7 Sëmundje që prekin personalitetin tënd
7 Sëmundje që prekin personalitetin tënd; Cilat janë ato?
Disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore mund të ndikojnë në personalitetin e njeriut, dhe e shtyjnë atë të veprojë dhe të sillet jo normal, jo ashtu si ishte para sëmundjes.
Njihuni më këto sëmundje që ndikojnë dhe ndryshojnë personalitetin e përsonit më qëllim që të rritni ndërgjegjësimin rreth tyre, të bëheni më të durueshëm me ta, t’u jepni më shumë vëmendje, dhe të kuptoni se këto ndryshme të personalitetit të tyre janë për shkak të këtyre sëmundjeve.
- Sëmundja e Alzheimerit
Kjo sëmundje ndikon në mendimin dhe gjykimin e pacientit, kujtesën e tij dhe vendimmarrjen. Ajo mund ta bëjë pacientin të ndihet i hutuar dhe të ndryshojë mënyrën se si sillet. Në rastet e hershme të sëmundjes, pacienti mund të ketë ankth, ose ndoshta të ndjehet i shqetësuar apo i mërzitur.
Duke filluar me dridhje në duarve, sëmundja e Parkinsonit mund të ndikojë në ecje, të folurit, madje edhe të fjeturit dhe të menduarit.
Në fazat e para, kjo sëmundje mund të çojë në simptoma të tilla si vëmendje në detaje të vogla, ose neglizhim i papritur. Më vonë, pacienti mund të duket i përhumbur nga të menduarit ose i izoluar shoqërisht.
Gjëndra tiroide sekreton hormonet që e shtyjnë trupin të ngadalësojë ose të përshpejtojë punën. Nëse prodhimi tiroid bëhet i tepruar ose i ngadalshëm, kjo do të shkaktojë nervozizëm, përhumbje dhe ndryshim të humorit, dhe ka tendencë për harresë.
Tumoret në pjesën ballore të trurit mund të ndikojnë në fushat që kanë të bëjnë me personalitetin, emocionet, zgjidhjen e problemeve, dhe kujtesën.
Simptomat që lidhen me këto kushte janë konfuzioni ose harresa. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu mdryshime të humorit, ose ta bëjnë pacientin më agresiv, dhe ndoshta sjellin mendime paranojake, të tilla si dyshimi që të tjerët janë duke u përpjekur për ta vrarë.
Kur ndërpritet qarkullimit i gjakut në pjesë të caktuara të trurit, qelizat e ekspozuara në këtë pjesë dëmtohen për shkak të mungesës së oksigjenit.
Efektet e ndryshme në tru, ndryshojnë sipas gjatësisë së goditjes dhe vendit ku ato ndodhin në tru. Pacienti mund të mos jetë në gjendje për të lëvizur disa pjesë të trupit, dhe mund të ndryshojë karakterin e tij, të tilla si duke shkaktuar luhatje të rëndë në humor, ose të kthehet më agresiv se para goditjes.
Kur shfaqet depresioni, shtrihet në të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Depresioni nuk ndikon vetëm në pikëllimin dhe gjendjen psikologjike, por ndikon edhe në atë që mendon pacienti, fuqinë e kujtesës, si dhe për të marrë vendime.
Depresioni ndryshon mënyrën e pacientit në të menduarit e botës rreth tij, dhe simptomat ndryshojnë midis burrave dhe grave, dhe gratë shpesh ndihen të pa vlera, të trishtuara dhe me faj, ndërsa burrat kanë tendencë të ndihen të lodhur, të nervozuar, dhe të zemëruar.
- Çrregullimi obsesiv-kompulsiv
Kjo e shtyn pacientin në vesvese dhe ndjesi të shqetësimit, duke i ardhur mendime që nuk mund t’i largojë, dhe shembull i thjeshtë i këtij rasti është që pacienti mund të lajë duart e tij disa herë, dyshon në veten e tij, dhe kalon kohë të gjatë për të kryer detyrat më të vogla.