10 Simptoma shëndetësore të fëmijëve
10 Simptoma shëndetësore të fëmijëve që nuk duhet t’i injoroni
Si prindër, mirëqenia e fëmijëve është një nga prioritetet tuaja kryesore. Meqenëse trupat e fëmijëve janë ende duke ndërtuar sistemin e tyre imunitar, ata mund të sëmuren shpesh.
Nëse fëmija ndjen shqetësime apo sëmundje më të rënda, shqetësimi juaj nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Problemet shëndetësore të vogla, të tilla si një teshtitje, kollitje e lehtë, apo ethe të buta, nuk janë arsye për t’u shqetësuar dhe nuk është nevoja t’i bëni kontroll atyre te mjeku. Por ndonjëherë është e vështirë për të gjykuar se cilat shenja dhe simptoma kërkojnë kontroll tek mjeku.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të mësuar në lidhje me simptomat shëndetësore që duhet të vlerësohen nga një mjek përpara se të përshkallëzohen në diçka më serioze.
Këtu janë 10 simptomat shëndetësore të fëmijëve që nuk duhet t’i injoroni:
- Temperatura e lartë
Fëmijët shpesh kanë ethe dhe temperaturë për shkak të sëmundjeve, si viruset e stomakut dhe infeksione më të vogla. Por një temperaturë e lartë mund të tregojë një sëmundje më serioze, ose që kërkon trajtim.
Nëse temperatura e fëmijës është e shoqëruar me dhimbje koke shumë të rëndë, kjo mund të jetë shenjë e meningjitit, një sëmundje serioze që kërkon kujdes mjekësor.
Sëmundje të tjera, të tilla si infeksionet e gripit dhe të veshit, gjithashtu mund të shkaktojnë ethe. Diagnoza në kohë dhe trajtimi i duhur mund të parandalojnë komplikimet dhe avancimin e sëmundjes.
- Etja ekstreme
Nëse fëmija juaj papritur kërkon shumë ujë për të pirë, sidomos gjatë natës, ju duhet menjëherë ta vizitoni atë tek mjeku për të zbuluar shkakun e kësaj.
Diabeti tip 1 mund të ndodhë tek fëmijët nën 20 vjeç, dhe etja e tepruar është një nga shenjat kryesore të tij.
Simptomat më të zakonshme në fëmijët të cilët kanë diabet janë polidipsia (etja e tepruar), e ndjekur nga poliuria (uria e tepruar), lodhja, nocturia (urinimi gjatë natës) dhe humbja e peshës.
- Vështirësi në frymëmarrje
Fëmijët herë pas here kanë vështirësi në frymëmarrje, zakonisht ndodh kur ata kanë ethe ose temperaturë. Por nëse problemet me frymëmarrjen janë të shpeshta dhe kjo është bërë pjesë e pjesë e jetës së përditëshme, atëherë është koha të shikoni një mjek.
Vështirësitë në frymëmarrje, sidomos duke luajtur apo gjatë ushtrimeve, nuk është shkak për shqetësim. Por nëse ka një tingull të veçantë si fishkëllimë gjatë frymëmarrjes, kjo mund të jetë një shenjë e qartë e astmës.
Nëse problemet me frymëmarrjen janë të shoqëruara me buzët blu, kjo mund të jetë shenjë e bronkitit.
- Dhimbje të zgjatura të barkut
Fëmijët shpesh ankohen për dhimbje në stomak ose bark. Ndonjëherë është e vërtetë dhe ndonjëherë kjo është një justifikim për të bërë një ditë pushim nga shkolla, ose për të shmangur ndonjë ushqim të caktuar!
Megjithatë, problemi duhet të merret seriozisht, nëse dhimbja është e rëndë dhe fëmija ankohet prej saj disa herë në javë.
Gjithashtu, duhet marrë seriozisht, nëse dhimbja është në anën e djathtë të barkut dhe është e shoqëruar me të vjella dhe diarre. Këto mund të jenë shenja të apendiksit, gjë e cila ka nevojë për vëmendje urgjente mjekësore.
- Dhimbje gjatë urinimit
Nëse fëmija ankohet për dhimbje gjatë urinimit, kjo mund të thotë se fëmija ka një infeksion të traktit urinar (UTI).
Një studim i 2012 i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Pediatrics njofton se UTI-s janë të zakonshme tek fëmijët.
Foshnjat që kanë një UTI mund të tregojnë simptoma si: nervozizëm, ethe, vjellje dhe probleme të ushqyerit. Fëmijët më të rritur mund të ankohen për urinim të shpeshtë, ethe, temperaturë, dhe dhimbje.
- Lodhje ekstreme
Energjia e pakufishme e fëmijëve i mban ata në lëvizje dhe prindërit e tyre në këmbë.
Por në qoftë se fëmija ka shenja të lodhjes ose nuk ka energjinë e zakonshme, atëherë duhet ta merrni si një shenjë paralajmëruese se diçka nuk po shkon si duhet me të.
Ka disa shkaqe të lodhjes ekstreme, duke përfshirë mosngrënien mjaftueshëm, një mënyrë jetese jo-aktive dhe mungesën e gjumit.
Shkaqet e rënda mund të jenë anemia, malabsorption, depresioni, semundje të zemrës ose të veshkave, alergji, një infeksion viral dhe lloje të çrregullimeve imunitare.
Është e rëndësishme për të parë një mjek për të gjetur shkakun e lodhjes së fëmijës.
- Vjellja e tepërt
Kjo është ezakonshme për fëmijët në rritje. Ajo mund të jetë për shkak të kollitjes me vështirësi, nga mbingrënia ose nga stomaku.
Por në qoftë se fëmija nuk mund të mbajë në stomak as sasi të vogla të lëngjeve, kjo mund të çojë në dehidratim.
Disa shenja të dehidrimit përfshijnë sasi të ulët të urinës, sy të fundosur, përgjumje ekstreme, buzë të thata dhe qarje pa lotë. Dehidratimi ekstrem mund të jetë shumë serioz.
Përveç kësaj, në qoftë se të vjellat shoqërohen me humbje të vetëdijes, ose fëmija duket i hutuar apo i çorientuar, kjo mund të jetë një shenjë e një dëmtimi të rëndë në kokë. Ky është një tjetër grup i simptomave që duhet të vlerësohen nga një mjek.
- Ënjtja e fytyrës
Ënjtja e fytyrës është një shenjë karakteristike e një reagimi të fortë alergjik (kryesisht i alergjive ushqimore, ose nga pickimi i insekteve).
Ënjtja e fytyrës tek fëmijët përfshin sytë dhe fytyrën, dhe kjo mund të jetë gjithashtu për shkak të një infeksioni.
- Buzët blu
Nëse buzët e fëmijës janë kthyer blu pasi ka ngrënë boronica ose manaferra, kjo nuk është shqetësuese. Edhe temperaturat e ftohta mund të çojnë në një nuancë blu në buzë.
Por nëse buzët e fëmijës janë blu pa ndonjë shkak të njohur, kjo mund të jetë një shenjë e cianozës. Cianoza shkaktohet nga mungesa e oksigjenit në gjak, ose mungesa e qarkullimit të gjakut.
Buzët blu mund të bëhen edhe kur fëmija ka sëmundje të zemrës, pneumoni, astma ose një mori e kushteve të tjera më të rralla të cilat shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje.
- Skuqja e trupit
Skuqjet janë shumë të zakonshme tek fëmijët dhe zakonisht nuk janë për t’u shqetësuar.
Por ju duhet të konsultoheni me mjekun nëse vëreni skuqje të rënda në trupin e fëmijës, dhe nëse ato janë të shoqëruara me simptoma të tjera si: ethe, temperaturë, vjellje, probleme të gëlltitjes, dhimbje barku ose vështirësi në frymëmarrje. Kjo mund të jetë një shenjë e një reaksioni anafilaktik, një gjendje e rrezikshme shëndetësore, që kërkon trajtimin e duhur mjekësor.