You are here:--Acalypha wilkesiana

Acalypha wilkesiana

2018-01-29T22:50:32+00:00January 29th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Gjethebakri; Pastrues i trupit nga viruset dhe sëmundjet fungale të lëkurës

 

Arabisht: نبات النحاس

Anglisht: Copperleaf, Fire Dragon Plant, Red leaf

Emri shkencor: Acalypha wilkesiana L

Familja: Euphorbiaceae

Gjethebakri  është bimë shumëveçare, me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi 2-3m, me gjethe të dëndura ngjyrë bakri, ngjyra e gjetheve ndryshon vazhdimisht, nga ngjyrë argjendi në bakri dhe të kuqe. Kjo u jep atyre një pamje lara-lara, me lule të vogla e të fshehura mes gjetheve. Bima ka fituar edhe çmim si ‘mbretëresha e kopshteve’.

Origjina e bimës është Azia, India, Fixhi, Afrika. Në këto vende është përdorur si ushqim dhe ilaç. Bima është përdorur për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, candidas, etheve, temperaturës, etj .

Pjesët që përdoren: Kërcelli dhe gjethet.

Veçoritë e bimës: Anti-fungal, anti-bacterial, anti-microbal.

Elementët aktiv: Apigenin, quercetin, naringenin, kaempferol, epicatechin, catechin, tannic acid β-sitosterol.

Dobitë mjekësore të gjethebakrit

– Lufton parazitët e zorrëve dhe stomakut.

– Lufton viruset e gjakut dhe ndihmon në kurimin e leukemisë.

– Ndihmon në eleminimin e candidas.

– Parandalon pezmatimin e lëkurës, alergjitë, skuqjen e lëkurës, dhe ndihmon në kurimin e sëmundjeve fungale të lëkurës.

– Ndihmon në kurimin e ekzemës (larje nga jashtë me ujin e bimës).

– Gjethet e bimës ndihmojnë për lehtësim nga pneunemia, malaria dhe ethet.

– Qetëson dhimbjet e kockave dhe të muskujve.

– Ndihmon trupin të djersisë, duke larguar në këtë mënyrë toksinat, helmet dhe viruset.

– Ndihmon për trajtimin e diarresë dhe dizenterisë.

Shënim!

– Bima mund të përdoret nga të gjithë me sasi të moderuar (për fëmijët mbi 2 vjeç).