6 Shenja që Mëlçia juaj mund të dështojë
6 Shenja që Mëlçia juaj mund të dështojë dhe Mënyra natyrale për luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë
Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës portae në mëlçi dhe mandej varësisht nga nevoja lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku.
Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 gram. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë të pjesës së sipërme të hapësirës së barkut.
Ndërtimi mikroskopik i mëlçisë
Qelizat e mëlçisë kanë në të shumtën e rasteve më shumë bërthama dhe janë të radhitura në rresht. Në mes të qelizave të mëlçisë janë të radhitura kapilaret e zgjeruara të saj – sinusoidat. Këto janë të veshura me një endotel dhe përbëhen nga makrofagët special. Sinusoidat transportojnë gjakun e Vena portae së bashku me gjakun e Arteria hepatica nëpër lobuli të mëlçisë në drejtim të qendrës së laprave, ku gjendet një venë qendrore. Venae centrales bashkohen në venë më të mëdha (Venae sublobulares) dhe në fund bashkohen në venë të mëlçisë (Vena hepatica).
Në pjesën mes sinusoidave dhe qelizave të mëlçisë gjendet hapësira e Disseut, ku ndodhin ç’helmimet. Këtu gjendet plazma e gjakut, më tutje të quajturat qeliza-Ito, që përmbajnë vitaminë A dhe i shërbejnë deponimit të yndyrës.
Kapilaret e lëngut të tëmblit janë përbrenda laprave vetëm gropëza të qelizave. Tek pas daljes nga lobuli fitojnë murin e tyre dhe bëhen Ductuli biliferi me një epitel njështresor prizmatik. Nga Ductuli biliferi të fushës periportale kalon lëngu i tëmblit nëpër kanale më të mëdha – Ductus hepaticus dhe del nga mëlçia – Ductus hepaticus sinister dhe Ductus hepaticus dexter bashkohen në Ductus hepaticus communis.
Detyrat e mëlçisë
Mëlçia është lidhur ngushtë me drejtimin dhe funksionimin e saktë të metabolizmit të glukozës, yndyrës dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrës dhe i jepet trupit në mënyrë të kontrolluar. Teprica deponohet si glikogjen. Gjatë urisë bëhet përsëri shpërbërja e substancës së deponuar në glukozë. Mëlçia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) në pasqyrën e sheqerit në gjak dhe mund ta mbajë atë në një shkallë konstante pavarësisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon në mëlçi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpërbërjen e yndyrës.
Enzimat e mëlçisë
Kontrollimi i gjakut gjatë një sëmundje të mëlçisë jep shumë udhëzime të rëndësishme mbi llojin dhe përhapjen e sëmundjes. Enzimat janë të nevojshme si çdo kund tjetër në trup edhe në mëlçi në mënyrë që të funksionojë si duhet metabolizmi i saj. Kur bëhet dëmtimi i qelizave të mëlçisë, këto enzima dalin jashtë tyre dhe rritet pasqyra e tyre në serumin e gjakut. Kështu mundemi, varësisht se cilat enzima janë të rritura, të vijmë deri tek diagnoza e sëmundjes.
- Enzimat që shpesh maten janë :
o GOT = AST = ASAT = Glutamat-Oxalacetat-Transaminaza / Aspartat-Aminotransferaza
o GPT = ALT = ALAT = Glutamat-Pyruvat-Transaminaza / Alanin-Aminotransferaza
o Gamma-GT = Gamma-Glutamyl-Transferaza
o AP = Fosfataza alkalike
Sëmundjet
Diagnostika e sëmundjeve të mëlçisë konsiston në interpretimin e drejtë të testeve të ndryshme funksionale dhe morfologjike. Mirëpo, disa nga këto nuk janë sasiore, disa nuk janë mjaft sensitive e disa të tjera nuk janë mjaft specifike, kështu që klinicistit i mbetet që të zgjedhë atë grup testesh që ndriçon më së miri një aspekt të veçantë të funksionit të mëlçisë. Interpretimi i këtyre testeve duhet bërë gjithmonë, duke pasur parasysh tablonë klinike.[1]
Sëmundjet kryesore të mëlçisë janë
- Hepatiti
- Cirroza
- Encefalopati hepatite (pengesa në funksionin e trurit deri në Coma hepaticum)
- Sëmundje imunologjie të mëlçisë (Autoimmunhepatitis)
- Metastaza
- Tumoret hepato-celulare
- Abscesi i mëlçisë
- Sindroma-Caroli
- Sindroma-Reye
- Echinokokkose-Shumë e rrezikshme per njeriun (merret nge Qeni)
Shenjat që tregojnë se mëlcia juaj ka nevojë për ndihmë
Mëlçia nuk vepron vetëm si një filtër për gjakun tuaj, por gjithashtu prodhon hormone, ruan energjinë dhe bën komponimet që lejojnë të keni tretje. Dhe këto janë vetëm disa nga detyrat e saj thelbësore.
Cirroza është emri i një tipi të përkeqësimit serioz të mëlçisë që rezulton nga një sëmundje e gjatë ose dëmtim i gjatë.
Pacientët me cirrozë të mëlçisë janë në rrezik të madh për kancerin e mëlçisë. Sëmundja dhjamosjes së mëlçisë është shkaku më i zakonshëm i problemeve të mëlçisë. Disa vlerësime sugjerojnë se deri në 25 milionë njerëz kanë djamosje të mëlçisë.
Format e ndryshme të hepatitit, si dhe pirja e tepruar e alkoolit, janë gjithashtu shkaqe të zakonshme të problemeve të mëlçisë.
Ka shumë simptoma që lidhen me sëmundjet e mëlçisë, por nëse ju përjetoni ndonjë nga këto, duhet menjëherë të filloni mjekimin e duhur.
- Dhimbje barku
Ndjesia i lënduar, i fryrë, ose me dhimbje në “kuadrantin e djathtë të sipërm” të barkut është një shenjë që mëlçia juaj mund të jetë në rrezik. Ndërsa mëlçia përfshin pjesën më të madhe të zgavrës së barkut, ajo është vendosur në anën e djathtë të barkut. Nëse është e sëmurë ose ka inflamacion, mund ta ndjeni.
- Ngjyrë e verdhë e syve ose e lëkurës (verdhëza)
Kur trupi juaj prish qelizat e vjetra të gjakut, një nga nënproduktet e krijuara është një përbërës i verdhë i quajtur “bilirubin”. Ndërsa një mëlçi e shëndetshëme nuk ka problem të disponojë bilirubin, një mëlçi e sëmurë lejon bilirubinën të ndërtohet në gjak, dhe kjo mund ta kthejë ngjyrën e lëkurës dhe të syve në të verdhë. Urina e errët është gjithashtu shenjë e verdhëzës.
- Dhimbje të kyçeve
Dhimbja e kyçeve, vjellja, të përzierat, lodhja dhe humbja e oreksit, janë të gjitha simptomat e ndërlidhura të sëmundjeve së mëlçisë, veçanërisht hepatitit autoimun. Hepatiti autoimun është një gjendje në të cilën sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat dhe indet e mëlçisë, dhe është më i zakonshëm tek gratë sesa tek meshkujt.
- Njolla të lëkurës
Për shkak se mëlçia nuk po e pastron siç duhet gjakun, mund të keni probleme të mpiksjes afër sipërfaqes së lëkurës. Këto lloje të problemeve të mpiksjes mund të rezultojnë në “angiomasë merimangash”, ose njolla të mëdha të lëkurës që i ngjajnë merimangave apo asteriskëve. Ato janë gjithashtu të zakonshëm në gjoks, krahë, duar, fytyrë, etj.
- Konfuzion
Një mëlçi e sëmurë mund të lejojë shumë bakër të ndërtohet në gjak dhe tru. Kjo mund të çojë në konfuzion, siç është Alzheimer. Ky lloj konfuzioni lidhet me sëmundjen e mëlçisë në fazën e avancuar, që do të thotë se kjo nuk është simptoma e parë (ose e vetme) që përjeton nëse mëlçia është në telashe.
- Humbja e muskujve
Një bark i tepërt ose i fryrë, i shoqëruar me krahë dhe këmbë të dobëta, mund të rezultojë nga pabarazitë e lëngjeve të shkaktuara nga mëlçia e sëmurë. Kjo humbje e muskujve mund të shfaqet edhe mbi faqet tuaja dhe tek tëmthi. Por përsëri, këto janë simptoma të sëmundjes së mëlçisë në fazën e avancuar.
Mënyra natyrale për luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë
– Yndyrnat e shëndetshme; përfshini në dietën tuaj më shumë yndyra të shëndetshme, të cilat gjenden tek vaj i ullirit, vaj i peshkut, vaj i kokosit.
– Pini lëngje perimesh dhe frutash të papërpunuara
– Hudhra; Hudhra përmban sasi të lartë të allicin dhe selen, dy komponimet natyrore që ndihmojnë në funksionet e mëlçisë.
– Panxhar dhe karrota; Të dyja janë shumë të larta në flavonoids-bimore dhe beta-carotene. Panxhari dhe karrota mund të ndihmojnë stimulimin dhe përmirësimin e funksionit të përgjithshëm të mëlçisë.
– Perimet me gjethe jeshile; Konsumoni zarzavate me gjethe jeshile të tilla si: spinaq, marule, sallatë.
– Brokoli; Ndihmon për të nxitur aktivizimin dhe detoksifikimin e mëlçisë.
– Pini shumë ujë; Kaq e thjeshtë, por shumë njerëz janë kronikisht të dehidruar (alkooli dhe pijet e gazuara nuk llogariten si ujë).
– Arrat dhr farat; përmbajnë sasi të larta të selenit, një tjetër faktor për të prodhuar glutathione. Glutathione është një anti-oxidant i prodhuar nga mëlçia.
– Anti-oksidantët; Stresi toksik i shkaktuar nga mjedisi kontribuon në shkatimin e sëmundjeve të mëlçisë. Vitamina C, është një nga antioksidanët më efektivë.
– Drithërat e plota, si: misri, gruri i zi, tërshëra, nxisin prodhimin e enzimave të mëlçisë dhe riparojnë indet e dëmtuara të saj.
– Thjerrëzat; janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në procesin e spastrimit të toksinave nga mëlçia, aparati tretës dhe zorra.
– Ruani peshën tuaj ideale.
– Nëse jeni diabetik, mbani nën kontroll dhe në nivele normale glukozën.
Shmangni
– Shmangni pirjen e alkoolit.
– Shmangni pirjen e duhanit.
– Shmangni substanca të dëmshme të tilla si droga dhe kokaina.
– Shmangni antibiotikët dhe ilaçet kimike që shkatërrojnë indet e mëlçisë.
– Shmangni ushqimet me ngjyra artificiale dhe ushqimet me yndyrë.
Nëse ju i përmbaheni një diete të shëndetëshme, mëlçia do të qëndrojë e shëndetëshme për shumë kohë. Por njëkohësisht duhet të shmangni produktet e dëmshme për trupin dhe mëlçinë.
Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Mëlçisë
Mëlçia është organi më i rëndësishëm i trupit, pa funksionin e plotë të së cilës njeriu nuk jeton shumë gjatë, pasi ajo kryen mijëra funksione jetike për trupin. Nga detyrat kryesore të mëlçisë është se ajo detoksifikon dhe shkatërron kimikatet në gjak, duke përfshirë barnat dhe ndotësit toksikë. Ajo është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të ndryshme si sintezën e proteinave, sintezën e glikogjenit dhe prodhimin e biokimikëve që janë të nevojshëm për tretjen.
Ndërsa një mëlçi e shëndetshme ka aftësinë të ripërtërihet, ose të rigjenerohet kur dëmtohet, inflamacioni kronik dhe hepatiti mund të dëmtojnë mëlçinë përgjithmonë, duke çuar më tej në cirrozë dhe kancer ose dështim të mëlçisë, nëse nuk trajtohet si duhet në mënyrë natyrale dhe të sigurt.
Është me rëndësi jetike që të ndërmerrni hapa për ta mbajtur mëlçinë të shëndetshme, pa hepatit dhe pa kancer, duke kufizuar marrjen e alkoolit, duke qëndruar të hidratuar, duke ngrënë pastër dhe më e rëndësishmja duke marrë ilaçe bimore për kujdesin e mëlçisë dhe shërimin e sëmundjeve të saj.
Për të stimuluar ripërtëritjen e mëlçisë, për të parandaluar dëmtimin e saj dhe për të luftuar sëmundjet e saj, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, për të zhvilluar produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)