8 Gjëra që shkaktojnë kancer dhe që duhet të hiqni nga dhoma e gjumit

 

Edhe pse një dietë e shëndetshme dhe stili i jetesës janë mënyra të mira për të parandaluar sëmundje të shumta e të rënda, ka edhe shumë gjëra që ju duhet të hiqni nga dhoma juaj e gjumit për të mbajtur shëndetin tuaj në kontroll. Llojet e ndryshme të mobiljeve, materialeve dhe veshjeve janë mjaft kancerogjene dhe duhet të ndërrohen me alternativa organike për të parandaluar kancerin.

Sipas ekspertëve, krijimi i një dhome gjumi të pastër (jo toksike) mund të jetë një sfidë financiare, kështu që fillimi pak nga pak është zgjidhja më e lehtë. Pse? – Sepse çdo ndryshim që mund të bëni do të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj.

Si të filloni është një vendim personal bazuar në buxhetin tuaj dhe problemet  shëndetësore. Disa njerëz fillojnë me zëvendësimin e dyshekut të tyre, të tjerët  me jastëkët. Hap pas hapi, pa marrë parasysh se sa pak ndryshim mund të bëni, ju do të ndikoni pozitivisht në mirëqenien tuaj, kjo është e sigurt. Le të hedhim një vështrim në disa nga masat që ju nevojiten:

  1. Kaloni nga rrobat sintetike në material organik

Çdo material sintetik është prodhuar nga gazra ose qymyr i lëngët. Ky material  spërkatet përmes një gryke (spinneret -tjerrje), e cila spërkat përbërjen e cila ftohet në kontaktin ajror, duke krijuar fije që janë të endura së bashku për të krijuar pëlhurë. Materiali i zakonshëm i veshjeve sintetike është PFC, ose Teflon, që është shumë kancerogjen. Kjo është arsyeja pse ju duhet të zëvendësoni të gjitha rrobat tuaja me ato të bëra nga materiali organik, si psh. pambuku.

  1. Përdorni jastëk të mbushur me material organik

Ne të gjithë e konsiderojmë pambukun si materialin më të mirë për jorganët dhe jastëkët, por rrallë dikush e di se pambuku është mbuluar me kimikate kancerogjene gjatë prodhimit. Meqë këto kimikate janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, ju duhet të zëvendësoni të gjitha jastëkët me të reja prej kërpi, liri ose pambuku organik.

  1. Mos përdorni jastëk uji apo prej lëkure

Jastëkët e ujit dhe prej lëkurës janë sintetike dhe zakonisht janë bërë nga klorur polivinil, i cili është një shpërndarës i fuqishëm endokrin që mund të bëjë shumë dëme në trup. Ky lloj i mobiljeve shpesh hidhet me formaldehid dhe amoniak, dy komponime të njohura kancerogjene.

  1. Mos përdorni qilim në dhomën tuaj të gjumit

Qilimat e dhomës së gjumit prodhohen nga sintetika të rrezikshme që mund ta vënë shëndetin tuaj në rrezik. Dyshemeja prej druri është më e lehtë për t’u pastruar se qilimi dhe është më e shëndetshme.

  1. Zona pa këpucë

Ju nuk duhet të mbani këpucë në dhomën tuaj të gjumit. Vendosini ato në një raft larg dhomës tuaj të gjumit. Këpucët përmbajnë bojra me lëndë  të rrezikshme për shëndetin dhe aroma e tyre mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.

  1. Kujdes me bojën e lyerjes

Kur ri-rilyeni shtëpinë tuaj, sigurohuni që të mos përdorni bojra të forta, dhe pasi të rilyeni shtëpinë sigurohuni që të thahet mirë para se të flini në të.  Bojërat  përmbajnë një shumëllojshmëri të kimikateve që avullojnë lehtë në ajër dhe mund të dëmtojnë shëndetin tuaj të frymëmarrjes. Kimikatet  në bojë prodhojnë ozon, që është shoqëruar me astmë, dhimbje koke dhe probleme të frymëmarrjes.

  1. Nuk duhet të ketë pajisje elektronike në dhomën e gjumit

Dhoma e gjumit  duhet të jetë pa TV, kompjuter apo pajisje të tjera elektronike që janë përgjegjëse për shumë sëmunde të trurit, pagjumësinë, dhe sëmundje tumorale.

  1. Mos përdorni aromatizues ajri

Aromantizuesit e ajrit përmbajnë lëndë toksike dhe zhvillojnë sëmundje që lidhen me fymëmarrjen, alegjitë, sytë, pagjumësinë, etj. Në vend të tyre përdorni temjan, dru sandali, uod, dhe shumë aroma të tjera natyrale. Përveç aromës së tyre të mirë, këto largojnë stresin dhe nuk kanë efekte anësore.

Në mënyrë që të jetojmë një mënyrë jetese të shëndetshme duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke qenë fizikisht aktiv, është gjithashtu e rëndësishme që  të jetojmë edhe në një mjedis të  shëndetshëm. Në ditët e sotme, më shumë se kurrë, njerëzit kanë filluar të kuptojnë rrezikun e produkteve kimike, kështu që ata janë duke i larguar këto produkte aktivisht nga shtëpitë e tyre.