14 Simptoma të Dopaminës së Ulët

Published On: January 7th, 2023Categories: Të ndryshme0 Comments on 14 Simptoma të Dopaminës së Ulët

14 Simptoma të Dopaminës së Ulët; Si të rritni nivelet në mënyrë natyrale

 

Dopamina është një neuro-transmetues i prodhuar nga truri. Kur lëshohet dopamina, kalon sinapset dhe i bashkëngjitet një receptori dopamine në nervin pasardhës. Nëse nivelet e dopaminës janë të ulëta, nervat nuk mund të përcjellin mesazhet, dhe këtu fillon të shfaqen sëmundje psikike e nervore.

Dopamina ka shumë role të rëndësishme në trup; Ajo stimulon:

– Kreativitetin

– Funksionin njohës

– Vëmendjen

– Funksionin e zemrës

– Shëndetin seksual

– Humorin

– Lëvizjen e muskujve

– Gjumin.

Pra, çfarë ndodh nëse nivelet e dopaminës janë të ulëta?

Kjo mund të ndikojë në personalitetin tuaj. Nivelet e ulëta të dopaminës mund të ndikojnë në kujtesë, mund të jeni më të prirur për të humbur kujtesën, të ndjeheni të pamotivuar, të keni vështirësi të përqëndroheni, të keni vështirësi të flini ose të ndiheni në depresion.

Disa nga faktorët më të zakonshëm të mungesës së dopaminës

– dieta e dobët

– mangësia e lëndëve ushqyese

– çrregullimet e tiroideve

– obeziteti

Kur ulen nivelet e dopaminës, mund të përjetohen ndjenjat e depresionit, trishtimit, paaftësia për t’u fokusuar dhe mungesa e motivimit. Shenjat e mungesës janë simptoma shumë të zakonshme dhe mund të anashkalohen lehtësisht.

Disa nga simptomat përfshijnë:

  1. Apati- plogështi
  2. Djersitje e tepruar
  3. Vështirësi në fokusim
  4. Ndjenja e tepërt e mungesës së shpresës ose fajit
  5. Lodhje
  6. Sjelljet impulsive ose destruktive
  7. Pamundësia për të shijuar kënaqësinë e jetës / ndjenjës
  8. Mungesa e motivimit
  9. Ndryshime në humor
  10. Sëmundja e Parkinsonit
  11. Dembelizëm
  12. Memorie e dobët
  13. Pagjumësi
  14. Shtimi i peshës

Ushqime për të përmirësuar nivelin e dopaminës

Ka mënyra të shumta për të përmirësuar nivelet e dopaminës. E para është të shikoni dietën tuaj. Konsumimi i ushqimeve të përpunuara, konvencionale nuk i  ofrojnë trupit lëndët ushqyesve që i nevojiten. Kalo në ushqimet organike. Shtoni në dietën tuaj ushqime që ndihmojne në rritjen e nivelit të dopaminës, të tilla si:

  • Bajame
  • Mollë
  • Avokado
  • Banane
  • Panxhar
  • Pulë organike
  • Vezë
  • Peshk
  • Perime me gjethe jeshile
  • Kos
  • Vaj ulliri
  • Rigon
  • Kungull
  • Farat e susamit

Ju mund të habiteni kur mësoni se shumë gjëra që tashmë po bëni mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të dopaminës. Të gjitha këto janë mjaft themelore, siç janë:

Mbani një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar me ushqime organike të plota. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe sheqerin.

Ushtrimi çon në rritjen e niveleve të kalciumit në serum dhe kalciumi transportohet në tru. Kjo nga ana e vet rrit sintezën e dopaminës së trurit.

Meditimi – Meditimi në natyrë të hapur, apo duke parë qiellin me uje dhe duke menduar për madhështinë e Krijuesit, do të rrisë lirimin e dopaminës.

Masazhi – Ka shumë përfitime pozitive nga masazhi i rregullt, tani ju mund të shtoni nivele të rritura dopamine në listë.

Dëgjimi i Kuranit – “Kurani është kurim për zemrat!”,  dhe siç është gjetur në disa studime, kur dëgjon Kuran, truri lëshon dopaminë.

Kaloni kohë në ajër të freskët dhe në rrezet e diellit, të cilat janë të dobishme për shumë çrregullime. Drita ndriçuese ka treguar që përmirëson ndjenjat e mirëqenies në individët me çrregullime sezonale afektive (SAD), depresion dhe çrregullime me ngrënien. Rrezet e diellit lirojnë gjithashtu dopaminë në retinë, e cila është gjithashtu e dobishme për mbajtjen e vizionit të shëndetshëm.

Produktet me përmbajtje bimore janë një mbështetje e fortë e dopaminës, dhe nxitës natyral për trupin dhe trurin. Ato veprojnë në shumë çrregullime në trup, duke kuruar në rrënjë shkakun e uljes së niveleve të saj.

Ushqime që ulin nivelin e dopaminës

Është e rëndësishme të theksohet se disa ushqime mund të ulin nivelet e dopaminës. Sheqeri dhe ëmbëlsirat artificiale janë të parat në listë. Sheqeri në të vërtetë ndryshon kiminë e trurit duke ndërprerë nivelet e dopaminës. Ndërsa sheqeri mund të rrisë nivelet e dopaminës në afat të shkurtër, në fund ai e boshatis dopaminën dhe kontribuon në mangësinë e saj.

Ëmbëltuesit artificial, si aspartamet, do të ulin jo vetëm dopaminën, por edhe serotoninën, një transmetues tjetër që lidhet me transmetimin e impulseve ndërmjet qelizave nervore, ndjenjat e mirëqenies dhe lëvizjes. Kur aspartama metabolizohet në trup, ajo ndahet në fenilalaninë (50%), acid aspartik (40%) dhe metanol (10%). Epërmja e phenylalanine bllokon aftësinë e trupit për të transportuar aminoacide të rëndësishme në tru, duke kontribuar në nivelet e reduktuara të dopaminës dhe serotoninës.

Ushqimet që përmbajnë nivele të larta të yndyrave të ngopura, ulin gjithashtu ndjeshmërinë e receptorëve të dopaminës.

Si të testosh për nivelet e dopaminës

Nëse besoni se nivelet e dopaminës mund të jenë të ulëta, mund të flisni me mjekun tuaj për marrjen e testit të gjakut. Në mënyrë të veçantë, një test për catecholamines, i cili mat sasinë e hormoneve epinephrine, norepinephrine, dhe dopamine në gjak.

Mjeku do ju japë një listë të ushqimeve për t’i shmangur 2-3 ditë para testit dhe çdo specifikim tjetër të kërkuar për këtë test.

Në përfundim

Ka shumë mënyra të thjeshta për të rritur nivelet e dopaminës:

  • Rritja ose përmirësimi i konsumit të ushqimeve të plota.
  • Shtimi i një lloj vetë-kujdesi të tillë si stërvitja, meditimi ose masazhi.
  • Ilaci bimor Ardavana është i nevojshëm për t’i dhënë trurit dhe trupit një nxitje.

Me angazhimin për shëndetin në mënyrë natyrale, çrregullimet në trup do të bëhen pjesë e së kaluarës.

Bimët e Shkretëtirës për Mbështetjen e Shëndetit Mendor

Shëndeti mendor përfaqëson një komponent po aq të rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme dhe të cilësisë së jetës. Këto dy dimensione janë thellësisht të ndërlidhura: neglizhimi i shëndetit mendor jo vetëm që redukton rezistencën emocionale ndaj sfidave të jetës, por gjithashtu ndikon negativisht në zgjedhjet e përditshme të stilit të jetesës.

Stresi dhe ndikimi i tij në jetën moderne

Ritmi i lartë i jetesës urbane dhe sfidat e botës bashkëkohore e ekspozojnë individin çdo ditë ndaj niveleve të ndryshme stresi. Faktorët e zakonshëm përfshijnë:

  • kërkesat e tepërta të punës dhe afatet e ngushta,
  • angazhimet akademike dhe provimet,
  • tensionet familjare dhe sociale.

Ndërsa një nivel i moderuar stresi mund të shërbejë si motivues për performancë dhe arritje, ekspozimi i zgjatur ndaj stresit të lartë lidhet ngushtë me zhvillimin e ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të tjera të humorit.

Roli i bimëve të shkretëtirës

Bimët që rriten në kushte ekstreme klimatike kanë zhvilluar mekanizma të fuqishëm biologjikë mbrojtës. Komponimet e tyre bioaktive shfaqin efekte:

  • adaptogjene (rritja e rezistencës ndaj stresit),
  • anksiolitike (reduktimi i ankthit),
  • antidepresive natyrore,
  • moduluese të neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina.

Këto efekte i bëjnë bimët e shkretëtirës burim të çmuar për mbështetjen e ekuilibrit emocional dhe përmirësimin e shëndetit mendor në përgjithësi.

Integrimi i bimëve të shkretëtirës në qasjet moderne të kujdesit për shëndetin mendor ofron një strategji natyrale, të bazuar në evidencë, që kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit emocional, përmirësimin e qëndrueshmërisë psikologjike dhe rritjen e kapacitetit për të përballuar sfidat e përditshme të jetës.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook