You are here:--5 bimë për nxitjen e energjisë

5 bimë për nxitjen e energjisë

2018-10-16T22:02:50+00:00October 16th, 2018|Categories: Bota Bimore|

5 bimë për nxitje të shëndetshme të energjisë

 

Në të gjithë globin, më shumë se një miliard filxhana kafe konsumohen çdo ditë. Disa njerëz pijnë kafe për nxitje energjie gjatë ditës, ndërsa të tjerë e pinë thjesht sepse ka shije të mirë. Ndërsa kafeja mund të jetë një substancë efektive për sigurimin e energjisë, kafeina e shumtë mund të çojë në disa efekte anësore të rënda dhe të padëshirueshme. Simptomat e kafeinizmit përfshijnë nervozizëm, shqetësime gjumi, dhimbje koke, palpitacione zemre, depresion dhe dridhje të muskujve. Kafeinizmi është një kusht gjithnjë e më i zakonshëm dhe shpesh i neglizhuar. Kafeinizmi mund të çojë në kushte kronike shëndetësore kur lihet pa trajtim.

Pra, si mund të zgjoheni dhe të qëndroni të fokusuar gjatë gjithë ditës pa kafe apo pije engjerike të mbushura me kafeinë?

Përgjigja e thjeshtë gjendet në natyrë. Ka shumë zëvendësues të natyrshëm dhe të sigurt për kafeinën. Çajrat bimor mund të ofrojnë një rritje efektive të energjisë, me pak ose aspak efekte anësore. Këtu kemi përpiluar një listë prej 5 bimësh, të cilat i kemi gjetur të jenë shumë efektive për përmirësimin dhe nxitjen e energjisë trupore. Bimët në këtë listë kanë një shumëllojshmëri të përdorimeve të tjera mjekësore, shumë prej të cilave i kemi përmendur.

  1. Rrënja e luleradhiqes (Taraxacum Officinale)

Çaji i rrënjës së luleradhiqes është një alternativë e shkëlqyeshme e kafes. Çaji është i errët dhe i hidhur dhe do t’ju japë një energji të shëndetshme për të filluar ditën tuaj. Ndërsa shpesh përmendet si një farë e keqe e zakonshme, luleradhiqe është përdorur në mjekësinë natyrore për qindra vjet. Luleradhiqet përdoren në Mjekësinë tradicionale kineze për të pastruar mëlçinë dhe për të çliruar toksinat e trupit.

Rrënja e luleradhiqes përmban përbërës të vlefshëm, duke përfshirë acidet fenolike (polifenolët që punojnë si antioksidantë). Gjithashtu përmbajnë disa minerale, të tilla si kaliumi dhe kalciumi. Luleradhiqe është gjithashtu një prebiotik i shkëlqyer, pasi mbështet florën e shëndetshme të zorrëve. Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 mund t’i gjejnë luleradhiqet të dobishme në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ajo është edhe një diuretik i fuqishëm dhe mund të lehtësojë mbajtjen e ujit. Luleradhiqe mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e simptomave të kushteve të tilla si artriti, përdhesi, puçrrat e fytyrës dhe kapsllëku kronik.

Kjo barishte është e disponueshme në formë çaji dhe kapsulave.

Mos e merrni luleradhiqen nëse keni një reagim të fortë alergjik ndaj bimëve në familjen asteraceae. Mos e përdorni nëse keni një histori të fshikëzës së tëmthit akut ose inflamacionit gastrointestinal.

  1. Tërfili i kuq (Trifolium Pratense)

Kjo bimë shumëvjeçare i takon familjes së bizelëve (Fabaceae, i njohur edhe si Leguminosae), me origjinë  në Evropë dhe rritet me bollëk në shumë pjesë të Amerikës së Veriut. Tërfilet janë përdorur mjekësisht për shekuj me radhë; madje edhe në Egjiptin e lashtë. Është një pastrues i shkëlqyer i gjakut, dhe me një prirje për pastrimin e sistemit limfatik dhe stimulimin e mëlçisë. Për shkak të isoflavones (phytoestrogens) që gjenden në tërfilin e kuq, mund të jetë e dobishme në lehtësimin e simptomave të menopauzës. Tërfili është plot me vitamina, minerale dhe elementë të vlefshëm. Pra, së bashku me të qenit një përforcues i qëndrueshëm i energjisë, tërfili mund të ofrojë edhe ushqime të rëndësishme plotësuese.

Mënyra e preferuar për ta përdorur këtë barishte është duke bërë një çaj të fortë (infuzion); rekomandohet të përdoret 1 lugë e çajit nga barishtja për çdo 200-230 ml ujë. Shija është e ëmbël dhe e kripur, gjithashtu mund të lërë një shije pothuajse metalike në gojë. Bima nuk ka asnjë efekt anësor, por mund të ketë ndonjë hollim të gjakut, prandaj sigurohuni që ta përdorni me kujdes dhe këshillohuni me mjekun para se ta konsumoni.

  1. Ginger – Xhenxhenfili (Zingiber Officinale)

Ginger është një nxitës vitaliteti i mrekullueshëm. Xhenxhefili është një tonik i jashtëzakonshëm i qarkullimit të gjakut me përdorime të tjera të shumta. Është një barishte diuretike, antioksiduese, kardiotike, dhe një anti-inflamator i fortë.

Ideal për trajtimin e sëmundjeve të tretjes, xhenxhefili rrit sekretimin e barkut dhe stimulon aktivitetin e enzimeve të tretjes. Ginger ka provuar gjithashtu të jetë një lehtësues i dobishëm i dhimbjeve. Studimet kanë treguar se mund të trajtojë dhimbjen e lidhur me migrenën, dhimbjet menstruale dhe dëmtimet e kyçeve. Hulumtimet e fundit kanë shfaqur gjithashtu efekte potenciale antitumorale të xhenxhefilit, që ndoshta janë në gjendje të shkaktojnë apoptozë (vdekje qelizore të adresuar) të qelizave të kancerit.

Kur është fjala për të vendosur se si është më mirë ta konsumoni këtë barishte erëz, do preferohej pirja e saj në formë të çajit.

Nëse jeni shtatzënë, konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni xhenxhefil. Mos merrni xhenxhefil në doza mjekësore nëse keni një histori të ulçerave peptike.

  1. Xhensen (Panax Ginseng)

Xhenseni është përdorur në mjekësinë kineze për rreth 7,000 vjet. Në Kinë, është e njohur të jetë një nxitës i vlefshëm dhe përdoret si barishte tonike për atletët. Xhenseni është një barishte adaptogjene, që do të thotë se ndihmon trupin të përshtatet, si fizikisht dhe mentalisht, kur është nën stres ekstrem ose lodhje.

Është një barishte e fuqishme që rrit energjinë dhe është e mbushur me antioksidantë. Xhenseni mbështet sistemet nervore dhe endokrine, dhe gjithashtu rrit funksionin imun. Është i dobishëm në reduktimin e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq) dhe ngritjen e HDL (kolesteroli i mirë). Xhenseni është përdorur shpesh si tonik për të mbështetur funksionimin e trurit dhe plakjen; kjo është për shkak të aftësisë së xhensenit për të rritur aktivitetin metabolik në tru.

Ndërsa kjo barishte është jashtëzakonisht e dobishme në sigurimin e energjisë, tregoni kujdes kur ta konsumoni. Të rriturit e rinj, të shëndetshëm nuk duhet të marrin xhensen për më shumë se gjashtë javë rresht. Mos konsumoni Kaffeine kur merrni xhensen. Konsultohuni me mjekun tuaj rreth përdorimit të kësaj barishte nëse jeni duke marrë ilaçe të hollimit të gjakut.

  1. Mendra (Mentha Piperita)

Kjo barishte e këndshme dhe aromatike mund t’ju japë një dozë energjie të mjaftueshme për gjithë ditën. Edhe era e vajit të mendrës mund të rrisë nivelin e energjisë dhe të rrisë fokusin. Mendra përmban elementë antispasmodike, antimikrobike dhe anti-inflamatore. Është e njohur në trajtimin e një sërë sëmundjesh të tretjes. Ajo gjithashtu ka provuar të jetë një terapi efektive në trajtimin e sindromit të zorrës nervoze (IBS). Me aftësitë anti-inflamatore, mendra mund të jetë një lehtësues praktik dhe natyror i dhimbjeve.

Çaj i mendrës është gjerësisht i disponueshëm. Ju mund të përdorni vaj esencial të mendrës nga jashtë për të trajtuar acarimin e vogël të lëkurës dhe muskujt e lënduar. Mos i jepni mendër fëmijëve nën moshën 5 vjeç. Mos e përdorni nga goja vajin esencial të mendrës pa mbikëqyrjen e një profesionisti.

Shënim!

Mos u mbështetni vetëm te bimët, sepse ka shumë faktorë që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të tilla si lodhja kronike, kaffeinizmi dhe privimi i gjumit. Hulumtimi dhe eksperimentimi personal është i rëndësishëm në gjetjen e trajtimeve më efektive. Secili është i ndryshëm, dhe çdo udhëtim shëndetësor varet nga individi.

Rezultatet më të mira do të vijnë nga një mënyrë jetese e balancuar mirë. Ushtrimi i rregullt dhe dieta e shëndetshme janë aspekte thelbësore të një organi që funksionon në mënyrë optimale. Fokusimi në shëndetin mendor mund të jetë gjithashtu kyç në sigurimin e rezultateve të dobishme.