Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

3 Vitaminat më të mira për të rritur imunitetin

//3 Vitaminat më të mira për të rritur imunitetin

3 Vitaminat më të mira për të rritur imunitetin

3 Vitaminat më të mira për të rritur imunitetin

 

Ngrënia në mënyrën e duhur është një hap kritik për të shmangur sëmundjet.

Në trupin tonë nuk ka pajisje më të rëndësishme se sistemi imun.
Trupi ynë është i  pajisur me struktura dhe pajisje shumë të sakta dhe komplekse. Qëllimi i tyre është  për t’u përballuar me jetën, sidomos për t’u përballuar me mjedisin në të cilin ai jeton.

Thënia e vjetër “Një mollë në ditë mund ta mbajë mjekun larg”, ka një të vërtetë. Ushqimi i pasur me lëndë shqyese dhe vitamina të caktuara mund të ndihmojë sistemin imunitar të luftojë sëmundjet.

Ja vitaminat më të mira që mbështesin sistemin imunitar

  1. Vitamina C; është një nga nxitësit më të mëdhenj të sistemit imunitar. Në fakt, mungesa e vitaminës C mund t’ju bëjë më të prirur për t’u sëmurur.

Ushqime të pasura me vitaminë C përfshijnë: portokall, grejpfrut, mandarinë, luleshtrydhe, speca, spinaq, dhe brokoli. Marrja e përditshme e vitaminës C është thelbësore për shëndet të mirë, sepse trupi nuk e prodhon apo ruan atë. Lajmi i mirë është se vitamina C është në kaq shumë ushqime që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të marrin shtojcë të vitaminës C.

  1. Vitamina B6; është jetike për të mbështetur reagimet biokimike në sistemin imunitar.

Ushqime të pasura me vitaminë B6 përfshijnë: pulë, vezë, salmon, ton. Vitamina B6 gjendet gjithashtu në perimet e gjelbra, bizele dhe humus.

  1. Vitamina E; është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojë kundër infeksionit.

Ushqime të  pasura me vitaminë E përfshijnë: arrat, farat të tilla si farat e kungullit, bajamet, dhe spinaqi.

– Qëndrimi i hidratuar rrit shëndetin imunitar. Uji ndihmon trupin të prodhojë limfë, e cila mbart qelizat e bardha të gjakut dhe qelizat e tjera të sistemit imunitar. Hahni më shumë ushqime hidratuese, të tilla si trangull, selino ose shalqi.

– Luftimi i stresit dhe tensionit, sepse ai është një  nga  faktorët që ka ndikim të drejtpërdrejtë në punën e sistemit imunitar.

– Stërvitja fizike, përveç përfitimeve të saj të mëdha, ajo ka gjithashtu një ndikim në sistemin imunitar veçanërisht në lidhje me rivitalizimin e efikasitetit të punës së organeve të trupit.

Vitaminat këshillohet të merren direkt nga ushqimet

Vitaminat dhe shtesat mund të ndihmojnë të mbushni boshllëqet në dietën tuaj, por mënyra më e mirë për plotësimin e lëdëve ushqyesve thelbësore është t’i merrni ato direkt nga ushqimi.

Trupi i thith dhe përdor më mirë vitaminat dhe lëndët ushqyese kur ato vijnë direkt nga ushqimi.

Disa shtesa mund të kenë efekte anësore, veçanërisht nëse merren para operacionit. Shtesat gjithashtu mund të shkaktojnë probleme nëse keni kushte të caktuara shëndetësore.

Është veçanërisht e rëndësishme të shmanget marrja e vitaminës E shtesë. Hulumtimet klinike tregojnë se shtesat e vitaminës E dëmtojnë shëndetin.

Për këto arsye, ekspertët thonë se është më mirë për të marrë vitamina nëpërmjet ushqimit në vend të shtojcave.

By | 2017-08-06T19:45:42+00:00 May 17th, 2017|Ushqimi|Comments Off on 3 Vitaminat më të mira për të rritur imunitetin
error: Alert: Content is protected !!