8 Sekrete si të qëndroni elegant dhe të shëndetshëm

Pesha e shëndetëshme nuk është e rëndësishme vetëm për pamjen e jashtme por edhe për shëndetin e përgjithshëm të trupit. Për të arritur këtë objektiv, ju duhet të përcaktoni peshën ideale të trupit në bazë të gjinisë, moshës, lartësisë, kornizës së trupit dhe llojit të trupit, gjë për të cilën ekzistojnë llojshmëri formulash.

Ja disa mënyra natyrale si të qëndroni elegant dhe të shëndetshëm.

  1. Ndryshoni dietën ushqimore

Mos hani çdo ditë të njëjtin ushqim! Gjatë javës ju mund të bëni një program që të përfshijë konsumimin e ushqimeve të shëndetëshme si: peshk, oriz, pulë organike, thjerrëza, perime të ziera, etj. Peshku është i  pasur me acide yndyrore të shëndetshme Omega 3, dhe tretet lehtë. Perimet si brokoli, lulelakër, lakër e bardhë, sallatë jeshile, japin ndjesi ngopje dhe mbushje të trupit me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

  1. Hani Pjesë të vogla ushqimi

Çdo pjatë duhet të jetë e zbukuruar dhe të tregojë bukurinë natyrore (duke i shtuar perime). Gjithashtu sigurohuni që pjata të mos jetë e mbushur plot; ju duhet të lini vend bosh në stomak për të shmangur çdo shqetësim në tretje, dhe duhet ta mbani stomakun në përmasën e tij natyrale!

Kultura profetike Muhamedane vë theksin në konsumin e sa më pak ushqimi dhe me pjesë të vogla. Ky kontroll ju lejon për të mbajtur një peshë ekstra dhe një organizëm të shëndetshëm.

  1. Supë me probiotik

Supat e pasura pasura me probiotics dhe erëza të lehta mund të konsiderohen super të shëndetëshme për shëndetin dhe peshën optimale. Ato japin ndjesinë e gopjes dhe plotësim të lëndëve ushqyese të shëndetëshme. Çdo vakt duhet të shoqërohet me supë të përgatitur me probiotik dhe erëza të lehta. Supa me probiotik ndihmon tretjen dhe ruan shëndetin e sistemit tretës.

  1. Gatime të lehta

Kur gatuani, zgjidhi metoda të shëndetshme gatimi duke përfshirë vajrat miqësore të zemrës dhe mos i ekspozoni përbërësit e gatimit në temperatura të larta dhe me periudha të gjata zierje. Ushqimet e freskëta dhe të lehta janë gjithashtu të preferuar për organizmin. Në përgjithësi, ky stil gatimi ju lë të ngopur dhe nuk shkakton çrregullime në sistemin tretës.

  1. Konsumoni pak bukë dhe më shumë oriz

Buka është më e vështirë për t’u tretur nga stomaku. Në vend të saj, konsumoni oriz, i cili përmban lëndë ushqyese të larta dhe njëkohësisht tretet lehtë. Ju mund të shkoni një hap më tej në shtimin e zgjedhjes së shëndetshme në dietën tuaj dhe të zgjidhni oriz kafe dhe bukë të zezë.

  1. Sa më pak ëmbëlsira

Ëmbëlsirat e përpunuara dhe sheqeri janë armiku kryesor i shëndetit.  Në vend të përdorimit të ëmbëlsirave, tortave, çokollatave ose okulloreve, konsumoni fruta të freskët,  sallatë frutash, ose ëmbëlsira të vogla të përgatitura në shtëpi në mënyrë të shëndetëshme, por jo çdo ditë. Frutat janë të pasur me antioksidantë dhe ushqyes të tjerë thelbësor, dhe pakësimi i sheqerit parandalon diabetin, yndyrat e tepërta dhe shtimin në peshë.

  1. Ushtrimet fizike

Përveç dietës së shëndetëshme, ju duhet të kaloni dhe pak kohë duke u marrë me ushtrime fizike. Vetëm 30 minuta ushtrime fizike çdo ditë ndihmon në tretjen e yndyrave, qarkullimin e gjakut, lehtësimin e tretjes, forcimin e zemrës, pastrimin nga toksinat, largimin e stresit, etj. Të gjitha këto kontribojnë në një peshë optimale dhe organizëm të shëndetshëm dhe rezistues ndaj sëmundjeve.

  1. Reduktoni stresin

Stresi është një nga faktorët më të zakonshëm që kontribon për të fituar peshë, sepse ai zvogëlon aftësinë e trupit për të djegur yndyrat.
Lirimi i kortizolit gjatë stresit rrit oreksin tek disa njerëz. Gjithashtu, stresi ju bën të keni nevojë për ëmbëlsira, sepse ushqimi i ëmbël stimulon trurin për lirimin e kimikateve që rrisin kënaqësinë.
Luftojeni stresin me ushtrimet e relaksimit si frymëmarrje të thellë, dhe meditim. Përfshini në dietën tuaj më shumë ushqime të pasura me vitaminë B dhe C, magnez dhe kalcium. Mangësia e këtyre ushqyesve mund të shkaktojë rritje në nivelet tuaja të kortizolit dhe dëshirë për ushqime të ëmbla.
Acidet yndyrore Omega-3 të reduktojnë stresin dhe agresionin, rritin metabolizmin dhe lehtësojnë humbjen në peshe. Pra, konsumoni më shumë kos, bajame, avokado, portokall, manaferra, spinaq, për të luftuar stresin në mënyrë të shëndetshme.

Kujdes!

– Mos hani ndërsa jeni duke dëgjuar muzikë ritmike dhe me zë të lartë; kjo mund të stimulojë bllokim të brëndshëm.

– Pini sa më pak ujë gjatë ngrënies. Para ose pas ngrënies duhet të pini ujë të pastër ose ujë me limon. Është mirë të pihen rreth 8 gota ujë në ditë.

– Kurrë mos hani, ndërsa jeni me nxitim.

– Filloni çdo vakt me një sallatë ose një frut.

– Mos hani ose pini kur jeni duke ecur ose kur jeni në këmbë.

– Mos hani natën vonë, hani 2-3 orë para se të flini.

– Mos hani kur jeni i stresuar ose i mërzitur.