8 Vitaminat që duhet të merrni çdo ditë

Published On: December 3rd, 2022Categories: Ushqimi0 Comments on 8 Vitaminat që duhet të merrni çdo ditë

8 Vitaminat që duhet të merrni çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm

Nëse hani ushqim të shëndetshëm dhe jetoni një mënyrë jetese të shëndetshme, nuk do të keni nevojë për ilaçe.

Marrja e vitaminave (vetëm nëpërmjet ushqimit) ndihmon në:

– Rritjen e imunitetit.

– Uljen e stresit.

– Parandalimin e sëmundjeve kronike duke përfshirë diabetin.

– Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

– Sëmundjet e kockave.

– Sëmundjet e ndryshme të syve.

– Sëmundjet tumorale.

Këtu janë tetë vitamina shumë të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, si dhe ushqime të pasura me këto vitamina.

  1. Omega-3

Omega-3 është thelbësore për shëndetin e zemrës; ajo rregullon dhe ndihmon për të normalizuar nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve (që ndihmojnë për të parandaluar trombozën dhe mpiksjen e gjakut); dhe ka treguar që ndikon në shëndetin e trurit. Në mënyrë të veçantë, Omega-3 ndihmon për të nxitur aftësinë e të mësuarit dhe për të parandaluar problemet e sjelljes tek fëmijët – sidomos ata që vuajnë nga (ADHD).

Omega – 3 gjendet n në të gjithë llojet e peshkut, drithërat e plotë, gjeli i detit, hudhrat, farat e kungullit, etj.

  1. Vitamina B

Vitamina B12 është e njohur si jetike për shëndetin e zemrës. Vitamina B12 ruan shëndetin e veshkave, mëlçisë dhe indet e trupit. Ajo është e njohur edhe si “vitamina e energjisë,” dhe është e rëndësishme për shëndetin e kockave. Mangësia e saj çon në rrezikun e thyerjes së kockave, dobësimin e muskujve dhe humbjen e memories

Ajo gjendet në mishin e kuq, mishin e pulës, salmoni i egër, vezët, qumështi, fasulet, etj.

  1. Vitamina C

Konsiderohet si “gjyshi” i antioksidantëve. Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme që duhet të përdoren për të luftuar sëmundjet, ftohjet e zakonshme, gripin dhe sëmundjet infektive. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ajo është e dobishme për pacientët në fazën e 3-të ose të 4-ët të kancerit, sepse redukton efektet anësore dhe në këtë mënyrë përmirëson cilësinë e jetës. Ajo gjithashtu kontrollon toksinat e dëmshme në trupin tonë.

Ju mund ta merrni vitaminën C nëpërmjet frutave dhe perimeve të freskëta, të tilla si:  luleshtrydhet, portokalli, speci, mjedër, lakra e bardhë, asparagos, etj.

  1. Vitamina E

    Një përforcues vital i sistemit imunitar, dhe një anti-oxidant i fuqishëm, vitamina E është një nga vitaminat që kuron trupin dhe lufton kancerin. Ajo është gjithashtu e mirë për shëndetin e syve, ndihmon në luftimin e sëmundjeve të mëlçisë yndyrore, dhe sëmundjen Alzheimer.

Vitamina E gjendet në fara (bajame, lajthi, arra, etj.) dhe në perime me gjethe jeshile, si brokoli dhe spinaqi (i cili gjithashtu përmban hekur), vaj i ullirit, misri, trangulli, etj.

  1. Zink

Zinku luan rol të rëndësishëm kur është fjala për reagimet enzimatike, dhe në këtë mënyrë ndihmon për të luftuar infeksionin, rrit qelizat që janë të afta për luftimin e kancerit, mbështet shërimin e plagëve, dhe liron antitrupat që ndihmojnë sistemin imunitar. Zinku gjithashtu ndihmon diabetikët për të rregulluar nivelet e tyre të insulinës, përmirëson kujtesën, është i dobishme për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe gjumin.

Ziku gjendet në: mishin organik, spinaq, shparg, fasule, bizele, etj.

  1. Magnezi

    Magnezi ka kaq shumë përfitime shëndetësore! Ai përdoret nga çdo organ i trupit – zemra, veshkat, muskujt, kockat, sytë, dhe për këtë arsye mund të ndihmojë në një numër të problemeve shëndetësore. Faktori më alarmues është se shumë njerëz vuajnë nga mangësitë e magnezit.

Magnezi gjendet tek fasulet, kungulli, dhe perimet me gjethe jeshile.

  1. Vitamina K2

    Vitamina K2 punon së bashku me magnezin dhe vitaminën D për të ndihmuar lëvizjen e kalciumit në zonat e nevojshme të trupit (dhëmbët dhe kockat për shembull) dhe gjithashtu ndihmon për të hequr kalciumin nga indet e buta dhe arteriet, ku ai mund të jetë i dëmshëm. Ndërsa vitamina K gjendet në perimet me gjethe jeshile, dhe është kritike për ndalimin e gjakderdhjeve, vitamina K2 lehtëson transferimin e kalciumit nga arteriet në kocka. Kjo e bën atë jetike për shëndetin e zemrës.

Ajo gjendet në  kivi, spinaq, asparagos, bamje, brokoli, etj.

  1. Vitamina D

Vitamina D ka aftësinë për të ulur normën e kancerit në mënyrë dramatike. Vitamina D është e njohur edhe si thelbësore për shëndetin e mirë të zemrës dhe për shëndetin e kockave.

Ju mund të merrni vitaminën D nga dielli, dhe nga ushqime të caktuara, si: ton, skumbri, salmon, kërpudha Portobello, vezë, mëlçi, brokoli, arrat, drithërat e plotë.

Mungesa e vitaminave sot është për shkak se ushqimi që konsumojmë përmban pesticide dhe lëndë ruajtëse, dhe i ka humbur shumë vlera ushqyese, prandaj sigurohuni që të konnsumoni ushqim organik dhe ushqim që nuk përmban ruajtës kimik.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook