Acacia Sinuata; Për koagulimin e gjakut dhe mëlçinë
Arabisht: السنط السبيندوس
Anglisht: Soapnut acacia
Emri shkencor: Acacia Sinuata L.
Familja: Fabaceae
Akacia sinuata është pemë shkurre, shumëvjeçare me lartësi 2-5m, me kërcell me gjëmba, me lule blu, me fruta bishtaje me ngjyrë vjollcë të errët, brenda frutit gjenden 6-1o fara.
Origjina e Akacias Sinuata është India, gjendet kryesisht në zonat tropikale të Indisë. Dallohet për veçoritë e saj antimikrobale dhe antivirusale. Banorët e zonës e përdorin për infeksione të rënda trupore dhe sëmundje të lëkurës.
Elementët aktiv: Alkaloids, colycotomine, saponin ascorbic acid, rutin, tannin, oxalic, tartaric, citric and succinic acids, tartaric racimase acacinin-A & B, and tree sugar, concinnin. Pods yield saponins (20.8%) saponins (acacinin-C, -D & – E), oligo – and polysac- charides. machaerinic acid & its lactone, sapogenin B, and a neë ester of acacic acid.
Pjesët që përdoren: Lëvorja e drurit, gjethet dhe bishtaja.
Dobitë mjekësore të Acacia Sinuata
– Lufton koagulimin e gjakut.
– Pastron gjakun nga viruset dhe heq yndyrën e tepërt të tij.
– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të mëlçisë dhe ka efekt pozitiv në kurimin e verdhëzës.
– Heq zmadhimin e mëlçisë dhe të shpretkës.
– Vret bakteriet dhe viruset e trupit.
– Lufton infeksionet e rënda në trup.
– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të lëkurës.
– Largon erën e keqe të trupit.
– Lufton zbokthin, parandalon rënien dhe nxit mbirjen e flokut.
Kujdes
– Nuk është i këshillueshëm gjatë shtazanisë as gjatë gjidhënies.
– Këshillohet të merret me kohë dhe sasi të caktuar nga mjeku herbalist.