10 Veprime të Vogla e të Shëndetshme që Duhet të Bëni çdo Ditë

 

Këto veprime të vogla në rutinën tuaj të përditshme mund të bëjnë ndryshimin në mënyrën se si dukeni dhe ndjeheni.

Të jemi real, të qënit i shëndetshëm gjatë gjithë kohës tingëllon e përsosur. Jeta e përditëshme është mjaft e zënë, por të gjithë meritojmë të ndihemi mirë. Ekspertët megjithatë, sugjerojnë disa veprime të përditshme të thjeshta dhe efektive që na bëjnë të ndjehemi dhe të dukemi më të shëndetshëm dhe plot energji.

  1. Gjeni një mënyrë për të shtuar më shumë hapa gjatë ditës

Ne qëndrojmë shumë gjatë të ulur.  Duhet të bëni më shumë se 10,000 hapa të përditshëm dhe këtë bëjeni duke ndërruar rutinën e përditshme, psh: Parkoni në fund të parkingut të zyrës, zbrisni autobusin në ndalesën më të parë dhe ecni distancën që ju mbetet, merrni shkallët në vend të ashensorit ose shkallëve lëvizëse. Jini aktiv sa më shumë që të jetë e mundur.

  1. Qëndroni larg mediave sociale të paktën vetëm për 5 minuta

Duke qëndruar vetëm  disa minuta me veten tuaj – larg mediave sociale, punës, argëtimit dhe kujtdo që kërkon diçka nga ju, mund tju ndihmojë të shkoni shumë përpara drejt shëndetit mendor.

  1. Shkoni në shtrat! Tani!

Gjumi është një nga aktivitetet më thelbësore të trupit të njeriut. Ndërsa flemë, trupi ynë është më efikas për kurimin e vetvetes.  Shumica e të rriturve kanë nevojë për të paktën 7-8 orë në mënyrë që të largojnë depresionin dhe të mbajnë hormonet e stresit nën konrtoll. Përveç kësaj, gjumi i mjaftueshëm ju pengon që ta teproni  me mbingrënien dhe të mos ju nënshtroheni dëshirave për ëmbëlsira.

  1. Mbushni një shishe me ujë

Shumica prej nesh nuk pinë lëngje të mjaftueshme (vera nuk llogaritet dhe alkooli është dehidratues). Uji ndihmon që lëkura të duket e freskët, largon toksinat nga trupi, ndihmon në mirëmbajtjen e funksioneve të shëndetshme të zorrëve dhe mban muskujt të mos lodhen. Nëse nuk e keni tashmë një të tillë, investoni në një shishe qelqi të bukur të ripërdorshme dhe mbajeni gjithmonë me vete.

  1. Merrni frymë thellë para se të shikoni telefonin tuaj

Në të vërtetë, mund të lidhni 60 sekonda frymëmarrje të thellë në çdo zakon tjetër të përditshëm që tashmë është pjesë e rutinës suaj. Të kujtoheni  të bëni një pauzë në mënyrë periodike dhe të kaloni një minutë të plotë të përqendruar në frymëmarrjen e thellë dhe energjinë pozitive mund t’ju ndihmojë të përballoni më mirë stresin.

  1. Vishni diçka që ju pëlqen

Ndjenja i sigurt dhe i lumtur mund të vijë nga parandjenja e të dukurit mirë. Të pëlqejmë veshjet dhe të mendojmë të investojmë në disa pajisje të reja të shkëlqyera na bën të ndjeheni më të lumtur. Bëjeni rutinë të vishni diçka që ju bën të ndjeheni fantastikë çdo ditë.

  1. Ndizni furrën, ose sobën

Ushqimi i gatuar në shtëpi është më shumë se një mënyrë për të shprehur kreativitetin, por edhe për të kursyer para. Vetëm duke gatuar ushqimin tuaj mund të jeni të sigurt se jeni duke ngrënë ushqim të vërtetë, të papërpunuar. Kjo ju jep kontroll të plotë mbi atë që futet në trupin tuaj. Filloni me frutat, perimet, drithërat, vezë, mish, ushqim deti, arra, fara dhe bishtajore — dhe mos e teproni.

  1. Zgjidhni me kujdes një përbërës të shëndetshëm

Edhe nëse nuk jeni në gjendje të përgatisni vaktin tuaj, atëherë  zgjidhni të paktën një vakt të shëndetshëm ose një meze të lehtë në ditë që është e shëndetshme. Shtoni banane në tasin e frutave të zyrës, ose shtoni një perime më shumë në sallatën e pulës (domatet dhe asparagus janë dy mundësi të shijshme). Një gjë e thjeshtë në ditë që është e mirë për ju, me kalimin e kohës mund të provojë se keni fuqinë për të ndërmarrë veprime dhe të jeni më të shëndetshëm.

  1. Kushtojini vëmendje nevojave tuaja

Çfarëdo që të jetë numri i gjërave që mund të na bëjë të ndjehemi më të shëndetshëm, ne duhet ti vlerësojmë ato. Të kuptosh se çfarë do të të ndihmojë të ndihesh më i ekuilibruar dhe më pak i stresuar, është mënyra më e mirë për të arritur në krye të shëndetit fizik dhe mendor.

  1. Thuaj të vërtetën – Edhe kur dhemb pak

Të veprosh me integritet – aty ku të gjitha fjalët dhe veprimet e tua përputhen me bindjet e tua themelore – sjell paqen e mendjes dhe ndjenjën e lirisë. Kjo mund të duket sfiduese, por gënjeshtra ose injorimi i parimeve mund t’ju bëjë të sëmurë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Të jetosh një jetë të integruar do të të japë një ndjenjë të shkëlqyeshme të kënaqësisë personale që po jeton jetën tënde më të mirë, më të ndershme, më autentike.