Kanceri i Prostatës
Kanceri i Prostatës; Simptomat, Shkaqet dhe Strategjia e Trajtimit Natyral
Kanceri i prostatës vret një rreth 35,000 njerëz çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe sulmon 165.000 të tjerë. Shumica e rasteve të kancerit të prostatës nuk ndodhin veçse pasi burrat t’i kalojë të 50-tat, por në vitet e fundit ka pasur një rritje të qëndrueshme në përqindjen e meshkujve në të ’30 dhe të ‘40 e tyre, me të dy problemet: e prostatës dhe kancerin e prostatës, kryesisht si pasojë e dietës së varfër dhe për shkak të rritjes së ndotjes së mjedisit. Në përgjithësi, kanceri i prostatës është lloji më i zakonshëm i kancerit te meshkujt mbi 50 vjeç, si dhe lloji i dytë më i zakonshëm i kancerit te njerëzit në përgjithësi. Kjo është veçanërisht e zakonshme në mesin e meshkujve afrikano-amerikanë, të cilët kanë një rrezik 40 % më të lartë të zhvillimit të sëmundjes në krahasim me njerëzit e tjerë.
Simptomat
Kanceri i prostatës është një prej kancereve më të zakonshëm te meshkujt, që prek prostatën, një gjëndër e vogël sa madhësia e kokrrës së arrës. Ajo rrethon pjesën e parë të tubit (uretrës) që mbart urinën nga fshikëza në penis. Në fazat e hershme, njerëzit nuk kanë të ngjarë të vërejnë simptoma sepse ato ndodhin vetëm kur kanceri është aq i madh sa të ushtrojë presion mbi uretrën. Simptomat në këtë rast përfshijnë: vështirësi në fillim të derdhjes së urinës, rrjedhje të dobët të urinës, nevojë urgjente për të urinuar, sasi urine më e shumtë se zakonisht (sidomos natën), ndjenja e fshikëzës të mbushur për shkak të mbajtjes së urinës, djegie apo ndjesi të dhimbshme gjatë urinimit, brishtësi mbi fshikëz, dhimbje jo e mprehtë në legen apo prapa shpine, ndonjëherë gjak në urinë (por kjo është e pazakontë), dhimbje në organet gjenitale, lodhje ekstreme, zgjerim të prostatës (PSB) dhe humbje të pashpjegueshme peshe.
Kujdes! Kanceri i prostatës në fazën fillestare mund të zhvillohet pa paraqitur ndonjë shenjë apo simptomë të dukshme. Kontrollet mjekësore dhe fizike vjetore janë shumë të rëndësishme për burrat 50 vjeç e sipër, si edhe për meshkujt më të rinj, familjet e të cilëve kanë një histori të kancerit.
Ekzaminimi
Mjekësia konvencionale përdor një shumëllojshmëri të teknikave diagnostikuese për të ekzamimuar kancerin e prostatës. Përveç testit PSA, këto teste përfshijnë biopsi, test dixhital i zorrës së trashë (Dre), dhe rezonancë magnetike (MRI).
Teste të tjera që merren parasysh janë hetimi i kockave dhe teste për të përcaktuar nëse kanceri është përhapur përtej prostatës, të tilla si ACP, Alp, dhe (RT) -PCR.
Shkaqet
Ka shumë shkaqe të mundshme të kancerit të prostatës, ku përfshihet:
– Hyperplasia prostatike beninje (BPH).
– Kongjestioni dhe e mbigrumbullimi i mbeturinave në sistemin limfatik.
– Mungesa e ushtrimit.
– Dieta e varfër, mangësia ushqyese.
– Toksinat mjedisore.
– Kapsllëku kronik dhe koliti i cënuar.
– Çekuilibri hormonal.
– Parazitët.
– Sëmundjet seksualisht të transmetuara (sidomos gonorreja).
– Stresi.
– Dhe predispozicioni gjenetik.
– Burrat që hyjnë në pubertet më vonë se normalja gjithashtu kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës.
– Burrat që vuajnë nga sëmundjet kronike autoimune janë gjithashtu në një rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit të prostatës për shkak të mënyrës me të cilën kushte të tilla e shtypin funksionin imun, duke lejuar qelizat e kancerit të përhapen, duke formuar tumore në gjëndrën e prostatës, si dhe në zona të tjera të trupit. Shpesh, kanceri i prostatës në këtë rrethanë mund të përhapet në mënyrë agresive. Në rastin e funksionit imun të kompromentuar, është shumë e rëndësishme që të jesh i vetëdijshëm për shëndetin e prostatës, duke bërë kontrolle të shpeshta.
– Vazektomi mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës dhe atë testicular. Kjo ndodh me shumë gjasa për shkak të prodhimit të antitrupave të njohur si allosperm, të cilat janë prodhuar gjatë vasectomies. Allosperma e redukton përgjigjen imune, duke ia bërë të vështirë sistemit imunitar për të identifikuar dhe sulmuar qelizat e kancerit.
– Ngushtësitë kronike në muskujt që rrethojnë gjëndrën e prostatës mund të kontribuojnë gjithashtu në kancerin e prostatës për shkak të asaj se ngushtësitë e tilla mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut dhe të oksigjenit në gjëndrën e prostatës. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ngushtësitë kronike në muskujt rrëmbyes, të cilët rrethojnë dhe mbulojnë gjëndrën e prostatës. Shtrëngimi i muskujve rrëmbyes mund të krijojë presion të shtuar mbi gjëndrën e prostatës, duke bërë që ajo të ngurtësohet dhe të humbasë butësinë e saj natyrore. Kjo kufizon më tej rrjedhën e oksigjenit dhe të gjakut, duke minimizuar shpërndarjen e ushqyesve jetike në qelizat dhe indet e prostatës.
– Veshjet e shtrënguara, sidomos mbathjet e shtrënguara dhe rripat që ushtrojnë presion mbi atë zonë të trupit, mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut dhe të oksigjenit në prostatë. Për më tepër, sipas studiuesve në fushën e mjekësisë energjike, togëza e ripit -veçanërisht togëzat që përmbajnë nikel, krijojnë një bllokim të energjisë, kur i vesh mbi qendrën e belit. Arsyeja për këtë është se rruga jetike e energjisë, udhëton nëpër qendër të trupit deri në prostatë. Për të shmangur krijimin e bllokimeve të tilla të energjisë, duhet shmangur vendosja e rripave me togëza nikeli dhe kjo e fundit nuk duhet pozicionuar në qendër, por duhet anuar majtas ose djathtas.
Përveç veshjes së rrobave të lirshme, zgjidhni veshje me fibra frymëmarrëse natyrore, të tilla si pambuku ose mëndafshi, në vend të materialeve sintetike.
Rrezatimi, duke përfshirë rrezatimet e emetuara nga njësitë mikrovale të gatimit, mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës, madje edhe kur njësi të tilla nuk janë në përdorim.
Parandalimi
Parandalimi është mënyra më e mirë për trajtimin e kancerit të prostatës, si dhe për të gjitha kushtet e tjera shëndetësore të meshkujve që lidhen me prostatën dhe organet seksuale mashkullore. Kjo përfshin të paturit e një ekzaminimi të rregullt fizik (vjetor) që përfshin edhe një test dixhital të zorrës së trashë dhe, për burrat mbi 40 vjeç, një test të gjakut për të përcaktuar rezultatin e PSA (antigjenit specifik të prostatës), i cili zbulon edhe për shenja të zgjerimit të prostatës. (Shënim: Edhe pse testi PSA përdoret zakonisht për të zbuluar kancerin e prostatës, në vitet e fundit ai është gjetur të jetë i paefektshëm për këtë qëllim, deri në pikën ku edhe zbuluesi i këtij testi nuk e rekomandon më që të përdoret si një shënues për kancerin e prostatës.)
Teste të tjera të dobishme diagnostike që merren në konsideratë, në varësi të simptomave tuaja, përfshijnë testet e urinës, ultratinguj, dhe teste të tjera të gjakut që mund të ndihmojnë të përcaktojnë statusin tuaj imunitar. Testimi hormonal duhet të bëhet për të gjithë njerëzit mbi 40 vjeç.
Masa të tjera parandaluese përfshijnë një dietë të shëndetshme, detajet e të cilës janë të përcaktuara qartë më poshtë, së bashku me plotësuesit e duhur ushqimorë, dhe ushtrimet e rregullta (së paku tri herë në javë).
STRATEGJITE NATYRALE PER TRAJTIMIN E KANCERIT TE PROSTATES
Trajtimi natyral për kancerin e prostatës përfshin dietën ushqimore, stilin e jetesës dhe kurën e posaçme me bimë shkretinore, e cila është jetike për të gjithë pacientët, në çdo fazë të sëmundjes që të jenë.
- Ushqimi
Shmangni të gjitha ushqimet që janë të larta në yndyrna të dëmshme të ngopura, yndyrna dhe vajra të hidrogjenizuara, margarinë, dhe yndyrna pjesërisht të hidrogjenizuara. Eliminoni miellin e bardhë të rafinuar, i cili gjendet në shumicën e ushqimeve të gjetura në një raft tipik dyqani ushqimor, duke përfshirë bukën, gjevrekun, biskotat, ëmbëlsirat, makaronat. Gjithashtu shmangni alkoolin, kafeinën, karbohidratet e thjeshta, sheqernat dhe produktet e sheqerit, ushqimet që janë tepër djegëse dhe tërësisht të përpunuara.
Fuqizoje veten, dhe zgjidh një dietë të theksuar në ushqime organike, dhe sa më të freskëta, fruta dhe perime, tërshërë, drithëra, oriz, quinoa dhe hikërror. Përfshini në dietë një shumëllojshmëri të preferueshme të arrave dhe farave, sidomos fara kungulli dhe luledielli.
Minimizoni konsumin e mishit të kuq; zëvendësojeni atë me sasi të mjaftueshme të pulave të fushës organike, bizon dhe peshk të egër.
Hani sasi të bollshme të zarzavate organike të freskëta dhe të gatuara lehtë mbi avull, dhe sallata të freskëta të përditshme. Mundësisht, gatuani me gjalpë / vaj të virgjër kokosi dhe përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër; vajin e farës së lirit dhe farës së koprës e përdorni si erëz në perime dhe si bazë për salcën e sallatës suaj të përditshme.
Gjatë ditës, pini shumë ujë të pastër, të filtruar, dhe shmangni pirjen -si dhe banjën apo dushin në- ujë rubineti të pafiltruar, sepse uji i rubinetit përmban metale të rënda dhe mbetje të pesticideve të cilat mund të vendosen në përqëndrime të larta në gjëndrën e prostatës.
Dieta ushqimore e papërpunuar është një plan ushqimi që mund të jetë me dobi të madhe në qoftë se ju vuani nga kanceri i Prostatës. Duke përdorur udhëzimet e përshkruara më lart si një bazë për një dietë të pastër dhe të shëndetshme, atëherë mund të kaloni në një dietë ushqimore të papërpunuara si e dëshironi vetë.
Ushqimet e papërpunuara ushqimore gjenerojnë rezultate të shpejta për shkak të aftësisë për të çhelmuar tërësisht trupin dhe për të çliruar energji të pashfrytëzuar më parë nga trupi juaj.
Dieta kryesisht të përbëhet nga fruta të papërpunuara, perime, dhe arra e farëra, dhe plotësohet me konsumin ditor të lëngjeve të freskëta të gjelbra të bëra nga një shumëllojshmëri e perimeve të tilla si selino, marule, spinaq, karrota, lakër jeshile, majdanoz.
Konsumoni sa më pak ose aspak ushqim të gatuar. Dieta e papërpunuara ka avantazhin e eliminimit në çast të shumë alergeneve të përbashkëta.
Qumështi duhet mënjanuar, edhe pse disa mund të zgjedhin sasi të moderuara të qumështit të dhisë apo produktet e qumështit të deles, shpesh në formën e një ushqimi të thartuar, të tilla si kefir ose kos të përgatitur në shtëpi.
Terapia me lëngje
Kombinoni:
– Lakër të kuqe, selino dhe lëng marule, dhe pini 250 dy herë në ditë.
– Karrota, kastravec, panxhar, rrepkë, dhe lëng hudhër gjithashtu mund të jenë të dobishme.
– Lëngjet e jeshile të freskëta janë një nxitje e rëndësishme e dendësimit të lëndëve ushqyese në dietë; formoni kombinime të reja të perimeve, dhe zbuloni të preferuarat tuaja personale.
– Domatet: Domatet përmbajnë lycopene (substanca që i jep domates ngjyrën e kuqe të thellë), që i takon një familjeje të pigmenteve natyrore të quajtura carotenoids. Lycopene janë një anti-oxidant i shkëlqyer i aftë për të mbrojtur trupin ndaj shumë sëmundjeve degjenerative, duke përfshirë qafën e mitrës, prostatën dhe kancerin gastrointestinal.
– Kastraveci: Trangujt janë të njohur për përmbajtjen e lariciresinol, pinoresinol dhe secoisolariciresinol. Këto tre lignans kanë një histori të fortë të kërkimit në lidhje reduktimin e rrezikut të disa lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin ovarian, kancerin e mitrës dhe kancern e prostatës.
- Stili i të jetuarit
– Ushtrohuni rregullisht, të paktën tre herë në javë për 45-60 minuta në çdo seancë.
– Nëse pini duhan, lëreni menjëherë, dhe qëndroni larg nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit.
– Gjithashtu shmangni alkoolin, kafen, dhe të gjitha produktet që përmbajnë kafeinë.
– Kujdesuni për të menaxhuar stresin dhe për të zvogëluar nivelin e stresit tuaj të përgjithshëm, pasi stresi mund të ndikojë negativisht në funksion e shëndoshë imun.
– Përveç kësaj, pini një gotë 250ml ujë të pastër e të filtruar çdo dy orë gjatë ditës për të reduktuar nxehtësinë nga trakti urinar dhe për ta mbajtur atë të hidratuar siç duhet.
Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me Kancer të Prostatës
Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.
Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.
Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.
Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për asgjësimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të Kancerit të Prostatës dhe Testikujve, që i gjeni më poshtë. (Shtypni mbi foto)