Achillea Millefolium – Bima Njëmijëfletëshe

 

Emri Shkencor:  Achillea millefolium L.

Anglisht: Yarrow Grows

Njohuri rreth bimës

Bima njëmijëfletëshe është bimë barishtore, me lartësi 20-80cm. Rritet me lehtësi buzë pyjeve dhe mes shkurreve. Gjethet i ka në formë pende me gjatësi  2-12cm. Lulen e bimës e hasim në ngjyra të ndryshme si: të bardhë, të verdhë, të portokalltë, vjollcë apo të kuqe. Po ashtu ajo mund të kultivohet në kopshte. Aroma e luleve është aromantike  kurse shija është e hidhur.

Achillea grup i mëse 85 llojeve të familjes Asteraceae, por ai që përdoret për kurim është vetëm bima njëmijëfletëshe: emrin shkencor e ka marrë nga mitologjia greke, nga personazhi Akili (Achilles).

Zona kryesore ku gjendet kjo bimë është Hemisfera Veriore, disa lloje të kësaj bime gjenden edhe në: Levant, Egjipt, Marok, Spanjë, Turqi, Evropë, dhe një numër i vogël i kësaj bime gjendet edhe në  Amerikën Veriore.

Pjesët që përdoren në mjekësinë  bimore janë gjethet, lulet dhe kërcelli.

Përmbajtja e bimës njëmijefletëshe

Përmban Alkaloid, Glakoside, lëndët; afsih, rrëshirë, aminoacide, karotin, lëndë të hithta, Vitaminat c dhe k, kripëra minerale, vajra avullues, albrooasulan, albornaol, alsceniol, alterbetol, etj.

Bima njëmijëfletëshe është konsideruar si ilaç gjigant për kurimin e shumë sëmundjeve të kohës.

Dobitë dhe përdorimet e Njëmijëfletëshes

– Përmimëroson funksionin e tretjes në përgjithësi.

– Ndalon gjakderdhjen dhe kuron plagët.

– Kuron infeksionet e femrave.

– Kuron gjakderdhjet e hemorroideve.

– Kuron infeksionet në përgjithësi sidomos infeksionet e sistemit tretës.

– Rregullues i seancës së menstruacioneve, zvogëlon dhimbjet dhe redukton gjakderdhjen e tepërt.

– Ndihmon në çrregullimet e menopauzës.

– Kuron ulçerën e stomakut.

– Ndihmon në rastet e gurëve të tëmthit.

– Hapes oreksi.

– Ndihmon në kurimin e inflamacionit të mukozës.

– Gjallërues i qarkullimit të gjakut.

– Kuron infeksionet e  mishrave të dhëmbëve.

– Qetësues i dhimbje të dhëmbëve.

– Largon ethet.

– Forcon rrënjët e flokut, ruan ngjyrën e tij dhe ndalon rënien.

– Largon gazërat.

– Nxitës i urinës.