9 Sëmundje Autoimune që ndikojnë pamjen

9 Sëmundje Autoimune që ndikojnë pamjen

 

Sëmundjet autoimmune përfshijnë një gamë të gjerë sëmundjesh, që janë kronike dhe përparojnë me simptoma të njëpasnjëshme.

Një sëmundje autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për qëllim mbrojtjen e organizmit nga gjithçka e huaj, sulmon me anë të qelizave limfocite B dhe T, qelizat e shëndosha të vetë organizmit.

Sistemi imunitar i cilëson ato si të huaja dhe i shkatërron. Për këtë arsye, këto sëmundje quhen sistemike, sepse prekin disa inde dhe qeliza, në organe të ndryshme të trupit.

Në këto sëmundje preken më shumë gratë me rreth 75% të rasteve, por nuk përjashtohen dhe burrat me 25% të rasteve.

Disa sëmundje autoimune ndikojnë shumë në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ato mund të ndryshojnë mënyrën se si ju dukeni dhe në këtë mënyrë shaktojnë stres, mërzitje, ankth, gjëndje shpirtërore që nuk janë në favor të kurimit dhe përshpejtojnë zhvillimin e simptomave.

Këtu janë disa nga sëmundjet më të zakonshme autoimune që kanë simptoma fizike dhe se si ju mund t’i trajtoni ato.

  1. Psoriasis; Sëmundje lëkure e cila shkakton irritim. Kjo gjendje e lëkurës vjen si rezultat i aktivitetit të tepërt të qelizave të lëkurës. Qelizat e reja të lëkurës formohen shumë shpejt dhe trupi nuk mund t’i hedhë të vjetrat me shpejtësi të mjaftueshme. Si rezultat i kësaj, qelizat e lëkurës grumbullohen, duke shkaktuar skuqje të lëkurës dhe irritim të saj, ku më së shpeshti ndodh në gjunjë, bërryla dhe në kokë.

Ju mund ta ndihmoni veten duke ndryshuar stilin e jetesës, dietën ushqimore dhe medikamente natyrale që kanë dhënë rezultate të mira në trajtimin e psoriasis.

  1. Alopecia Areata; Mund të shkaktojë zona të mëdha të dëmtuara në kokë ose në pjesë të ndryshme të trupit.
    Nëse jeni duke humbur sasi të mëdha të flokëve duke krijuar njolla të mëdha në trup ose në kokë, kjo mund të jetë për shkak të alopecia areata, një gjendje ku sistemi imunitar sulmon gjëndrrat e flokëve. Kjo sëmundje karakterizohet nga humbja e flokëve që ndodh në arna të rrumbullakëta, dhe në varësi të saj përcaktohet rikuperimi i tyre. Alopecia Areata është një sëmundje e paparashikueshme, ndonjëherë rritja e flokëve rinis vetë.

Faktorët që çojnë në alopecia areata mund të jenë të ndryshëm, por më kryesorët janë:

Faktori gjenetik, faktorët psikollogjik, si: stresi, gjëndjet e forta emocionale, dieta e varfër, sëmundjet e lëkurës, etj.

Disa faktorë nuk mund të ndryshohen, si psh. faktori gjenetik, por faktorë të tjerë mund të ndryshohen dhe ka shumë mënyra natyrale për luftimin e stresit emocional, opo për ndryshimin e dietës ushqimore, të cilat mund të luajnë rol kyç për parandalimin e rënies së flokëve.

  1. Vitiligo; i shkakton lëkurës arna të bardha në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo ndodh kur trupi shkatërron melanocytes, qelizat që i japin pigment lëkurës. Në disa raste, lëkura mund të humbasë të gjithë pigmentin dhe të kthehet tërësisht e bardhë. Kjo gjendje mund të ndikojë në flokë, në brendësi të gojës, në sy, dhe në shumë pjesë të tjera të trupit.

Shkaqet e vitilogos mund të jenë për shkak të sëmundjeve të tiroideve, ekspozimit ndaj kimikateve të caktuara, faktorëve gjenetik, etj.

Për të ndihmuar veten për kurimin e vitiligos është e rëndësishme t’i përmbaheni një diete të shëndetshme. Mësoni më shumë për vitiligon këtu.

  1. Sëmundjet e Tiroideve mund të shkaktojnë lëkurë të thatë, humbje të flokëve, dhe shtim në peshë.

Një tiroide nën-aktive do të thotë që prodhohen shumë pak prej hormoneve të tiroides, nga ana tjetër, metabolizmi bëhet më i ngadaltë. Shpesh hipotiroidizmi është si rezultat i sëmundjes Hashimoto, kur sistemi imunitar sulmon tiroidet.

Hipotiroidizmi në përgjithësi është i lehtë për t’u trajtuar. Medikamente të ndryshme natyrale ndihmojnë në kurimin e tij. Pasi të keni gjendjen nën kontroll, simptomat do të fillojnë të përmirësohen.

  1. Artriti Reumatoid shkakton inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth.
    Me këtë çrregullim autoimun, trupi sulmon gabimisht indet e veta, veçanërisht në nyje. Kjo mund të bëjë që nyjet, veçanërisht ato më të voglat në duar dhe këmbë, të fryhen dhe të ndiejnë dhimbje.

Faktorët e rrezikut të zhvillimit të artritit reumatid janë: mjedisi i ndotur, mbipesha, pirja e duhanit, gjinia, etj.

Ushtrimet fizike, luftimi i stresit, konsumimi i ushqimeve që luftojnë acidin në trup, të tilla si: perimet gjethe gjelbër, algat e detit, bananet, elbi, etj. Janë zgjedhje e zgjuar për trajtimin e artritit.

  1. Diabeti Tipi 1 është një sëmundje kronike autoimune, në të cilën sistemi imun sulmon dhe shkatërron qelizat e prodhimit të insulinës në pankreas. Kur nuk prodhohet insulinë e mjaftueshme, glukoza grumbullohet në gjak, dhe trupi nuk mund ta konvertojë ushqimin në energji. Kjo mund të shkaktojë kruarje, lëkurë të thatë, bakterie dhe kërpudha . Pacientët me diabet tip 1 kanë gjithashtu më shumë gjasa të kenë vitiligo.

Ushqimi luan rol kryesor në luftimin e simptomave të diabetit tipit 1. Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C, B dhe E. Pasi të keni gjendjen nën kontroll me plotësimin e insulinës, lëkura juaj duhet të fillojë të përmirësohet.

  1. Lupus është sëmundje autoimune që fillon kur trupi sulmon organet dhe indet lidhëse dhe çon në inflamacion. Ju gjithashtu mund të përjetoni lezione në lëkurë pas ekspozimit në diell. Një skuqje në formë të fluturës është shenjë klasike e lupusit, pasi ai shkakton skuqje të lëkurës në hundë dhe qafë.

Ekspertët thonë se faktori gjenetik është shkak kryesor i lupusit, por edhe faktorët e mjedisit shkaktojnë fillimin e kësaj sëmundje.

Për të parandaluar përparimin e sëmundjes shmangni ushqimet që mund t’ju shkaktojnë alergji, si: mielli i bardhë, sheqeri, produktet e qumështit. Konsumoni ushqime të pasura me klorofil.

  1. Dermatomyositis; një sëmundje inflamatore që shkakton skuqje të lëkurës në fytyrë dhe qepalla, si dhe mbi supe, gjoks etj . Simptoma të tjera përfshijnë dobësi të muskujve, vështirësi në frymëmarrje, dhe probleme të gëlltitjes. Kjo sëmundje është më e zakonshme në fëmijët mes moshave 5 dhe 15 vjeç, dhe në të rriturit mes moshave 40 dhe 60 vjeç.
    Tek fëmijët, kjo sëmundje mund të kurohet lehtë në mënyrë natyrale, kurse të rriturit duhet të jenë më të kujdesshëm pasi kjo mund të jetë një shenjë e një sëmundje themelore, dhe mund të avancojë në pneumoni ose dështim të mushkërive.

Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me yndyrna të shëndetshme Omega-3, vitaminë A, C dhe E.

  1. Anemia është një sëmundje autoimune në të cilën trupi sulmon qelizat në stomak, duke e bërë të vështirë për zorrët që të absorbuojnë vitaminën B12 të nevojshme për të bërë qelizat e kuqe të gjakut. Simptomat mund të përfshijnë lëkurë jashtëzakonisht të zbehtë, një gjuhë të fryrë, gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve, së bashku me lodhje dhe humbje të oreksit.

Shkaktarët e anemisë janë të ndryshme, si: mungesa e hekurit, sëmundjet kronike, sëmundjet e veshkave, kanceri i zorrës se trashë, ulçera në zorrën e trashë, faktori gjenetik, etj.

Konsumoni ushqime të pasura me kompleksin e vitaminës B, hekur, kalcium, më shumë spinaq dhe marule, shalqi dhe luleshtrydhe. Pini lëng karrote, lëng rrushi dhe lëng panxhari.

Bimët e Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Autoimune


Sëmundjet Autoimmune dhe fushat e tyre përkatëse janë të lidhura me strukturën e punës së sistemit imun. Sëmundjet autoimune ndodhin si rezultat i çekuilibrit në funksionimin e sistemit imunitar. Baza e sëmundjeve aotoimune është si shkak i dështimit të sistemit imun në dallimin mes trupave të huaj dhe trupave që gjenden në brendësi të tij në mënyrë të zakonshme dhe natyrshëm. Kur dështon në zbulimin e trupave të huaj, sistemi imun sulmon indet e tij, pra vetveten. Ai mund të sulmojë një qelizë të vetme, mund të sulmojë një organ ose një sistem të tërë. Ky është dështim i ushtrisë në mbrojtje të trupit nga sulmet e huaja. Por më shumë se kjo është dështimi i ushtrisë së imunitetit në identifikimin e anëtarëve të trupit të tij.

Ekipi ynë i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D), ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, të kombinuara në lloj dhe sasi të caktuar, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me çrregullime autoimune, si Multiple Sclerosis (MS), Artriti Reumatoid, Tiroiditi Hashimoto, Lupus, Hepatiti Autoimun, Diabeti Tip 1, Anemia Hemolitike Autoimune, Epilepsia, Sindromi Sjogren, Skleroderma, Urtikaria/Hives, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook