Ribes uva-crispa – Rrushi i dhelprës
Ribes uva-crispa – Rrushi i dhelprës; për shëndetin e gjithë trupit
Arabisht: عنب الثعلب ، الأملج
Anglisht: Gooseberry.
Emri shkencor: Ribes uva-crispa ose Ribes grossularia.
Rrudhi i dhelprës ka qënë i njohur që prej shekujsh për shkak të dobive të tij të shumta. Orgjina e tij është Afrika Veriperëndimore, Azia Juglindore dhe Evropa. Kjo bimë bën pjesë tek familja e shkurreve dhe prodhon fruta të ngrënshëm dhe me shije të ëmbël. Bima ka lartësi deri 1.5 m.
Pjesa e bimës që përdoret janë frutat. Përdoret si çaj dhe pije.
Përmbajtja ushqyese e Rrushit të dhelprës
Gooseberry është i pasur me: Energji, Carbohydrates, Fibra, Fat, Protein. Përmban një gamë të gjërë vitaminash: A, B1, B2, B3, B5, B6, B9,C, E. Kalcium, Hekur, Magnesium, Manganese, Fosfor, Sodium, Zink.
Dobitë shëndetësore të Rrushit të dhelprës
Rrushi i dhelprës është i mrekullueshëm për plotësimin e trupit me energji, vitamina dhe minerale. Ai përmirëson shëndetin dhe mund të parandalojë shumë sëmundje. Përdorimi i tij në mënyrë të rregullt ofron shumë dobi shëndetësore.
– Mbron mëlçinë, forcon mushkëritë, ushqen trurin dhe forcon muskujt.
– Zvogëlon simptomat e astmës dhe bronkitit.
– Djeg yndyrat e tepërta të trupit.
– Ul kolesterolin dhe pakëson rrezikun e sulmeve të zemrës.
– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve të stomakut, urthin, diarrenë, ulçërën e stomakut dhe pakëson acidet në të.
– Pastrues i gjakut, largon toksinat nga trupi, rrit numrin e hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut.
– Është i dobishëm për shëndetin e syve, përmirëson shikimin, çrregullimet në sy si dhe skuqjen dhe kruajtjen e syve.
– Forcon muskujt e zemrës.
– Mban nën kontroll Diabetin.
– Anti-inflamator; ndihmon në uljen e ënjtjeve të kyçeve të shkaktuara nga Artriti.
– Konsumimi me rregull i Rrushit të dhelprës redukton prodhimin e qelizave Osteoclasts që janë përgjegjëse për zbërthimin e kockave.
– Parandalon dhe mbron trupin nga qelizat tumorale; anti-oksidantët e Rrushit të dhelprës ndalojnë formimin e radikaleve të lira.
Dobitë e Rrushit të dhelprës për lëkurën
– Njëson dhe zbardh ngjyrën e lëkurës.
– Largon dhe pengon shfaqjen e rrudhave.
– Kuron pigmentin e fytyrës.
– Ndihmon në kurimin e puçërrave të rinisë.
– Pastron dhe riparon dëmtimet e lëkurës.
Dobitë e Rrushit të dheprës për flokët
– Forcon rrënjën e flokut dhe nxit mbirjen e tij.
– Ndalon thinjat e parakohëshme.
– Përmirëson ngjyrën e flokut dhe është balsam natyral për të.
– Parandalon akumulimin e zbokthit në lëkurën e kokës dhe pastron lëkurën e kokës.