Veshkat janë rafinieria e vërtetë e organizmit dhe janë ato që e çlirojnë trupin nga mbetjet e e dëmshme ushqimore. Funksioni kryesor i veshkave është që nga gjaku të mënjanohen produktet e fundit të metabolizmit, e gjaku i pastruar të kthehet në trup. Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, në veshka hyn rreth një litër gjak (një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra). Pasi të pastrohet, gjaku kthehet prapa, përmes venave të veshkave. Veshkat posedojnë sistem të komplikuar për filtrim.

 

Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi, të quajtura nefrone. Çdo nefron përmban një filtër të vogël të quajtur glomerul, i cili është i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit së bashku me produktet hedhëse ndahet nga gjaku me një proces të quajtur filtrim dhe shkon në kanalthe. Pjesa më e madhe e ujit dhe e materieve tjera, të cilat janë të rëndësishme për organizmin kthehen prapë në gjak përmes kanaltheve. Në këtë mënyrë produktet hedhëse koncentrohen në urinë. Nga kanalthet urina mbartet në kanalin të quajtur legeni i veshkës, e pastaj përmes ureterëve në fshikëzën e urinës, dhe më në fund përmes uretrës jashtë. Normalisht, veshkat krijojnë rreth 1-2 litra urinë çdo ditë, në varësi nga sasia e ujit të pirë. Veshka normale ka aftësi të lejojë një mbingarkim. Nëse humbet njëra veshkë, tjetra veshkë zmadhohet që ta kompensojë funksionin e veshkës tjetër.

 

Veshkat kontrollojnë nivelin e shumë substancave në gjak. Me këtë ata e ruajnë përmbajtjen konstante të gjakut (homeostaza). Veshkat e ruajnë ujin e trupit dhe e mbajnë atë në nivel që është i nevojshëm për vijimin normal të funksioneve të organizmit. I mbajnë vlerat normale të natriumit, kaliumit, kalciumit, fosforit dhe mineraleve tjera, që merren me ushqimin e janë të rëndësishme për organizmin. Ata përthithen përmes veshkave në qoftë se janë në tepricë. Urea dhe produktet tjera hedhëse krijohen gjatë shpërbërjes së proteinave, të marra me ushqim (p.sh.mish). Kreatinina është produkt hedhës i muskujve. Produktet hedhëse siç janë urea dhe kreatinina hidhen përmes veshkave. Nëse funksioni i veshkave është i zvogëluar, niveli i tyre në gjak rritet. Niveli i kreatininës në gjak është tregues për funksionin e veshkave. Shumica e produkteve hedhëse janë toksike nëse rritet niveli i tyre në gjak. Veshkat normale marrin pjesë edhe në krijimin e disa hormoneve të rëndësishme. Këta hormone marrin pjesë në rregullimin e tensionit të gjakut, në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut në palcën kockore dhe në përthithjen e kalciumit nga zorrët.

 

Pamjaftueshmëria renale

Pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë të veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (pamjaftueshmëria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula. Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia).

 

Pamjaftueshmëria kronike e veshkave

Shenjat dhe simptomat: Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella. Sistemi nervor: demencie, konvulsione, koma. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve. Perikardit fibrinoz. Në pamjaftueshmëri kronike veshkat pësojnë atrofi e zvogëlohen. Nevojitet kufizimi i kripës dhe lëngjeve.
Nekroza tubulare akute:

Është shkaku numër një i pamjaftueshmërisë akute të veshkave. Shkaqet e nekrozës tubulare akute janë: Ischemia (trauma, hemoragjia), Helmet (metalet e rënda, barnat si aminoglukozidet, cefalosporina, tetraciklinat, amfotericina).

 

Malcimi akut i veshkave

Një sëmundje e shkaktuar nga kalimi i baktereve në veshka nëpërmjet gjakut apo sistemit riprodhues, gjë e cila shkakton malcimin e veshkave.
Nga simptomat kryesore të kësaj sëmundje është ngritja e temperaturës, dhembet e forta të kokës të shoqëruara me vjellje, dhembje të forta në shpinë, dhembje dhe vështirësi në urinim, madje ndonjëhere urina shoqërohet me gjak apo me lëndë ngjitëse. Këto simptoma mund të shfaqen të gjitha njëherësh apo të ndara.

 

Ilaçi natyral për malcimin akut të veshkave

Propolis i bletës, i cili konsiderohet antibiotik natyral i shkëlqyer që vret bakteriet. Ai mund të merret në disa forma: përtypja e tij si çëmçakëz, ose ngrënia e tij të përzjerë me mjalt, ose marrja në formë suposte.

 

Malcimi kronik i veshkave

Ky malcim mund të shkaktojë probleme të shumta serioze, sepse ai nuk dallohet veçse pas kalimit të disa viteve, gjë e cila shkakton pamjaftueshmëri graduale të veshkave si rezultat i malcimit të shumëpërsëritur. Këtu qëndron rreziku i ndodhjes së pamjaftueshmërisë renale të njërës veshkë apo të dyja veshkave, Allahu mos e dhëntë.
Prandaj, çdo infeksion në kanalet urinare kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë, duke u vizituar te mjeku për të njohur diagnozën e sëmundjes dhe shkaqet e saj.
Nga shkaqet kryesore të malcimit kronik të veshkave është malcimi akut i tyre, sidomos kur nuk kurohet në mënyrë të plotë e të rregullt, disa sëmundje të tjera si: tuberkulozi, malaria apo ngurtësimi i arterieve të veshkave.