4 Arsye që qëndrojnë pas Hipertensionit të papritur

 

Presioni i lartë i gjakut është një nga sëmundjet kronike nga e cila vuajnë shumë njerëz, dhe rreziku i saj është ngritja  papritmas, gjë që çon në shumë komplikime shëndetësore.

Shkaqet e papritura të presionit të lartë të gjakut

  1. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është një gabim që kërcënon shëndetin e njeriut me shumë rreziqe të mëdha, sepse duhani përmban shumë kimikate që shkaktojnë dëme në membranën e enëve të gjakut, siç është nikotina, e cila çon gjithashtu në presion të lartë të papritur të gjakut, gjë që rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

  1. Dieta jo e shëndetshme

Disa njerëz mësohen të hanë ushqime me yndyrë të lartë dhe ushqime të kripura, pa i kushtuar vëmendje rrezikut të tyre për shëndetin e përgjithshëm, sepse depozitat e tepërt të yndyrës në enët e gjakut, shkaktojnë ateriosklerozë, ndërsa kripërat rritin papritmas presionin e gjakut.

  1. Ankthi dhe tensioni

Ankthi, tensioni dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj presionit psikologjik shkaktojnë papritmas presion të lartë të gjakut, si rezultat i një rritje të hormonit adrenalinë të trupit, i cili shkakton rrahje të shpejta të zemrës, dhe kjo nga ana e saj çon në një sasi të madhe të gjakut në enët e gjakut, gjë që bën që tensioni të shpërthejë.

  1. Kafeina e tepruar

Stimuluesit e tepërt – kafeja dhe çajrat- shkaktojnë papritmas presion të lartë të gjakut, pasi ato janë të pasura me kafeinë.

Simptomat e Hipertensionit të papritur

1- Dhimbje koke.

2- Marramendje.

3- Rrahje të shpejta të zemrës.

4- Vështirësi në frymëmarrje.

5- Humbje e ekuilibrit.

6- Mjegullim i shikimit.

7- Dhimbje të forta në qafë.

Këshilla për të parandaluar hipertensionin e papritur

– Këshillohuni menjëherë me një mjek nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mësipërme.

– Mbani peshën nën kontroll duke ju përmbajtur një dietë të shëndetshme.

– Shmangni ushqimet e kripura dhe të gatshme që përmbajnë përqindje të lartë të kripërave të natriumit.

– Kujdes ndaj matjes së presionit të gjakut çdo ditë, dhe në rast të presionit të lartë të gjakut, duhet t’i drejtoheni mjekut, për të kontrolluar këtë situatë.

– Bërja e ushtrimeve në baza ditore, pasi kjo gjë kontribuon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në trup, dhe gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës.

– Ndaloni menjëherë pirjen e duhanit dhe qëndroni larg vendeve dhe njerëzve që e pinë atë.

– Shmangni stresin dhe ankthin sa më shumë që të jetë e mundur, dhe sigurohuni që të praktikoni ushtrime të frymëmarrjes dhe relaksimit, dhe përdorni vetëm ilaçe me bazë bimore të cilësisë së lartë.