Kumbulla; Fruti Shumëngjyrësh

Kumbulla; Fruti Shumëngjyrësh; Për Sistemin imun, Diabetin, Zemrën , Fytyrën dhe Flokët

 

Emri shkencor: Prunus Domestica.

Kumbulla është bimë drunore, me lartësi deri në 10m, me degëzime të shumta, gjethe ovale dhe lule të vogla me ngjyrë  të bardhë, frutat kanë madhësi dhe ngjyra të ndryshme si; e kaltër, e gjelbër, e bardhë, e verdhë , e kuqe. Kumbulla kultivohet në mbarë botën. Ekzistojnë rreth 2000 lloje të kumbullës.

Kumbulla është e pasur me: Calories, Monounsaturated fat, Polyunsaturated fat, Saturated fat, sodium, potassium, carbohydrate, sugar, protein, vitamins, A, B2, B6, C, D,Calcium, iron, magnesium.

Vetitë shëndetësore të Kumbullës

– Ndihmon sistemin tretës, lëvizjen e zorrëve dhe largon kapsllëkun.

– Përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistentë ndaj sëmundjeve.

– Parandaluese e kancereve , sidomos kancerin e gjirit dhe të mushkërive.

– Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës

– Përmirëson shikimin.

– Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular.

– Mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut, aktivizojnë punën e veshkave.

– Formojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

– Largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen.

– Të dobishme për të sëmurët me diabet dhe parandaluese e tij.

– Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

– Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën,  largojnë stresin,  përmirësojnë gjumin dhe oreksin.

– Parandalojnë infeksionet që çojnë në sëmundjen e gripit.

– E dobishme për gratë shtatzëna, shëndeti e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

– Mbrojnë lëkurën nga ndikimi i radikaleve të lira, përmisojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, ruajnë lëkurën nga shfqja e puçërrave të rinisë.

– Parandalojnë shfaqjen e rrudhave, ripërtërisin qelizat e lëkurës dhe shërojnë plagët.

– E bëjnë lëkurën më rezistuese ndaj rrezeve të diellit.

– Ngrënia e kumbullave ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë.

– Largojnë zbokthin, ndalojnë rënien, kurojnë flokët e dëmtuar, ndihmojnë mbirjen e flokut.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook