Nisur nga fakti se diabeti Tipi I shpeshherë shkakohet nga faktorë të trashëguar, është e vështirë për të marrë masa parandaluese, por në anën tjetër ka shumë që mund të bëhet për të parandaluar diabetin Tipi II, i cili është edhe forma më e përhapur e diabetit. Të rriturit që kanë një rrezik të lartë të prekjes nga diabeti Tipi II mund ta pengojnë ose të vonojë fillimin e tij nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës, ku përfshihet dieta e duhur, rritja e cilësisë ushqimore, ulja e stresit, si dhe ushtrimet fizike. Pasi dieta e dikujt të jetë përmirësuar, pastrimi dhe teknikat e ç’helmimit mund të shfrytëzohen për të përmirësuar më tej shëndetin.

Nëse ju jeni diagnostikuar me diabet, kontrolli i niveleve të glukozës është i një rëndësie primare në parandalimin apo vonimin e komplikacioneve. Ju gjithashtu do ju duhet të kontrolloni tensionin e lart, kolesterolin e lart dhe nivelet e triglicerideve. Përveç kësaj, ju duhet të kërkoni kujdesin alternativ professional që ne ju ofrojmë për zbulimin dhe kurimin e problemeve me sytë, zemrën, veshkat dhe këmbët. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjes së veshkave mund të zvogëlojë zhvillimin e dështimit të veshkave 50-80 %.
Trajtimet e mëposhtme natyrale janë shumë të rëndësishme për diabetikët, dhe në çdo rast, ne ju ofrojmë trajtim professional dhe kura të posaçme bimore natyrale, kështu që mos nguroni të kontaktoni me ne në çdo kohë:

Aromatherapy: Vajrat esenciale të kedrit, ullirit ose dëllinjës mund të japin lehtësim të simptomave kur bën masazh anën e majtë të poshtme të trupit, ku gjendet shpretka dhe pankreasi.

Ushqimi: Dieta e duhur është kritike për parandalimin dhe trajtimin e të dy llojeve të diabetit, sidomos për diabetin Tipi II. Një nga masat më të rëndësishme që ju mund të merrni është të eliminoni të gjitha sheqernat e rafinuara dhe produktet e sheqerit nga dieta juaj. Këtu përfshihen produkte të tilla si sheqeri i rafinuar, shurupi i misrit, mielli i misrit, dekstroza, dekstrin, fruktoza, lëngu i përqendruar i frutave, glukoza, laktoza, malta, maltodextrin, sheqeri prej malti, mannitol, sorbitol, melekuqe, sucrose, dhe xylitol. Po kështu, mjalti, shurupi i panjës, shurupi i agaves ose i çikores, duhet të eliminohen nëse jeni para-diabetik apo diabetik. Gjithashtu eliminimi i konsumit të alkoolit dhe kafeinës është i domosdoshëm. Largoju ushqimeve të shpejta, ushqimeve të rafinuara, të përpunuara dhe të vjetra. Largoju sodës, ushqimeve të skuqura, dhe të gjitha produkteve që përmbajnë miell të bardhë. Zgjidhni mezet e lehta me proteina cilësore, arrat e njoma, perime të freskëta dhe vetëm lëngje perimesh midis vakteve kryesore të ngrënies.

Për të ndihmuar trupin tuaj për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak, duhet të zvogëloni konsumin e përgjithshëm të karbohidrateve, duke zëvendësuar karbohidratet e thjeshta me ushqime karbohidrate komplekse. Kjo do të thotë të përdorni drithëra të plota (të parafinuara), fasule, bishtajore, perime të freskëta dhe të pasura me fibra. Ngrënia e 5-6 vakteve të vogla në ditë, në vend të tre vakteve tradicionale të mëdha, mund të ndihmojë gjithashtu në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e shpimeve të larta të insulinës pasi të hahet.
Përveç kësaj, një ushqim vegjetarian i pasur në perime organike dhe drithëra të plota komplekse, së bashku me konsumin e vogël të frutave që përmbajnë fara apo bërthamë, në vend të lëngut të frutave, është gjetur gjithashtu të jetë e dobishme për shumë njerëz që vuajnë nga diabeti Tipi II. Bima Jerusalem artichoke është një tjetër ushqim që mund të ndihmojnë diabetikët për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Një dietë e pasur me yndyrna të shëndetshme, të tilla si avokado, arra, fara, ullinj ekstra të virgjër, gjalpi i arrës së kokosit të gjallë dhe vaji i farave të lirit, ju ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e nivelit dhe në normalizimin e sheqerit në gjak. Rritja e konsumimit të ujit të pastër, është gjithashtu e domosdoshme.

Ushqimet me përmbajtje të lartë glycemic-e, përfshirë këtu bukën e bardhë, gjevrekun, simitet, drithërat e ambalazhuara komercialisht, biskotat, pastat, dhe shumica e ëmbëlsirave të tjera, rrushi dhe frutat e tjera të thata, patatet e bardha, qumështi dhe djathrat e paskremuar (të cilat janë të larta në lactose, një lloj i sheqerit), kikirikët, gjalpi i kikirikut, dhe të gjitha ushqimet e mishit të përpunuar, të tilla si Hot Dogs dhe mishi i drekave zyrtave, të gjitha këto ushqime duhet të shmangen krejtësisht nga diabetikët.

Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik: Ushqimet që ju shkaktojnë alergji dhe ndjeshmëri mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit duke shkaktuar inflamacion. Ato gjithashtu mund të shkatërrojnë qelizat prodhuese të insulinës në pankreas për shkak të reagimeve autoimune. Ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji për diabetikët janë: gruri, çokollata, misri, qumështi dhe produktet e qumështit. Çdo ushqim ndaj të cilit jeni alergjik, ka potencialin që të përkeqësojë gjendjen diabetike. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se çdo ushqim mund të jetë një alergjen. Prandaj, nëse përjetoni shenja paralajmëruese të diabetit, ju duhet të testoheni për alergjitë ushqimore.

Ushtrimet fizike: Ushtrimet e rregullta duhet të jenë pjesë e rutinës së përditshme të çdo diabetiku. Ushtrimet gjimnastikore në kombinim me një program për humbjen e peshës është provuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit për zvogëlimin e shanseve të zhvillimit të diabetit me 58% në mesin e njerëzve që janë në rrezik të sëmundjes. Kjo është pothuajse dyfishi i normës së reduktimit të rrezikut të arritur nga njerëzit që marrin ilaçe nëpërmjet gojës për simptomat e tyre diabetike.

Ushtrimet janë jashtëzakonisht të dobishme për diabetin për shkak të asaj se si ato imitojnë funksionin e duhur të insulinës për të hapur qelizat e muskujve për të hyrë glukoza. Ushtrimet më të mira janë ato që përfshijnë ecje, not, ecje me biçikletë, apo ndonjë aktivitet tjetër të preferuar dhe të përditshëm që rezultojnë në një rritje të përkohshme të normave të zemrës, si dhe në djersitje -që jo vetëm ndihmon për të kontrolluar peshën, por ndihmon gjithashtu për të trajtuar indet me oksigjen si dhe për uljen dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kujdes: Nëse keni nevojë për injeksione insulinë për të menaxhuar diabetin tuaj, duhet të jeni të vetëdijshëm se ushtrimi i fuqishëm mund të shkaktojë rënie të shpejtë dhe të rrezikshme të nivelit të glukozës në gjak, duke rezultuar në Hypoglycemia. Për të parandaluar ose luftuar një reagim të tillë, hani esëll një meze të lehtë përthithëse me karbohidrate, ose pini një gotë me lëng portokalli.

Mjekësia Bimore: Shumë bimë kanë veti të rregullimit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye janë të dobishme në menaxhimin e niveleve të glukozës dhe diabetit jo insulin-vartës. Prej bimëve që janë përdorur tradicionalisht përmendim: bima gymnesyl Ayurvedic (sylvestre Gymnema), fara fenugreek, huereque (rrjedh nga rrënja e një kaktusi meksikan), boronica, pjepri i hidhur, hudhër, artichoke Jeruzalem, gjethet e ullirit, dhe xhensen.
Shënim: Kur merr bimë që ulin nivelin e sheqerit në gjak, është e rëndësishme për të monitoruar sheqerin në gjak dhe shtrëngimin e urinës. Konsultohuni me një mjek të kualifikuar që mund t’ju udhëzojë në përdorimin e bimëve, si pjesë e një plani të menaxhimit gjithëpërfshirës të diabetit.

Kujtoni gjithnjë, se mjekët tanë janë gjithnjë të gatshëm për t’ju ndihmuar në trajtimin e sëmundjes suaj, kështu që mos nguroni të na kontaktoni në çdo kohë.

Terapia me lëngje: Kombinimet e lëngjeve të dobishme për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak përfshijnë një larmi të perimeve. Kombinimi i selino + kastravec + majdanoz + fasule bishtajë + lakërishtë = është një kombinim i shkëlqyer. Provo ndonjë nga kombinimet e mëposhtme, madje eksperimento edhe vetë, duke pasur parsysh që kryesore është që të përdorësh kryesisht perime, dhe të përdorësh vetëm sasi minimale të karrotave ose mollëve për të ëmbëltuar lëngun tuaj. Provo kombinimet në vijim: selino + majdanoz + spinaq. Marule + spinaq + dy karrota. Kastravec + selino + chard. Pini një gotë me ndonjë nga kombinimet e mësipërme një apo dy herë në ditë. Shijoini si një meze të lehtë në mes të ditës, apo me një pjesë të vogël të bajameve të njoma.

Plotësuesit ushqimorë: Plotësuesit më të rëndësishëm ushqimorë për menaxhimin e glukozës dhe të niveleve të insulinës përfshijnë vitaminën C, vitamina B-kompleks, dhe vitaminë E. Prej mineraleve: magnezi, kromi, dhe zinku. Gjithashtu të dobishme janë: Vitamina B6, biotin, kalium, acidet yndyrore esenciale, vaji i farës së lirit, dhe vanadium, apo sulfate vanadyl. Prej plotësueve të tjera të dobishme janë gjithashtu: acidi alfa-lipoic, Q10 coenzyme (CoQ10), amino acid complex, enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit të tilla si: protease, amylase, dhe lipase, si dhe enzimat pankreatike.

Reduktimi i stresit: Për shkak se efektet e stresit kronik çojnë në nivele të larta të sheqerit në gjak, ju duhet të përfshini teknikat e relaksimit dhe meditimit në rutinën tuaj të përditshme. Disa nga teknikat mendje/trup që kanë treguar efekte të dobishme për diabetikët janë: meditimi në natyrë dhe në madhështinë e krijimit të pejsazheve natyrale gjatë ditës, dhe të yjeve dhe kozmosit gjatë mbrëmjes dhe natës. Meditimi rreth Krijuesit Fuqiplotë dhe të Gjithëfuqishëm, i Cili ka krijuar gjithçka me urtësinë e Tij absolute dhe vepron gjithashtu me urtësi absolute, ka fuqi për gjithçka dhe nuk ka asnjë të metë. Drejtimi me lutje tek Krijuesi, Zoti i Plotfuqishëm, Zotëruesi dhe Mbajtësi i gjithçkaje që ekziston. Kur ti sëmuresh, vetëm Ai e ka në dorë shërimin tënd nga çdo sëmundje, dhe ka në dorë gjithçka, sepse gjithçka është krijimi dhe prona e Tij. Ai e ka në dorë jetën dhe vdekjen e çdo krijese. Lutju Zotit për gjithçka të mundon dhe të shqetëson, sepse për atë asgjë nuk është e vështirë dhe as e pamundur. Mbështetju Zotit dhe dorëzoja atij çështjen tënde, sepse vetëm kështu do të jesh i fituar, e përndryshe barra jote do të jetë e rëndë dhe stresi nuk do të ndahet. Përmende Zotin, sepse me përmendjen e Zotit, zemrat qetësohen dhe mendjet reflektojnë!

 

Alternativa profesionale per trajtimin e Diabetit dhe Semundjeve te Zemres

 

Mjeket tane eksperte te mjekesise bimore natyrale kane bere te mundur trajtimin e suksesshem dhe me rezultate te shkelqyera te Diabetit dhe te gjitha semundjeve qe lidhen me te, duke filluar qe me “Metabolic Syndrome”, e cila eshte nje varg semundjesh te lidhura me njera-tjetren, dhe qe te gjitha cojne ne rrezikun final te prekjes nga Diabeti; sic eshte: Rezistenca ndaj insulines (e cila konsiderohet edhe themeli i sindromes metabolike), mbipesha, problemet kardioviskulare (semundjet e zemres), semundja e veshkave, presioni i larte i gjakut, trigliceridet e larta, kolesteroli i larte; e deri ne parandalimin e kopmlikacioneve te Diabetit sic jane: kemba diabetike, turbullimi i shikimit, verbimi diabetik, etj.

Ky trajtim perfshin kura natyrale me ilace bimore te sigurta dhe aspak te demshme, keshillat e posacme per dieten ushqimore si dhe keshillat per menyren e jeteses.