëlqim, me degë të trasha dhe të gjera, me lule të bardha, aromantike dhe të mëdha. Me fruta të mëdha vezake, të mbushura me tul dhe me fara ngjyrë të zezë.

Origjina e Pemës Shishe është Afrika, Sudani dhe disa zona të Gadishullit Arabik. Është përdorur që në kohët e lashta si burim ushqimi, uji, mjekimi dhe kurimi. Emri në anglisht “Baobab” rrjeth nga arabishtja “بو حِباب” që do të thotë ‘babai i shumë farave’. Emri shkencor i referohet zbuluesit dhe botanistit francez Michel Adanson (1727-1806). Ai zbuloi shumë pemë, por kjo iu duk më e dobishmja nga të gjitha. Baobab konsiderohet si superfood.

Pjesët që përdoren: Frutat, gjethet, rrënjët, farat, lëvorja.

Element aktiv: Proteins, carbohydrates, fat, fiber, vitamins; A, C, B1, B2, Niacine, B6, E, calcium, copper, iron, magnesium, potassium and zinc triterpenoids, beta-sitosterol, beta-amyrin palmitate and ursolic acid,omega-3.

Dobitë mjekësore të Baobab / Pemës së Shishes

– Forcon sistemin imun, lufton infeksionet dhe radikalet e lira.

– Lufton radikalet që shkaktojnë plakje.

– Pastron mëlçinë nga toksinat.

– Rinovon indet e mëlçisë.

– Lufton qelizat kancerore të mëlcçisë.

– Parandalon cirrozën e mëlçisë.

– Lufton kancerin e mushkërive.

– Ndihmon kurimin e çrregullimeve dhe infeksioneve në sistemin e frymëmarrjes.

– Anti-diarresë, disenterisë, viruseve dhe mikrobeve.

– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve kardio-vaskulare.

– Mbron zemrën dhe lehtëson simptomat e Diabetit.

– Redukton ethet, temperaturën dhe malarien.

– Analgjezik; qetëson dhimbjet dhe ka fuqi të krahasueshme me aspirinën.

– Stimulon rritjen e bakterieve të mira dhe lehtëson tretjen.

– Pastrues i lëkurës, lufton aknet, njollat dhe rrudhat e lëkurës.

Shënim!

Baobab konsiderohet si superfood dhe i sigurtë në përdorim.