You are here:-, Të ndryshme-4 Këshilla për gjumë të shëndetshëm

4 Këshilla për gjumë të shëndetshëm

2018-04-22T18:19:33+00:00April 22nd, 2018|Categories: Arti Jetës, Të ndryshme|

4 Këshilla për një gjumë të shëndetshëm dhe të qetë

 

Gjumi ndikon në organet dhe trupin e njeriut, dhe nëse doni që trupi juaj të punojë si duhet, duhet të flini gjumë mjaftueshëm.

Ata që kanë vështirësi për të fjetur gjumë, mund rrisin incidencën e sëmundjeve mendore dhe fizike, të tilla si:

– rritjen e presionit të gjakut,

– dobësimin e sistemit imunitar,

– kujtesë të dobët,

– ankth dhe depresion.

Këshillohen 7-9 orë gjumë për të rriturit, dhe për të arritur këtë, ndiqni këshillat në vijim:

  1. Ruani një orar fiks të gjumit

Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin e njeriut në afat të gjatë. Gratë humbasin më shumë gjumë sesa burrat për shkak të hormoneve dhe shtatzënisë, dhe sigurisht pas lindjes një grua fle vetëm për disa orë.

Por është e rëndësishme që të ketë një rutinë të përditshme të veçantë për gjumin.

  1. Shmangni kafeinën në mëngjes

Kafeina është një stimulues i fuqishëm dhe efektet e saj mund të ndihen pas një periudhe të gjatë pas pirjes, e cila shkakton pagjumësi dhe tension, dhe preferohet të zëvendësohet duke pirë çajra bimorë që ndihmojnë për gjumë.

  1. Ndaloni ushtrimet fizike para gjumit

Ushtrimet fizike janë të mrekullueshme për trupin, dhe ju ndihmojnë për veprimtarinë e trupit, kështu që ushtrohuni në mëngjes ose në fillim të pasdites.

  1. Merrni 15 minuta diell çdo mëngjes

Ekspozimi në diell për të paktën 15 minuta çdo ditë ndihmon në prodhimin e “melatoninës”, e cila kontribuon në furnizimin e trupit me energji dhe vitalitet. Rrezet më të mira për trupin janë në orën 8-10 të mëngjesit.  Merrni rreze në mëngjes për të bërë një gjumë të qetë në mbrëmje.