8 Pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni
8 Pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni
Duart tona janë të mbuluara me mikrobe që përhapen në pjesë të ndjeshme të trupit, dhe në disa raste, ato gjithashtu mund të mbledhin shumë mikrobe që më pas u transmetohen njerëzve të tjerë.
Ja disa zakone që dëmtojnë shëndetin tuaj dhe të atyre që janë përreth jush
– Mbani duart larg nga fytyra
Shikoni rreth një kafeneje dhe do të shihni një numër të mirë njerëzish që mbështesin fytyrën në duart e tyre. Nëse nuk jeni duke e larë fytyryën, atëherë largojini duart nga ajo! Duart përmbajnë vajra që mund të futen në poret tuaja dhe të përkeqësojnë aknet. Pra, për të ndihmuar në mbajtjen e fytyrës të pastër dhe pa akne, mos e prekni atë.
– Mbani duart larg veshëve
Brendësia e veshëve tanë është delikate dhe shumë e prirur për t’u dëmtuar, prandaj nuk duhet të gërmoni në thellësi për të hequr dyllin e veshit. Ju kurrë nuk duhet të përdorni gishtat brenda veshëve apo jashtë tyre. Lëkura në membranën e kanalit të veshit është shumë e hollë.
– Mbani duart larg nga sytë
Sytë janë jashtëzakonisht të ndjeshëm. Duke i prekur ato, jo vetëm që futni mikrobet, por edhe i jeni drejtuar rrezikut për futjen aksidentalisht të mikro-organizmave, të cilat mund të shkaktojë irritim dhe madje edhe gërvishtje në corneas ( cipës së jashtme të syrit). Nëse duhet t’i prekni sytë, lani duart mirë para se ta bëni këtë. I rezistoni fshirjes apo fërkimit të syve, pasi kjo gjithashtu mund të shkaktojë më shumë rrudha dhe qarqe të errëta me kalimin e kohës.
– Mbani duart larg nga hunda
Brenda hundës gjenden bakteret e saj të shëndetshme. Duke vënë gishtat atje, futni baktere të ndryshme të cilat nuk janë të mirëpritura dhe mund të shkaktojnë infeksione. Përveç kësaj, duart do të marrin bakterie nga hunda dhe do t’i përhapin ato, gjë që është veçanërisht problematike gjatë sezonit të gripit.
– Mbani duart larg nga goja
Goja përmban rreth 34 – 72 lloje të ndryshme të baktereve. Shumica e tyre janë të padëmshme, disa janë të dobishme për shëndetin e gojës, por duke i shtuar mikrobe shtesë nga duart, prishni ekuilibrin e gojës dhe mund ta çoni drejt sëmundjes. Nëse jeni i sëmurë, mund të ndihmoni transferimin e mikrobeve nga goja juaj tek njerëzit e tjerë, gjatë shtrëngimit të dorës ose duke i dhënë dicka. Mbani duart tuaja larg nga goja për të minimizuar këto rreziqe.
– Mbani duart larg nga kërthiza
A e dini se kërthiza është pjesa më e ndytë e trupit? Kërthiza përmban një popullsi të lartë bakteresh; ajo është e thellë, kështu që mbetet e ndotur edhe pas dushit. Forma e kërthizës e bën të lehtë mbledhjen e papastërtisë dhe shkaktimin e erës së fortë, prandaj shumë ekspertë ndalojnë prekjen e kërthizës me gisht, pasi kjo mund të çojë në infeksione të rënda.
– Mos i prekni thonjtë
Tek thonjtë jetojnë sasi e pabesueshme e papastërtive dhe baktereve. Edhe pastrimi i zellshëm i duarve nuk i zhduk krejtësisht këto mikrobe, prandaj gjatë gatimit duhet të vishni doreza. Bëni përpjekje për të thyer zakonet e gërmimit apo thyerjes së thonjve me dhëmbë, pasi kjo është e dëmshme për ju dhe për ata që janë rreth jush.
– Mbajini duart larg nga vendet anale
Larja e duarve pas përdorimit të banjos nuk është thjeshtë higjenike por edhe e shëndetëshme. Prekja e rajonit tuaj anal është mënyrë e shpejtë për të përhapur mikrobet, madje edhe e E.colin e rrezikshëm. Kontakti me rajonin anal të trupit bëhet një agjent për infeksionin e të gjithë organeve të brendshme dhe të jashtme si goja, sytë, fytytra, etj.