3 Ushqime që mund të shkaktojnë dhimbje, inflamacion, depression, sëmundje të zemrës…

 

Shpesh ushqimi që konsumojmë është një shkak kryesor i dhimbjeve, dhe çrregullimeve shëndetsore të trupit. Zgjedhjet e mençura të ushqimit janë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht për ata që vuajnë nga dhimbje dhe sëmundje të ndryshme. Një dietë e ekuilibruar duhet të jetë e mbushur me ushqime me bazë bimore.

Ndërsa disa ushqime mund të ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, studimet kanë zbuluar se të tjera mund të përkeqësojnë inflamacionin, duke shkaktuar dhimbje. Komponimet e gjetura në ushqime të caktuara mund të shkaktojnë që trupi të prodhojë kimikate që shkaktojnë inflamacion, si dhe çështje të tjera shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe mbipesha.

1. Gluteni

Proteinat që gjenden në gluten mund të jenë të vështira për sistemin e tretjes së shumë njerëzve për t’i prishur këto proteina, duke shkaktuar dëme në pjesën e zorrëve të quajtura Villi; kjo është pjesa e zorrëve që mbledh lëndët ushqyese për t’u zhytur në trup. Ndërsa dëmtimi ndodh me kalimin e kohës për shkak të një ndjeshmërie, ju humbni aftësinë për të thithur lëndë ushqyese jetike në sistemin tuaj, duke çuar kështu në një sërë çështjesh shëndetësore, të tilla si: lodhja, anemia, nervozizmi, neuropatia, depresioni, ADD & ADHD tek fëmijët dhe sëmundje Auto-Imune si MS, sëmundja Celiac, Hypo / Hyperthyroidism, ndër të tjera.

Atëherë, si gluteni në të vërtetë shkakton dhimbje? E thënë thjesht, një ndjeshmëri ndaj glutenit çon në inflamacion dhe inflamacioni çon në dhimbje. Shumica e njerëzve me dhimbje kronike, veçanërisht migrenë, kanë zbuluar se duke eleminuar glutenin nga dietat e tyre, kjo ka lehtësuar ose ndaluar krejt dhimbjen.

2. Aspartame

Ky ëmbëltues artificial është pjesë e një grupi kimik të quajtur eksitotoksina, të cilat aktivizojnë neuronet që mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj dhimbjes. Aspartame është e lidhur me dhimbje kronike të tilla si fibromyalgia, sindromi i lodhjes kronike, çështjet e stomakut, artriti, si dhe çështje të tjera shëndetësore të tilla si: tumoret e trurit, leuçemia, limfoma, diabeti, MS, Parkinsoni, Alzheimeri, lupus, çrregullimi bipolar dhe epilepsia.

Atëherë, si shkakton dhimbje në të vërtetë aspartami? Aspartami është një neurotoksinë. Truri ynë reagon dhe e zbulon atë si një objekt të huaj dhe fillon ta sulmojë menjëherë, nga ana tjetër kjo shkakton inflamacion i cili përsëri çon në dhimbje. Nëse ndaloni të përdorni këtë ëmbëlsues artificial, do të pakësoni inflamacionin dhe dhimbjen. Do të befasoheni shumë kur të mësoni se shumë kompani të barnave e përdorin këtë në shumë receta dhe ilaçe të përshkruara, ku më të shumtat janë vitaminat për fëmijë.

3. Ushqimet e përpunuara

Shumë ushqime të përpunuara përmbajnë ato që njihen si Yndyrna Trans. Këto yndyrna nuk gjenden natyrshëm në ushqime. Trupat tanë nuk kanë një program në aparatin tretës për t’i zbërthyer këto Yndyrna. Ushqimet e përpunuara përfshijnë: biskotat, makaronat që përgatiten në çast, gjalpë ose margarinë, darka të ngrira, çdo lloj djathi i përpunuar, fatkeqësisht edhe ketchup.

Yndyrnat trans janë të lidhura me sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin dhe gjendje të tjera kronike. Yndyrnat trans gjithashtu mund të zvogëlojnë reagimin e shëndetshëm të qelizave endoteliale, qelizat që rreshtojnë të gjitha enët tona të gjakut, gjithashtu mund të shkaktojnë rezistencë ndaj insulinës e cila çon në diabet.

Atëherë, si shkaktojnë dhimbje ushqimet e përpunuara/Yndyrnat Trans? Ashtu si gluteni dhe aspartami, ushqimet e përpunuara / yndyrnat trans shkaktojnë inflamacion dhe inflamacioni shkakton dhimbje.

Ka shumë më shumë ushqime që mund të çojnë në dhimbje kronike të tilla si: qumështi, shtesa ushqimore siç janë MSG, alkooli dhe sasi të tepërta të kafeinës.

Përfundimi

Mënyra më e mirë e veprimit është të informoheni se çfarë po konsumoni dhe të eleminoni secilin, një nga një, derisa të zbuloni se cilat janë shkaktarët e dhimbjeve.

Edhe pse shumica prej nesh janë të vetëdijshëm për gjërat dhe rutinat që duhet të bëhen për të ruajtur një ekuilibër shëndetësor dhe mendor, vetëm disa i ndjekin këto. Dieta jonë mund të modifikohet dhe këto ushqime mund të përdoren si qetësues të dhimbjeve.

Të kesh një mënyrë jetese të shëndetshme përfshin ngrënien e drithërave, pa sheqer, pa sodë, pa alkool, pa ushqime të përpunuara dhe natyrisht, ushtrime të rregullta. Fatkeqësisht, këto ushqime të shëndetshme që mund të veprojnë si qetësues të dhimbjeve janë në fund të menusë së shumë njerëzve.

Të gjithë e dimë thënien popullore: Ju jeni çfarë hani! Pra, sigurohuni që të hani ushqim të shëndetshëm që të mbani një ekuilibër shëndetësor dhe mendor. Kini parasysh se trajtimi i dhimbjeve me mënyra natyrale është shumë i rëndësishëm, por përsëri duhet të zgjidhni me kujdes!