PERSE TRAJTIMET NATYRALE

NDERGJEGJESIM

 

A e dini se:

- 99% e shkaqeve te semundjeve te njeriut kthehen te vete njeriu?! – Mjekesia moderne e mbeshtetur ne shkencen materialiste te zhveshur nga çdo gje qe ka te beje me moralin, shpirtin, emocionet dhe ndjenjat e njeriut, pretendon se shkaqet jane vetem materiale (nje virus i caktuar, nje bakterie apo nje defekt gjenetik), madje shumica e semundjeve sipas tyre vijne nga shkaqe te panjohura! Te gjitha keto jane pretendime materialiste qe mund te tregojne nje pjese te realitetit, por qe lene ne harrese pjesen me te madhe te tij dhe shkakun kryesor te semundjes: njeriun; abuzimin qe ai ben me ushqimet qe fut ne organizmin e tij dhe gjendjen e tij shpirterore dhe emocionale qe shkakton dobesim te imunitetit dhe si rrjedhoje e ben ate te predispozueshem ndaj viruseve dhe baktereve qe gjenden vazhdimisht ne ajer dhe ne ambjentin qe na rrethon. A nuk jane keto te verteta? – Atehere: NDERGJEGJESOHU!

- Teknologjia moderne nuk eshte mjet sherues por me shume do te ishte mjet diagnoztifikues material fizik i pjesshem, qe nuk e merr ne konsiderate anen emocionale shpirterore te pacientit, prandaj edhe veshtiresia ne diagnoztifikimin e semundjeve vazhdon te jete e madhe ne ditet e modernizimit te teknologjise dhe mjekesise. Ne realitet, kjo teknologji ne mjekesi e frikeson pacientin dhe e rrezon moralin e tij duke çuar keshtu ne dobesimin e imunitetit te tij dhe ne pesimizem e depresion. A nuk i keni pare keto tek te semuret tuaj? – Atehere: NDERGJEGJESOHU!

- Medikamentet dhe terapite kimike nuk kurojne semundjen dhe shkakun e saj por kurojne simptomat e jashtme te semundjes, pa permendur efektet anesore te tyre qe jane shpeshhere perkeqesuese te gjendjes se pacientit madje deri ne vdekjeprurese?! Prandaj duhet kujdes i madh ne marrjen e ketyre medikamenteve, sepse nje gabim i vogel ne marrjen e ilacit te gabuar apo dozes se gabuar, mund te te kushtonte jeten! – Prandaj, ndergjegjesohu!

- Besimi i sakte dhe i vertete ne Nje Zot te Vetem dhe mbeshtetja tek Ai, e sheron trupin dhe shpirtin e njeriut, i ngre moralin, i jep optimizem dhe vullnet per t’u sheruar dhe per te jetuar, qe do te thote se imuniteti i tij fuqizohet dhe organizmi i tij e lufton semundjen qe ne rrenje. Besimi ne Zot dhe mbeshtetja tek Zoti zvogelon shkaqet e prekjes nga semundjet, kurse kerkimi i dijes ne fene e Zotit, ne Kuran dhe ne traditen profetike te Muhamedit, e meson njeriun si ta parandaloje semundjen me ane te menyres se ushqyerjes dhe stilit te jeteses, me qellim qe njeriu te beje nje jete sa me te shendetshme dhe te qete e te lumtur ne kete bote kalimtare, dhe te shpetoje e te fitoje kenaqesine dhe lumturine e vertete e te perhershme ne boten e amshueshme.

 

Ja perse kurimi me i mire eshte ai me terapi dhe ilaçe bimore natyrale, sepse:

- Janë natyrale dhe e kthejnë njeriun në origjinën e tij të krijimit, prandaj edhe ushqimet bazë të tij duhet të jenë ato bimore dhe natyrale.

- Janë të sigurta per t’u perdorur. Edhe sikur të mos japin suksesin e shpresuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm, madje bejne dobi te shumta ne te.

- Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë, dhe nëse nuk mjafton vetë bima, atëherë gjendet një bimë tjetër që jepet nga mjeku specialist bashkë me të për eliminimin e ndonjë efekti të mundshëm anësor të padëshiruar. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen me efektet anësore të ilaçeve kimike.

- Veprojnë natyrshëm në shëndetin e njeriut, duke filluar me fuqizimin e sistemit imun të tij.

- Veprojnë në mënyrë të shumëfishtë kundër disa sëmundjeve dhe simptomave njëherësh, duke kërkuar për çdo lloj çrregullimi në organizëm dhe duke vepruar në rikthimin e funksionimit normal të tij, dhe nuk veprojnë vetëm kundër një sëmundje të vemte.

- Veprojnë në luftimin rrënjësor të çrregullimeve në organizëm dhe jo thjesht në mbajtjen e sëmundjes nën kontroll duke luftuar simptomat e saj.

- Ndihmojne kryesisht ne kurimin e sëmundjeve kronike, duke permiresuar ndjeshem gjendjen e te semurit.

- Edhe nëse nuk japin suksesin e pritur në kurimin e një sëmundje të caktuar, ato e zbusin atë dhe riparojnë mjaft çrregullime të tjera që mund të ketë pacienti.

- Kur mjeket e mjekesise moderne ia heqin shpresat te semurit se mund te sherohet, vete ata i japin nje shprese duke i drejtuar te mjekesia natyrale popullore, gje qe do te thote se njerezit vertet kane me shume besim tek kjo mjekesi e natyrshme, dhe kjo ndodh ne shkalle boterore.

- Dhe sepse kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj të mjekësisë moderne.

Kthimi te natyra eshte zgjedhja me e mire per shendetin tuaj!