Disa mund të mendojnë se kthimi tek bimët për kurimin e sëmundjeve është  prapambetje dhe kthim mbrapa. Madje disa mund të pyesin : Si mund të përdorim bimë të cilat i përdornin të parët tanë në një kohë që mjekësia ka bërë përparime të mëdha në lidhje me shëndetin dhe ilaçin?

Ne , me rolin tonë themi:  Kjo pyetje  do të përmbante në vetvete  shumë nga e vërteta; nëse do të kishim mundur faktikisht ta vinim poshtë sëmundjen dhe t’u kthemin shëndetin dhe rininë të gjithë atyre që i vuajnë sëmundjet me dhimbje e mjerim; por përkundrazi, mjekësia moderne qëndron e sfiduar pa mundur t’u ofrojë asgjë këtyre të sëmurëve.

Thirrja që ne bëjmë për t’u kthyer te natyra dhe kurimi me bimë, do të kishte qenë prapambetje dhe kthim mbrapa në rast se numri i të sëmurëve në ditët e modernizimi të mjekësisë do të ishte ulur dhe shëndeti i njerëzve do të dukej në fytyrat e tyre, por në realitet ka ndodhur e kundërta. Ilaçet e shumta që pi i sëmuri i kanë mpirë fuqitë normale të organizmit dhe kanë shkaktuar dobësimin e tyre dhe pamundësinë për luftimin e sëmundjes. Dhe më e rrëzikshmja është se në shumicën e rasteve ilaçet kimike veprojnë në zhdukjen e simptomave të zakonshme të sëmundjes, duke bërë që vetë sëmundja të qëndrojë e fshehur në trup dhe nga gjendje akute të shndërrohet në sëmundje kronike. Për këtë arsye, shohim rritje të vazhdueshme të përqindjes së sëmundjeve si: reumatizma, diabeti, sëmundjet e zemrës, tumoret, hepatitet, etj. Është më se e njohur se ilaçet e sotme kimike nuk janë tjetër veçse një formë e përqendruar e lëndës aktive të degës apo të bimës, gjë e cila dihet se po të konsumohet nga i sëmuri, do i shkaktonte rreziqe dhe dëme të mëdha.

Në realitet, çdo bimë apo pemë është farmaci më vete për shkak të lëndëve aktive që përmban dhe që janë shpërndarë në sasi të caktuar me Urtësinë e Krijuesit Fuqiplotë e të Gjithëdijshëm.

Paraqesim para duarve të lexuesit një numër të konsideruar të bimëve mjekësore për kurimin e sëmundjeve të përhapura bashkëkohore, duke lutur Zotin e Madh që të sjellë dobi prej tyre dhe të na japë sukses në arritjen e Pëlqimit dhe Kënaqësisë së Tij!

 

 

 

 

 

Menstruacionet dhe sëmundjet vaginale

 

Sistemi riprodhues femëror

Sistemi riprodhues femëror përbëhet nga organet seksuale parësore dhe organet seksuale dytësore. Organet seksuale parësore janë dy vezoret. Organet e tjera janë dy oviduktet apo tubat e Falopit që gjenden një në të majtë dhe një në të djathtë të mitrës, dhe lidhin këtët të fundit me vezoret.

Tubat e Falopit përfaqësojnë zgjatime të mitrës. Janë të ndërtuar nga shtresa muskuli të lëmuar dhe epiteli me qerpikë, që lejon lëvizjet peristaltike të nevojshme për avancimin e oocitëve dhe të qelizës (qelizave) spermatike. Tubat e Falopit janë edhe vendet e pllenimit.

 

Mitra dhe vezoret

Mitra është një organ zgavror me formë dardhe me përmasa rreth 7.5 cm gjatësi dhe 5 cm gjerësi. Mitra përfshin një shtresë muskulore të lëmuar, të jashtme – miometrin – dhe një shtresë mukoze të specializuar, të brendshme – endometrin. Funksioni kryesor i mitrës është që të sigurojë fiksimin dhe rritjen e qelizës vezë zë pllenuar dhe ushqyerjen dhe zhvillimin e embrionit. Përfaqëson edhe një rrugëkalimi të spermatozoidëve që tentojnë të arrijnë vezën që duhet pllenuar. Mirta vazhdon me qefën e mitrës, që më tej vazhdon me vaginën.

Vagina është një tub muskulor, rreth 7.5 cm i gjatë. Vagina është e veshur (së brendshmi) me lëkurë të modifikuar, që është një epitel luspor (luspak) që shfaq ndryshime ciklike. Shtrihet nga qafa e mitërs e deri jashtë trupit. Është organi që pret penisin; shërben edhe si kanal i lindjes.

Organet gjenitale të femrës njihen si vulva; përfshihen klitorin që përputhet me penisin tek mashkulli, dhe pëbëhet kryesisht nga ind ngrehës (tendosës, erektues). Buzët (labia) ndahen në buzët e mëdha dhe buzët e vogla. Vulva përfshin edhe daljen jashtë trupit të uretrës femërore.

Gjendrat e gjoksit i përkasin organeve seksuale femërore dytësore. Janë të ndërtuara nga dukte dhe shakuj të rrethuar nga ind fibroz dhe lyror. Funksioni i tyre është që të prodhojnë qumësht pas lindjes për ushqyerjen e bebes.

Dy vezoret gjenden, pezull, në zgavrën pelvike, me anë ligamentesh. Vezoret përbëhen nga oocitë në faza të ndryshme zhvillimi. Çdo oocit rrethohet nga qeliza të specializuara që prodhojnë hormone. Kjo strukturë njihet si folikuli ovarian dhe përfaqëson strukturën bazë të vezoreve. Funksion kryesor i vezoreve është të prodhojnë oocitë, nga të cilët do të zhvillohen qelizat vezë. Vezoret kanë edhe një funksion endokrin: ato prodhojnë hormone si estrogjeni dhe progesteroni.

Fazat dhe karakteristikat e menstruacioneve

Menstruacioni i parë (menarha) zakonisht paraqitet në moshën prej 12 deri 13 vjeç. Hulumtimet më të reja, megjithatë, tregojnë se, sot, femrat më herët hyjnë në pubertet. Pesha e madhe është faktor i rrezikut për shfaqjen e pubertetit të hershëm.

Kohëzgjatja e ciklit menstrual. Gjatë vitit të parë deri në dy vite mundet me qenë e ndryshueshme dhe jo e rregullt. Pas kësaj kohe cikli fillon të stabilizohet dhe të zgjas diku rreth 28 ditë. Megjithatë, cikli normal mund të zgjas edhe 20 deri 40 ditë. Mosha është faktor i rëndësishëm për ndryshimet e ciklit. Përafërsisht cikli zgjatë 33 ditë tek fermat më të reja se 21 vjet dhe, 26 ditë tek 40-vjeçaret. Cikli zgjatet në moshën 46 vjeçare dhe mbërrin përafërsisht 31 ditë në moshën 49 vjeçare. Femrat që konsumojnë alkool rregullisht i kanë ciklet më të shkurta, ndërsa femrat me peshë më të vogël dhe ato që merren me sport, më të gjata.

Kohëzgjatja e gjakderdhjes. Gjakderdhja te femrat e moshës së re përafërsisht zgjatë 6-7 ditë. Pas moshës 21 vjeçare gjakderdhja zgjatë 5-6 ditë deri në menopauzë. Megjithatë, vlen të përmendet se rreth 5% e femrave të shëndosha kanë gjakderdhje më të shkurtë se 4 ditë, dhe 5% më gjatë se 8 ditë. Femrat me peshë më të vogël sidomos ato që konsumojnë duhanin gjakderdhin më shumë, ndërsa ato që merren me sport, më pak. Femrat që përdorin spiralen (mjet kontraceptiv) zakonisht kanë gjakderdhje më të gjatë.

Ndërprerja e menstruacioneve. Menstruacionet, natyrisht, ndërpriten gjatë kohës së shtatzënisë. Disa femra vazhdojnë të kenë gjakderdhje jo të rregullta gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjakderdhjet e tilla mund të jenë kërcënim i dështimit (abortit), prandaj duhet patjetër t’i drejtohen mjekut. Gjatë kohës së gjidhënies femra rrallë mund të ketë ovulim 8 javë pas lindjes. Pas këtij intervali menstruacionet zakonisht rikthehen dhe femra prapë është fertile (mund të mbetet shtatzënë).

Menopauza është ndërprerja e menstruacioneve e cila zakonisht shfaqet diku rreth moshës 51 vjeçare, ndërsa tek femrat që konsumojnë duhanin edhe më herët.

Çfarë janë çrregullimet menstruale?

Amenorreja është mungesa e menstruacioneve. Dallojmë amenorrenë primare, atëherë kur fare nuk është paraqitur, dhe sekondare, kur menstruacionet në fillim kanë qenë të rregullta por më vonë janë çrregulluar apo kanë munguar fare.

Amenorreja konsiderohet atëherë kur menstruacionet nuk paraqiten së paku 3 cikle. Femrën te e cila menstruacionet nuk janë paraqitur deri në moshën 16 vjeçare duhet dërguar te mjeku si dyshim në amenorrenë primare. Ciklet e rralla dhe jo të rregullta (oligomenorreja) janë mjaft të shpeshta në pubertetin e hershëm dhe nuk janë për tu shqetësuar. Po ashtu, gjakderdhja është e ndryshme, dikush gjakderdh më pak e dikush më shumë. Ndonjëherë gjakderdhja mund të mungojë fare, ndërsa në muajin e ardhshëm të jetë më e madhe, që me siguri është pasojë e mungesës së ovulimit në ciklin paraprak.

Brengosëse është nëse ciklet zgjasin më pak se 21 ditë, dhe gjakderdhjet më gjatë se 8-10 ditë ose, ciklet dukshëm ndryshojnë gjatë disa muajve. Këto raste tregojnë një problem me ovulimin.

Menorragjitë (gjakderdhjet e shumta). Gjakderdhjet e mëdha ose menoragjitë paraqiten te 9% deri 14% te të gjitha femrat dhe mund të jetë pasojë e shumë problemeve.

Dismenorea (ngërçet e forta menstruale). Te të gjitha femrat gjatë gjakderdhjes paraqiten kontrakcionet (ngërçet) e mitrës, por te disa mund të jenë më intensive dhe më të shpeshta. Në ato raste flasim për dismenorenë (menstruacionet e dhimbshme).

Cilët janë shkaktarët e menstruacioneve të çrregullta?

Shkaktarët e amenorresë (mungesa e menstruacioneve). Te adoleshentet nevojitet një kohë që ovulacioni të stabilizohet, e ndonjëherë gjakderdhjet edhe ndalen për disa muaj. Çdo herë që menstruacionet mungojnë, duhet vërtetuar a bëhet fjalë për shtatzëni apo jo, edhe pse secila situatë me stres, madje edhe brenga për shtatzëni, mund të ndikoj në mungesën e gjakderdhjes..

Sindromi i vezoreve policistike. Ky sindrom paraqitet të 6% e femrave dhe është rezultat i asaj që vezoret formojnë sasi të mëdha të androgjenëve (hormoneve mashkullore) sidomos testosteronit. Formimi i rritur i androgjenëve sjellë deri te koncentrimi i lartë i HL (hormonit luteinizues) dhe koncentrim të zvogluar HFS (hormonit folikulostimulues), prandaj folikulet nuk mund të prodhojnë vezë të pjekur. Kur folikulet nuk mund të prodhojnë veze, ato fryhen me lëng dhe shndërrohen në ciste.

Shkaktarët e tjerë. Terapia e karcinomës mund t’i shkatërrojë folikulet dhe çrregullon funksionin e vezoreve. Sindromi Turner është çrregullim i rrallë gjenetik te i cili mungon kromozomi x, prandaj nuk zhvillohen vezoret funksionale. Problemet me gjëndrën tiroide, qoftë si pasojë e prodhimit të rritur (hipertiroidizmi) apo të zvogëluar (hipotiroidizmi) mund ta ndërprejnë ciklin. Sindroma Cushing (çrregullim i gjëndrës mbiveshkore), poashtu mund të shkaktojë amenorrenë.

Dhembjet para mestruacioneve

Dismenorea është shprehje që paraqet dhimbjet shtrënguese gjatë kohës së ciklit menstrual. Kryesisht fjala është për dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe në kryqëza, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri te dhembjet me intensitet më të madh, të cilave shpesh i bashkëngjitet dhimbja e kokës, vjellja dhe barkqitja.

Dallohet dismenorea primare te e cila shfaqet menstruacioni i parë dhe kryesisht ka karakter funksional nga dismenorea sekondare e cila shfaqet më vonë gjatë jetës dhe kryesisht është pasojë e ndonjë sëmundje tjetër në legen (pelvis), së shpeshti endometrioza. Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme. Vlerësohet se afër 60% e grave vuajnë nga dhembjet mujore.

Pse paraqitet?

Në numrin më të madh të rasteve, kontraksionet e paraqitura janë të natyrës funksionale. Kjo nënkupton disa procese natyrore të cilat paralajmërohen kah fundi i ciklit menstrual në mitër, intensiteti i të cilit e tejkalohet rëndom.

Për shkak të lodhjes së funksionit të trupit të verdhë dhe rënies fiziologjike të nivelit të hormoneve të trupit të verdhë kah fundi i ciklit menstrual, vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut dhe iskemisë së mukozës së mitrës.

Kjo është e përcjellë me lirimin e panumërt të sasisë së prostaglandineve të tipit alfa, bartësit kimik të porosive, të cilat shkaktojnë kontraksione të forta. Me fjalë te tjera kontrakcionet e mitrës paraqiten përmes vendeve ‘bashkëngjitëse’ në sipërfaqen e hollë të fijeve nervore vegjetative të cilat e mbështjellin dhe janë stimuluese në aspektin psikologjik dhe hormonal.

Shkaktari tjetër i dhembjeve nënkupton sëmundjet organike, si shkaktar të paraqitjes së dhembjeve mujore. Shkaktarët më të shpeshtë organik janë endometrioza, polipi i mitrës, mioma, malformacionet e saja, disa rritje tumorale në pelvisin e vogël.

Ankesat

Simptoma fizike: dhimbje gjoksi, ndjesi fryrjeje, ënjtje të fytyrës, barkut dhe gishtërinjve, shtim në peshë, dhimbje koke, migrenë, ndryshime në oreks, akne dhe probleme të tjera me lëkurën, kapsllëk ose diarre, rigiditet muskulor ose të kockave, dhimbje të përgjithshme, sidomos në shpinë, dhimbje barku.

Simptoma psikologjike: luhatje të humorit dhe depresion, dëshirë për të qarë, lodhje, përgjumje, tension, irritim, vështirësi në përqendrim, ndryshime në dëshirat seksuale, shqetësime me gjumin, agresivitet, humbje e vetëkontrollit.

 

 

 

Dieta ushqimore dhe e përzgjedhur gjatë mestruacioneve

Arsyeja kryesore e dhimbjeve mund të jetë edhe mungesa e vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve, prandaj këshillohet që ushqimi te jetë sa më i përzjgedhur, këshillohet të përdoren këto ushqime:

- Përdorimi i sa më shumë karbohidrateve komplekse, gjenden kryesisht tek farerat  e pasura me fibra si; thjerrëza,  fasulja, fenugreek (hilba), mashurkat , turmus (Lupin), etj.

-Përdorimi i perimeve me gjethe jeshile si; spinaqi, sallatë jeshile, lakërishtë (watercress), mëllagë, lakër, lule lakër.  Këto perime është mirë që të konsumohen më shumë të paziera.

- Prodhimet  e detit.

- Burimet  e vitaminës E; vaji i ullirit, gruri, veza, patatja, lajthitë, etj.

 

Ushqimet që nuk duhen konsumuar gjatë mestruacioneve

- Rekomandohet  mos konsumimi i pijeve dhe ushqimeve që përmbajnë  kafeinë.

- Pakësimi i konsumimit të sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirat e shpejta.

- Pakësimi i kripës dhe ushqimet me shumë kripë në pergjithësi.

- Pakësimi i konsumimit të mishit të kuq.

 

 

 

Bimët që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve

 

- Majdanosi, selinoja, kokë lakra, sallata jeshile; këshillohet që të konsumohen një javë para menstruacioneve, sepse nxitin urinimin dhe pakëson mundësinë e fryrjes së këmbëve dhe fryrjen e gjoksit për arsye të bllokimit të ujrave në trup.

- Taraxacum ; kjo bimë ka vecori  në pastrimin e ujrave të bllokuara në trup, gjethet e kësaj bime përdoren në sallatë ose si caj.

- Mendër, janball, kopër;  gjethet e mendrës dhe farat e kopërit perzihen me ujin e zier të janballit dhe me pas pihet.  Ky caj bimor lehtëson dhembjet.

- Sherebela; pihet çdo ditë 2-3 filxhanë caji, në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.
Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.

- Kamomili; kuron dhimbjet e barkut, pihet 1-2 filxhan çaji në ditë; mënyra e përgatitje: merret një lugë me kamomil dhe hidhet në një gotë me ujë të valuar më parë, lihet i mbuluar për 10 minuta dhe pihet 25-30 min para ose pas ngrënies, mund ta ëmbëltoni me mjalt.

- Vaji i farës së qimnonit;  lyhet fundi i barkut dhe vagina.

- Caji i mendrës  qetësues i menstruacioneve, kundër vjelljes, dhembjes së stomakut, të mëlcisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, kundër infeksioneve, etj.

- Lakërishtë (watercress) ndihmon në nxitjen e nxjerrjes së gjakut të keq, perzihet 2-3 lugë lakërishtë e zier me një gotë qumësht.

- Salepi;  ruan mitrën nga hemoragjitë dhe e forcon atë. Menyra e perdorimit është e njohur në vendin tonë; merren 1-2 lugë salep dhe përzihet  me një gotë qumësht dhe më pas ziehet në zjarr, ëmbëlsohet sipas dëshirës.

- Përzierja e disa çajrave bimorë, si; gjethet e bliut, mëllaga, lulet e zufës (Hyssop).  Ky çaj duhet të pihet para menstruacioneve për rreth një javë.

* Çajrat është mirë të ëmbëltohen me mjalt, dhe të pihen 20- 30 min para ose pas ngrënies.

 

 

Preparate bimore për çrregullimet menstruale

- Lulebalsami (Hypericum perforatum), çaji i kësaj bime është rregullues i ciklit mujor, anti stresues, qetësues, kuron  infeksionin e fshikësës së urinës, etj.

- Fenugreek, rregulluese e ciklit mujor, pihet para gjumit.

- Rozmarina, çaji i rozmarinës përdoret si caj cdo ditë për qetësimin e dhimbjeve, forcon zemrën, pastrues,etj.

- Alchemilla Vulgaris, kjo bimë shëron shumë prej sëmundjeve të grave, përdoret si caj.

 

 

 

Për Sekrecionet Vaginale

- Kamomili: përdoret lëngu i përfituar nga lulet e kamomilit për shpëlarje vaginale, në rastet e sekrecioneve të bardha ose me erë të keqe. Një lugë e madhe nga lulet e kamomilit me një litër ujë të nxehtë por jo të vluar, lihet për 5-10 minuta, pastaj filtrohet dhe përdoret.

- Lëkura e Ahut: 4 lugë të mëdha nga lëkura e bluar e ahut, shtohet në 1 litër ujë dhe lihet të vlojë për 15 minuta, pastaj përdoret i nxehtë për shpëlarje vaginale.

- Gjethet e Arrës, një dorë nga gjethet e arrës shtohen në 1 litër ujë të vluar, lihet për 10 minuta pastaj përdoret për shpëlarje.