Deri më sot numërohen rreth treqind mijë  (300.000) lloje bimësh dhe pemësh të ndryshme anembanë botës, nga të cilat në Evropë janë emërtuar vetëm 2500 lloje, pra  vetëm 1% e numrit të përgjitshëm të bimëve të emërtuara deri më sot. Dhe prej këtyre, familja trëndafilore për shembull, përfshin rreth (3100) lloje, ajo e bozilokëve përfshin (3000) lloje dhe ajo e Okaliptusit përfshin 450 lloje… e kështu, dhe për këto ne dimë shumë pak.

Dhe përderisa është ky realiteti ynë me njohjen dhe emërtimin e bimëve dhe ndarjes së tyre në familjet përkatëse, atëherë si do të ishte realiteti ynë me njohjen e përbërsve të këtyre bimëve dhe lëndëve aktive të tyre, kur dihet se një bimë nuk përmban më pak se 50 lëndë aktive,  madje me analizimin e të gjitha pjesëve të bimës, ato lëndë e kalojnë numrin 100 lëndë aktive?!

Pra, a nuk duhet t’i nënshtrohemi  dhe të përulemi para Krijuesit dhe Shpikësit të kësaj bote madhështore, ashtu si e meriton Ai? Si dhe të mësojmë e të zbulojmë sa të mundemi nga kjo botë që na rrethon dhe që është pjesë e jetës sonë, pa të cilën nuk mund të jetojmë? Nuk kemi për qëllim këtu specializimin e të gjithëve në këtë shkencë dhe art, sepse secili ka specialitetin dhe punët e veta, por kemi për qëllim që vështrimi i kësaj bote bimore që na rrethon të mos jetë thjesht vështrim i të bukurës dhe hijeshisë, apo i luleve dhe frutave, por të jetë vështrim i një pjese të jetës sonë, pa të cilën nuk mund të bëjmë, dhe që Krijuesi i Plotëfuqishëm na e ka nënshtruar neve, që të jetë në shërbimin tonë për një jetë sa më të mirë dhe më të shëndetshme në këtë botë.

Pra, kjo botë që na rrethon, është përshtatur plotësisht për ne, dhe ne duhet ta njohim atë, ta dimë rëndësinë që ka ajo në jetën tonë dhe ta ruajmë e ta kultivojmë atë. Në këtë botë natyrale ne gjejmë kushtet e jetesës sonë, ushqimin, kënaqësinë, shëndetin dhe … sigurisht edhe kthimin e shëndetit të humbur dhe kurimin e sëmundjeve tona. Kjo është mënyra natyrale që ka zgjedhur Krijuesi ynë për ne, që të jetojmë në tokën që Ai na e ka përshtatur me të gjitha kushtet për të jetuar, dhe padyshim se ajo që Ai ka zgjedhur për ne, është më e mira dhe e vetmja që është për të mirën tonë, “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!” [Kurani: El Mulk, 14].

Le të njohim disa prej bimëve natyrale më të nevojshme për ne dhe jetën tonë, dhe të mësojmë diçka rreth tyre dhe dobive të tyre shëndetësore e mjekësore, pastaj t’i vëmë në jetë këto njohuri për një shëndet sa më të plotë e të gjatë dhe për të qëndruar sa më larg sëmundjes e ligështisë.