Kumbulla Afrikane; Për kancerin e prostatës,
Kumbulla Afrikane – Prunus Africana; Për kancerin e prostatës, infeksionet, viruset…
Arabisht: خوخ أفريقي أو برقوق أفريقي
Anglisht: Prunus africana, red stinkwood, iron wood
Emri shkencor: Prunus Africana L.
Familja: Rosacea
Kumbulla afrikane është pemë shumëvjeçare me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi 10-15m, me lule të bardha dhe të verdha, me fruta blu të purpurt, me gjethe të thjeshta.
Orgjina e pemës është Afrika , kryesisht ishujt e Madagaskarit. Tradicionalisht pjesët e bimës janë përdorur për kurimin e malaries, ethet, plagët, plagët e shkaktuara nga shigjetat e helmuara, dhimbjet e stomakut, sëmundjet e veshkave, gonorrenë. Druri i saj është i fortë dhe është përdorur edhe për prodhime industriale, si: mobilje, sëpata, dysheme, etj. Pemës iu bë analizimi vetëm në vitin 1994-1995, por ajo ka qenë përdorur nga banorët e zonës që prej 33.000-43.000 vjet më parë. Mbledhja në masë e lëvores së bimës për përdorime mjekësore e ka bërë atë një specie të rrezikuar.
Pjesa që përdoret: Lëvorja.
Elementët kimik: Docosanol (0.6%) and β-sitosterol (15.7, alkanols (tetracosanol [0.5%] and trans-ferulic acid esters of docosanol and tetracosanol), fatty acids (62.3%, comprising myristic, palmitic, linoleic, oleic, stearic, arachidic, behenic and lignoceric acids); sterols (sitosterone [2.0%] and daucosterol) and triterpenes (ursolic acid [2.9%], friedelin [1.4%], 2-α-hydroxyursolic acid [0.5%], epimaslinic acid [0.8%] and maslinic acid)
Dobitë mjekësore të Prunus Africana
– Lufton infeksionet në sistemin e traktit urinar.
– Ndihmon në kurimin e kancerit të prostatës.
– Parandalon infeksionet dhe përhapjen e qelizave kancerore.
– Pastron stomakun, zorrët dhe lufton kapsllëkun.
– Qetëson dhimbjet e kockave.
– Ul temperaturën dhe redukton ethet.
– Lufton bakteriet dhe viruset.
– Ndihmon në kurimin e malaries dhe gonorresë.
– Ndihmon në kurimin e plagëve.
Kujdes
Nuk është e këshillueshme të përdoret gjatë shtazanisë dhe nga fëmijët nën 5 vjeç.